Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 438 online users.
» 0 Member(s) | 436 Guest(s)
Applebot, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 129
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 322
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 287
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 254
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 88,612
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,198
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 676
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645

 
  +3 Super Moderator
Posted by: WeapoN - 12-25-2020, 02:35 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (43)

Pas votimit brenda stafit ish-moderatoret qe fitojn Super Moderator jon:

BardhM
Sadr0
Skiller


eSportsKosova osht vazhdimisht n`ritje e siper, kshtu qe ju urojm sukses ktyne 3 djemve per te ardhmen n`forum...

eSportsKosova staff.

WeapoN

Print this item

  IEM5 European Championship Finals: fnatic beat mTw
Posted by: AuloN- - 12-25-2020, 01:16 PM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=tmnIiLEq5o8[/youtube]

Print this item

  Fnatic Crashing Stars IEM5 European Finals
Posted by: Fatbardh M. - 12-25-2020, 09:52 AM - Forum: Zbavitje - Replies (4)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GBof5GIBdGg[/youtube]

Print this item

  Llano më i shpejtë se Sandy Bridge
Posted by: SkilleR - 12-24-2020, 11:55 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: llano%20me%20i%20shpejte%20se%20sandy%20bridge.jpg]

AMD ka paraqitur modelet e parë të procesorëve Fusion me grafikën e integruar, respektivisht me Accelerated Processin Units (APU), siç preferon ti quaj vet. Bëhet fjalë natyrisht për çipat nga familja Brazos, 40-nanometërshin Ontario (C-Series) dhe Zacate (E-Series) që i dedikohet portativëve jo të shtrenjtë.

Pjesën më të madhe të shfrytëzuesve prapëseprapë do ta interesojnë procesorët 32-nanometërsh nga linja Llano, të cilët kanë për cak shfrytëzuesit e portativëve mainstream dhe të kompjuterëve të tavolinës. Kompania në këta procesor do të integroj bërthamën grafike Radeon HD 6620M, e mjaftë kohë i ka kushtuar edhe optimizimeve të ndryshme, si për sa i përket performancave op ashtu edhe në lidhje me kursimin e energjisë.



Duke pasur parasysh se Llano dhe Sandy Bridge janë përafërsisht të njëjtë për nga numri i transistorëve dhe madhësisë fizike të çipit, AMD publikoi një video prezantim të vogël në të cilin krahason një APU A8-3510M katërbërthamësh (ekzemplar inxhinierie) dhe Core i7-2630QM të Intel me takt prej 2 GHz. Platformat testuese kishin nga 4 GB të memories DDR3, ekrane prej 14-inç (1,366 x 768 pikë), SSD-të prej 128-gigabajt dhe Windows 7 Professional 64-bitësh.

Nëse mund ti besojmë testeve të AMD-së, Llano dukshëm më mirë funksionon në ambientin multitasking, veçanërisht nëse bëhet fjalë për përdorimin e përnjëhershëm të grafikës 3D, përpunimit të videos dhe përllogaritjeve të ndryshme në kalkulatorë. Procesorët në treg do të duhej të paraqiten gjatë tremujorit të dytë me versionet me 2, 3 dhe 4 bërthama, e prezantimin e përmendur mund ta shikoni më poshtë.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=mdPi4GPEI74[/youtube]

Print this item

  Zalman për disqe
Posted by: SkilleR - 12-24-2020, 11:54 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: zalman%20per%20disqe.jpg]

Nga Zalman arrijnë tri shtëpiza për disqe. Dy nga ta (ZM-HE35 U3 dhe ZM-HE350 U3E) i dedikohet atyre 3.5-inçësh, e njëri (ZM-HE250 U3) disqeve 2.5-inçësh. Të tri modelet vijnë me konektorë për USB 3.0.



Modeli më i vogël ka dimensionet prej 84 x 16 x 134 mm, derisa dimensionet e modeleve për disqet e mëdha janë 116.6 x 47 x 201 mm. Shtëpizat janë ndërtuar nga kombinimi i plastikë dhe aluminit, përkrahin disqet SATA, e përveç USB-s 3.0, modeli ZM-HE350 U3E ka edhe një konektorë eSATA.

Çmimet dhe datat e vënies në dispozicion do të publikohen më vonë.

