![]() |
|
Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung (/thread-2565.html) |
Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung - Lizardi - 01-05-2021 Së fundmi, mediat ndërkombëtare të cilat raportojnë për teknologjinë kanë publikuar një thashetheme, në të cilën thuhet se Apple do ta ndërrojë furnizuesin e procesorit A5 për tabletin e saj iPad 2. Mirëpo, informacioni të cilin ndoshta nuk e keni ditur deri më tani, është se kompania Samsung, njëkohësisht edhe rivali i kompanisë Apple, është prodhuesi i procesorit të iPad 2, A5. Lajmi është bërë i ditur nga Chipworks, të cilët e kanë zbërthyer procesorin e iPad 2, ndërsa ata e kanë konfirmuar edhe njëherë se modelet e procesorëve A5 të cilët ata i kanë testuar, janë prodhuar pikërisht nga kompania Samsung, dhe jo nga TSMC, siç thuhej më parë. Chipworks gjithashtu e ka konfirmuar se procesori A5 posedon 512 MB RAM, për dallim nga 256MB sa ishte në modelin paraprak të procesorit A4, ndërsa edhe kontrolli i ekranit të ndjeshëm në prekje përdor tre çipat e njëjtë që janë pjesë e tabletit paraprak të Apple, iPad.
Re: Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung - iceboy - 01-05-2021 t`kisha preferu mos me mar Lajme n`Telegraf
Re: Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung - Lizardi - 01-05-2021 da iceboy` Wrote:t`kisha preferu mos me mar Lajme n`Telegrafi katunit mo sdim na qka prekum qka hallakatmi |