Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1505 online users.
» 0 Member(s) | 1501 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, DuckDuckGo

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 191
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Counter Strike 2Dimensional
Posted by: Lizardi - 01-05-2021, 10:12 AM - Forum: Applications - Replies (24)

Counter Strike 2D
Djem po jav prezantoj CS 2D , qe kqyrni fotot se si duket loja : have fun

[Image: Counter_Strike2_D1_1.jpg]

Counter-Strike 2D is more than just a freeware clone of the well known game Counter-Strike! Experience the popular multiplayer shooter in a top-down 2D perspective or accomplish new missions like capture the flag or domination! Use a huge arsenal of weapons and equipment including crazy new stuff like portal guns, lasers, RPGs, turrets and much more!

[Image: cs_clone1.jpg]
[Image: image_counterstrike_2d_1.jpg]


KLIKO LINK ME POSHT PER DOWNLOAD
[reklam][/reklam]
Counter Strike 2D - DOWNLOAD


[Image: introbg2.jpg]

Requirements
Recommended system requirements for the CS2D client are:
256 mb 3D video card with DirectX 7+ OR OpenGL support
1 ghz CPU and 1 gb RAM (2 gb RAM for Vista/7/8)
30 mb free disk space (more recommended for downloads!)
Win 2000, XP, Vista, 7, 8 OR Linux OR MacOS 10.3.9+

VIDEO TRAILER
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=dsO2L5gGn0I[/youtube]

Print this item

  Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung
Posted by: Lizardi - 01-05-2021, 09:27 AM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Së fundmi, mediat ndërkombëtare të cilat raportojnë për teknologjinë kanë publikuar një thashetheme, në të cilën thuhet se Apple do ta ndërrojë furnizuesin e procesorit A5 për tabletin e saj iPad 2.

Mirëpo, informacioni të cilin ndoshta nuk e keni ditur deri më tani, është se kompania Samsung, njëkohësisht edhe rivali i kompanisë Apple, është prodhuesi i procesorit të iPad 2, A5.

Lajmi është bërë i ditur nga Chipworks, të cilët e kanë zbërthyer procesorin e iPad 2, ndërsa ata e kanë konfirmuar edhe njëherë se modelet e procesorëve A5 të cilët ata i kanë testuar, janë prodhuar pikërisht nga kompania Samsung, dhe jo nga TSMC, siç thuhej më parë.

Chipworks gjithashtu e ka konfirmuar se procesori A5 posedon 512 MB RAM, për dallim nga 256MB sa ishte në modelin paraprak të procesorit A4, ndërsa edhe kontrolli i ekranit të ndjeshëm në prekje përdor tre çipat e njëjtë që janë pjesë e tabletit paraprak të Apple, iPad.

[Image: f.0315104100716_210.jpg]

Print this item

  Startoni Firefox, 2 herë më shpejtë përmes Start Faster
Posted by: iceboy - 01-05-2021, 07:31 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: 8a1a7c.jpg]

Start faster është shtojcë(ang.plugin) për Firefox me të cilën mund të startoni shfletuesin në Windows Vista ose 7, për 100% më shpejtë se deri më tani.

Kjo shtojcë është krijuar nga Taras Glek i cili më herët kishte përvojën e duhur me përmisimin e kohës me të cilën starton Firefox. Si do që të jetë, kjo shtojcë vjen me kufizime e saja ku duhet të keni të instaluar Firefox 4 dhe të përdorni njërin prej sistemeve operative Windows Vista ose Windows 7. Shtojca punonë në atë mënyrë duke anashkaluar Windows prefetcher(komponentë e Memory manager për Windows e cila i ndihmon sistemin për startim më të shpejtë). Nëse startoni Firefox nga kjo shkurtesë e zakontë kjo shtojcë nuk do të funksionon, do të duhet të bëni këtë përmes shkurtesës e cila gjat instalimit të shtojcës shfaqet në desktop ekranin tuaj.

Shtojcen mund ta shkarkoni me poshte./itshqip.com

Code:
https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/startupservice/

Print this item

  Cryo Octane EDP-WS shënon rekord të ri të performancës
Posted by: iceboy - 01-04-2021, 11:12 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: Cryo_Octane_EDP_WS__795809345.jpg&size=article_medium]

Ky që po shihni në imazh quhet Octane EDP-WS dhe është stacion punues i krijuar nga Cryo.

E në fakt në bazë të testimeve dhe analizave të bëra të këtij produkti, duket se kemi të bëjmë me një rekord të ri botëror për performancë në një testim të zakonshëm për performancë të stacioneve punuese.

Sistemi Cryo Octane EDP-WS ka 12 bërthama fizike dhe 12 bërthama tjera virtuale HyperThreading, dhe procesor Intel Nehalem EP (Xeon 55/56 Westmere Series) që janë të pajisur me sistem të veçantë të ftohjes Cryo Boost, që mundëson rritjen e kapacitetit punues të procesorit në 4.5Ghz.

Sistemi ka 48 GB RAM por është në gjendje ta rris këtë kapacitet në 144GB Triple Channel DDR3 me shpejtësi punuese 1866 MHz+, CryBoost, low-latency, dhe që janë të vendosura në 6 porte DIMM të dedikuara për memorie Triple Channel DR3. E nëse jeni të interesuar për të kuptuar më shumë vizitoni edhe faqen zyrtare të Cryo. /pcworldalbanian

Print this item

  ESK Katunar (JOKE 1)
Posted by: WeapoN - 01-04-2021, 07:10 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (111)

Me kete topic ju njoftoj te gjithve se tash e tutje n`ESK ko me pas ksi lloj tema me hajgare hajgare t`organizume prej stafit, me tituj "JOKE" (ang. hajgare), kshtu qe fillojme...