Print this item

  Dybërthamëshi Atom N570
Posted by: SkilleR - 12-24-2020, 11:52 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: dyberthameshi%20atom%20n570.jpg]
Intel zyrtarisht paraqiti Atomin N570, procesor ky dybërthamësh për kompjuterët netbook i cili do të duhej të zëvendësoj modelin Atom N550 nga viti i kaluar. Procesori i ri ka takt pak më të lartë të punës perj 1.66 GHz, kontrolluesin njëkanalësh të memories DDR3, dhe bërthamën e integruar grafike si dhe një megabajt cache, por nuk mungojnë as teknologjitë karakteristike për këtë linjë të procesorëve.

Atom N570 më nuk përkrah Hyper-Threading, kështu që shfrytëzuesit më nuk kanë katër bërthama logjike sikurse në rastin e pararendësit por vetëm dy (fizike dhe logjike). Dizajni termal mbete në kufirin prej 8.5 W, e netbookët e parë të bazuar në Atom N570 në dërgesa shkojnë gjatë këtij muaji.

Print this item

  Little Big Disk edhe më i shpejtë (disk i jashtëm)
Posted by: SkilleR - 12-24-2020, 11:51 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: little%20big%20disk%20edhe%20me%20i%20shpejte.jpg]
LaCie paralajmëron një version të posaçëm të diskut të jashtëm Little Big Disk me përkrahje për Thunderbolt që është paraqitur kohë më parë. Kompania ende nuk po i publikon specifikat teknike, por prototipi në IDF-në e mbajtur vitin që shkoi arrinte shpejtësitë e bartjes së të dhënave deri në 700 MB/s.



Versioni Thunerbolt i Little Big Disk në shtëpizën e njohur nga alumini ka dy SSD 510 Series të Intel, secili me kapacitet nga 250 GB. Intel ende nuk ka paraqitur zyrtarisht SSD-të e 510 Series (që kanë emër të koduar Elm Crest), por flitet për shpejtësitë prje 470 MB/s për lexim dhe 315 MB/s për shkimin e të dhënave, NAND prej 34-milimetrave dhe përkrahjen për SATA 6 Gbps.

LaCie këta SSD i vendos në fushën RAID 0, e zgjidhja në shitje pritet të paraqitet kah fundi i verës. Për sa i përket SSD-ve të Intel, ata në shitje pritet të paraqiten në fillim të muajit mars në kapacitetet prej 120 dhe 250 GB me çmimet prej 280 dhe 580 dollarë.

[Image: little%20big%20disk%20edhe%20me%20i%20sh...40_240.jpg][Image: little%20big%20disk%20edhe%20me%20i%20sh...40_240.jpg]

Print this item

  Përdorni USB për të instaluar Windows 7 – edhe në një netboo
Posted by: iceboy - 12-24-2020, 12:03 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: USB_foto_celik_nimani_174425224.jpg&size=article_medium]

Me Windows 7, Microsoft ka goditur tregun aty ku duhet, duke sjellë realisht versionin më të mirë deri më sot të Windows. Por me zhvillimin teknologjik dhe shfaqjen e pajisjeve të reja, instalimi i tij prej një sistemi në një sistem tjetër ka dallime.


Në PCWorld Albanian angazhimet ditore janë të shumta dhe ka punët të ndryshme ditore. Por për shkak se përveç zyrës ka edhe punëtorë që janë në Shqipëri, e tjerë të shpërndarë edhe nëpër Kosovë, komunikimi kryesor bëhet me e-mal (kam një përshtypje që në trojet shqiptare jemi rekordmen për komunikim me e-mail brenda kompanisë dhe jashta saj). Disa prej punëtorëve tanë shfrytëzojnë kompjuterët e tyre në shtëpi, disa laptopë e disa të tjerë celularë.

Por dy prej ekipit të PCWorld Albanian, kohë më parë kanë vendosur të pajisen me netbook, në rend të parë për shkak janë të lehtë për tu bartur me vete, por edhe për shkak se iu ofron qasje të shpejtë në email dhe përvojë të mirë në shfletimin e internetit. Në njëfarë forme ata ofrojnë ekran të madh për shfletim komfor të internetit dhe gjithashtu mobilitet, duke u renditur kështu në mes të celularëve dhe laptopëve (për tablet nuk po flasim sepse kanë kosto të lartë).