JOKE 1:

[Image: ?di=013001309853]

Djem ktu keni rastin mu njoftu me top katunart e ESK`s e ata jon:

  • ONNZ, PLAY
    war_ning
    sadr0
    singi
    jazzon
    nkp
    BardhMusliu
    Lizard
    ESK deccLinne (katunar i vet-shpallur)

mos mendoni se kom gabu n`list qe e kom qit ONNZ me PLAY njejtin resht, jo nuk kom gabu... arsya osht se prej ktyne nuk munem me nxer najnjonin tparin se dyt jon katunar t`mdhej pa dallime prej njoni tjetrit kshtu qe nuk kom dasht me qit onnzin para playt se mandej ish anku play kish thon UN JOM MA KATUNAR SE AJ ose anasjelltas, pra per kit arsye dyt qendrojn bashk.

na falni nese ja kom haru dikujt emrin, mos t`ju met hatri se lista bohet update gjat kohes prap, poashtu ktyne top katunarve skena dasht me ja qu mundin posht kena vendos mi shperbly me 1 rank e aj rank osht ky...
[Image: katunar.gif]

per ata qe nuk jon n`rjedha pe ceki prap se ky gjest osht hajgare mes VLLAZNIVE se ktu krejt vllazen jena po prap se prap edhe pse jena vllazen dallojm prej njoni tjetrit se psh un edhe zipi jena qytetar e kta vllaznia jon jon krejt katunar kshtu qe suksese te metutjeshme djem hahahaha..

Poashtu secili prej antarve ka drejt mi votu 3 katunar prej listes te kqyrim kush do te del fitus, ndersa per top 3 katunart qe do te marin ma shum vota shperblimet jon:
Vendi 1: Kolic me kilometrazh 0 0
Vendi 2: Kaci pro edition 2011
Vendi 3: Konop viqi me gjatsi 5 metra.

Votimi do te jet i hapur 1 jave, mendohuni mire para se me votu sepse 1 her kur votoni nuk mundeni me ndru voten, kshtu qe ju uroj suksese edhe 1 her.
Mos t`harojm me cek se eSportsKosova vazhdon te mbetet komuniteti i vetem shqiptare per gaming me ritjen me te shpejt ne rajon pa kurfar perfitimi personal...
komentet jon te mirseardhura...
eSportsKosova staff.
WeapoN

Print this item

  A mjafton dashuria për t’u martuar
Posted by: Lizardi - 01-04-2021, 04:58 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - No Replies

Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen me të njëjtin përqafim.

Irena Shtraza,
psikologe e familjes

Dashuria romantike
... ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë...Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t'u kurorëzuar, sepse prospektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t'u martuar dhe gjeneruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur... fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind 'feja e dashurisë', që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.

Dashurojmë

... po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër.
në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapaciteti n e secilit partner për t'u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t'i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.

Epopeja e çiftëzimit
Epopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje qe ne përmbledhim me një fjalë të vetme 'tërheqje', sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.
Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj ë, di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.
[Image: foot-1love.jpg]
Shtyllat që mbajnë "shtëpinë e dashurisë"
Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:
▪ tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es
▪ varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha
▪ ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es
▪ intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ushqejnë atë pa ndalim
▪ të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin
▪ të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç'të ofrojë pa u shteruar kurrë.

Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj. Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është egzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet 'si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne. Martesa kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë. Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre 'të rritet' me kalimin e viteve ...

Periudha e "mjaltit" zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe 'mjalti' që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushtohen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu 'rritjen' e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç'mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe 'defektet' që mbart secili.
Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimitetin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të 'gjysmës sonë të ëmbël'. /Telegrafi/

Print this item

  Fitoni MSI GT780 nga SteelSeries
Posted by: Lizardi - 01-04-2021, 04:02 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

SteelSeries do te zgjedh ne menyrë rastësore fituesin e konkursit ku si garues do te jenë 20,000 persona qe do te fitojn kete lojë , qe do te marrin Laptopin e fundit te prodhuar nga MSI - GT780

Per ata qe dojn te fitojn kete laptop ata duhen qe ta postojn linkun e 'SteelSeries' ne 'Wall FaceBook' te tyre dhe te shtohet mundesia per te patur ne dore laptopin qe kushton 2,000$.

Laptopi ka keto performanca :

Intel Core i7 second generation (Sandy Bridge with graphics integrated)
6 GB of DDR3 memory
Nvidia GeForce GTX 560M with 1.5 GB dedicated memory
USB 3.0 ports
DVD burner
VGA and HDMI video outputs for connecting to external displays
Gigabit Ethernet network card
Webcam HD 720
A 7800 mAh battery that provides sufficient autonomy



[Image: 1299779972.97.jpeg]


Per te bere te ditur se si po shkoni me perqindjen e konkursit mesoni duke klikuar ketu : My Status

Fituesi do te behet i ditur më : 18 Mars 2011

Print this item

  GrandSLAM CS 1.6 Movie 2011
Posted by: iRuLe - 01-04-2021, 02:14 PM - Forum: Zbavitje - Replies (10)

Tash ish bo release e uploadova ne Youtube e besoj qe ka me ju pelqy far te rrokne kish.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=zSXwFlAFbYY[/youtube]

Print this item

  1 video | After Effects
Posted by: fREELife - 01-03-2021, 02:48 PM - Forum: Punimet - No Replies

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=spwGd7DzhuA[/youtube]

Print this item

  ESK | Wallpaper
Posted by: fREELife - 01-03-2021, 02:26 PM - Forum: Punimet - Replies (1)

[Image: ?di=7130002906015]

Print this item