Por pasi arritëm të realizojmë këtë kuptuam një gjë. PCWorld Albanian është medium i dedikuar për teknologji dhe analizat e këshillat e saja janë pjesë e përditshme e temave, kështu që pse të mos jetë temë edhe shqyrtimi i instalimit të Windows 7 nga një USB? Pasi ne arritëm të përfundojmë punë me netbook-un e parë ne vazhduam edhe me të dytin dhe gjërat shkuan ashtu si duhet. Madje në disa raste patëm një përshtypje se instalimi i Windows 7 nga një USB është më i shpejtë sesa nga një DVD. Ndërsa ju që keni një netbook dhe dëshironi këshilla në shqip sesi të realizoni këtë (para se të mundoheni me kërkim në Google) lexoni në vazhdim:

* E para që ju duhet është një vegël për ndarje të njësisë që do ta përdorni për të përgatitur USB-në. Kjo vegël ka gjasa që veçse të jetë e instaluar në sistemin tuaj me Windows. Nëse jo atëherë shkarkoni DiskPart <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.microsoft.com/downloads/en/details.aspx?FamilyID=0FD9788A-5D64-4F57-949F-EF62DE7AB1AE&displaylang=en" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.microsoft.com/downloads/en/d ... laylang=en</a><!-- m -->
* Lansoni atë duke shkruar diskpart në Start Menu.
* Pas hapjes së dritares shënoni komandën list disk për të kontrolluar statusin e njësisë suaj.
* Tani shtypni select disk 1 ku “1” është numri korresponduese për njësinë tuaj USB.
* Më pas shtypni Clean
* Pas pastrimit shtypni create partition primary.
* Për ta aktivizuar shënoni active.
* Më pas ju duhet të definoni sistemin e skedarëve si Fat32 duke shkruar format fs=fat32 quick (natyrisht qucik specifikon nëse dëshironi të bëni format të shpejtë apo të ngadalshëm të USB-së).
* Duke shënuar asssign njësia USB merr një shkronjë, gjë që e bënë atë më të lehtë për tu qasur në Windows Explorer
* Më pas kopjoni çdo gjë nga DVD-ja e instalimit të Windows 7 në këtë USB (thjeshtë tërhiqni prej atje dhe vendosni në USB0.

Tani kaloni tek netbook-u juaj apo çfarëdo sistemi tjetër në të cilin dëshironi të instaloni Windows 7 dhe startoni prej fillimi atë sistem. Instalimi do të vazhdojë me hapat e njëjtë – por do të vëreni një dallim në shpejtësi. Sigurisht këta hapa janë ndjekur edhe për netbook-ët e punëtorëve të PCWorld Albanian, të cilët janë bërë gati për punë dhe kanë fituar një instalim të freskët të Windows.

Quote:Nga Çelik Nimani, per PCWorldAlbanian

Print this item

  SteelSeries zbulon QcK+ Na´Vi
Posted by: XLN7 - 12-23-2020, 08:01 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

SteelSeries ka zbuluar tjetër variant të mousepad shumë të popullarizuar QcK+, këtë herë rreth ekipit ukranian, Natus Vincere.

Edhe pse mousepad ende nuk është njoftuar zyrtarisht nga SteelSeries në faqen e tyre, ai ishte prezantuar dje në CeBIT nga lojtarët ukranian.

Mousepad SteelSeries QcK+, që do të ketë çmimin e shitjes me pakicë €19,99, do të shoh dritën e ditës në fillim të prillit, në Kiev Cybersports Arena dhe në dyqanin online Maxfps.se më vonë në të njëjtin muaj.

[Image: 1298989391.75.jpeg]

Na´Vi, që do të luajnë kundër compLexity nesër në fazën e eleminimit në IEM5, shpallën një marrëveshje sponzorimi me SteelSeries në dhjetor, pas një viti të mbushur me trofe.

Print this item

  Microsoft Touch Mouse
Posted by: SkilleR - 12-23-2020, 07:47 PM - Forum: IT Zone - Replies (9)

[Image: microsoft%20touch%20mouse.jpg]
Microsoft paraqiti Touch Mouse miun me përkrahje për manovrimin multi-touch. Sipërfaqja e epërme e miut e ndjeshme në prekje është e realizuar prej një pjese dhe pa prerje për tastet e caktuara, ndërsa përkrah input të përnjëhershëm nga deri në tri gishtërinj.

Siç thonë në kompani, Touch Mouse përkrah madhësi të ndryshme të gishtërinjve, ndërsa navigacioni para dhe prapa (në shfletues ose vetë Windows) bëhet me gishtin e madh të dorës. Është integruar senzori BlueTrack i cili mundëson përcjelljen e lëvizjes në të gjitha llojet e sipërfaqeve, e miu përmes një nano USB marrësi në kompjuter komunikon pa tela.



Çmimi i propozuar i shitjes së miut në tregun amerikan është 80 dollarë. Para-porositë kanë filluar, por me dërgesa Microsoft do të filloj vetëm në muajin qershorë.

[Image: microsoft%20touch%20mouse%202.jpg][Image: microsoft%20touch%20mouse%203.jpg]

Print this item