Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 595 online users.
» 0 Member(s) | 592 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 11
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 575
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,389
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,530
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Twitter vlen 7 miliardë dollarë?
Posted by: suppo ^^666 - 04-28-2021, 10:10 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0705225016957_210.jpg]

Vlera tregtare e Twitter pothuajse është dyfishuar në shtatë muajt e fundit, thuhet sipas një raporti nga The Wall Street Journal. 


Gazeta thotë se Twitter është aktualisht e zënë në ngritjen e qindra milionë dollarëve nga investitorët, ndërsa vlera e saj ka arritur në 7 miliard dollarë.
Në dhjetor, e njëjta kompani ishte vlerësuar në vetëm 3,7 miliardë dollarë, pas një investimi prej 200 milionë dollarësh, të bërë nga Kleiner Perkins Caufield & Byers.
Twitter, dikur një uebfaqe pa një plan të mirëfilltë biznesi, tani është shndërruar një rrjet social me një fluks të ardhurave, i cili është në rritje.
Me siguri se të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social e dinë se Twitter tashmë ka lansuar shërbime reklamimi si “cicërimat e sponsoruara”, të cilat janë dëshmuar si burim i mirë financimi për faqen.
Më pas, eMarketer ka parashikuar që të hyrat e mikro-blogut do të trefishohen, duke e mbyllur këtë vit me 150 milionë dollarë. / Telegrafi / 




p.s : disa po keshin me TWITTER ky e kaloj FEJSBUKIN :p

Print this item

  EKSPERIMENTI I FILADELFIAS 1 DHE 2
Posted by: granit --( - 04-28-2021, 09:45 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (4)

DJEM NASHTA OSHT PAK PALIDHJE ME POSTU AMA MU MU KA DOK DIQKA INTERESANTE EDHE JOM QUDIT KUR I KOM LEXU QA SKOM MUJT ME BESU DO SENE NASHTA PAK QETO MAKAN MUSH MENJDNE JAN PAK TE GATA VEQ JAN SHUM SHUM INTERESANTE NESE KOM BO NAI GABIM EN TEM LIRISHT ADMIN LE TA SHLYN JU PERSHENDES


EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (1)
Nga mesi i tetorit te vitit 1943 u fol sikur Marina e SHBA drejtoi nje seri eksperimentesh qe u kryen ne Filadelfia – Navy Yard, ne Norfolk – NewPort News te shtetit te Virxhinias, si edhe ne det. Megjithese per “Eksperimentin e Filadelfias” eshte shkruar shume neper libra, revista dhe gazeta te vendit dhe te huaja, burimet themelore te informacionit mbeten ne erresire. Deshmitaret kane vdekur, deshmitare te tjere ose personeli informues nuk duan te zihen ne goje dhe ajo qe eshte me e keqja qe nje shkencetar vrau veten. Madje edhe numri i eksperimentin sipas kodit te Marines nuk njihet ende. Po te njihej ky numer studiuesit do te kishin mundesi te konsultoheshin me dokumentat kryesore nqs do vazhdonin te ekzistonin. Megjithate deshmite e mevoneshme, komentet dhe fjalet e vazhdueshme ndjekin te njejten linje, nje orovatje per te bere te “padukshme” nje anije luftarake. Eksperimenti u krye ne vitin 1943 dhe pati sukses te plote, me perjashtim te efekteve demtuese qe pesoi ekuipazhi. Ka nje lidhje midis ketij eksperimenti dhe fenomenit qe ndodh ne Trekendeshin e Bermudes sepse per zhdukjen e anijes dhe te ekuipazhit te saj, u perdoren fusha te fuqishme magnetike artificiale dhe me nje intesitet shume te larte.
Me vone u raportua se eksperimenti pati sukses te madh edhe ne det duke e bere anijen te padukshme ne nje zone me rreze 100 jard. Dukeshin vetem gjurmet e anijes ne det ndersa vete anija jo. Ndersa intesiteti i fushes magnetike zmadhohej gjithnje e me shume, disa nga pjestaret e ekuipazhit filluan te zhdukeshin dhe per ti zbuluar duhej nje kontakt i kujdesshem ndersa per ti sheruar duhej zbatuar nje teknike e vecante duke i vendosur duart… sherimi i plote i tyre u be nje problem serioz. Shume u shtruan ne spital, disa vdiqen ndersa te tjeret pesuan tronditje te renda psiqike.
Aftesite e tyre mendore duket se ne pergjithesi u rriten ndersa shumica ruajti efektin e transformimit te dukjes dhe zhdukjes duke shkaktuar panik neper ambjente publike, restorante, shkolla, shtepite e tyre etj. Pjesa e perparme e anijes mori flake dy here ndersa po e sillnin ne breg duke patur rezultate shkaterruese per rimorkjatorin.
Sipas disa interpretimeve lidhja e Dr Jessup me eksperimentin ishte ose e rastesishme ose e qellimshme. Kjo ka te beje me aktivitetin e tij si nje astronom i perkryer dhe po ashtu edhe nje studiues i UFO-ve. Mbas botimit te njerit prej librave te tij me titull “Çeshtja e UFO-ve” (New York 1955) ne serine e shume te letrave qe mori nga lexuesit dhe studiuesit e fushave te fenomeneve paranormale dhe te pashpejgueshme, ai mori nje doreshkrim te ndare ne dy pjese nga nje person qe e quante veten Karl. M. Allen, ndersa ne letren e dyte Karlos Miguel Allende. Ne doreshkrim ishin te shenuara disa te dhena per nje eksperiment te Marines te kryer ne Filadelfia dhe ne det, me emra, data dhe hollesi te tjera aspak te zakonshme. Shqyrtimi i disa paragrafeve te kesaj korrespondence sugjeron pse dr Jessup ju pergjigj letershkruesit te tij ku i kerkonte informacione akoma me te hollesishme. Ne letren e pare qe fillonte me nje diskutim te hollesishem mbi teorine e Ajnshtajnit mbi fushat e unifikuara, shkruesi thote se “rezultati qe se anija u be komplet e padukshme me gjithe ekuipazhin e saj gjate kohes qe ishte ne det (tetor 1943). Efekti i fushes magentike shtrihej ne nje zone ne forme sferike me nje rreze prej 100 jardhesh nga cdo skaj i anijes. Cdo person brenda kesaj rrezeje nuk dukej qarte dhe ne te njejten menyre ai shikonte edhe shoket e tij te ekuipazhit dhet e gjithe ecnin duke mos shkelur asgjekundi. Cdo person tjeter jashte kesaj fushe magnetike nuk shikonte asgje tjeter pervecse formes se trupit te anijes qe percaktohej qarte ne uje.”
Gjysma e oficereve dhe marinareve te kesaj anijeje tani jane krejt te cmendur. Nje pakice qendron e mbyllur brenda disa territoreve ku ata mund te marrin ndihmen shkencore kur i perseritet efekti i zhdukjes ose i zhdukjes dhe ngrirjes.
Pra nga permbajtja e kesaj letre dr Jessup i lindi ideja sesi mund te gjente raportin origjinal mbi eksperimentin si dhe deshmitaret e tij. Me interesimin qe i rritej ai ju pergjigj Allenit dhe i kerkoi prova te tjera. Brenda disa muajve “Allen” i shkroi perseri duke i kuijtuar qe Zyra e Kerkimeve Detare nuk dot e lejonte kurre qe te merrej vesh se qe kryer nje eksperiment i tille. Ne letren e dyte te tij ai shtonte nje teori te veten: ” E ndjej se po te kisha mundesi te dorezoj ate ashtu sic duhet, dmth t’ua paraqisja njerezve dhe shkences ne menyre efikase dhe te pershtatshme nga ana psikologjike, jam i sigurt se njeriu do te shkonte aty ku enderron… te yjet, nepermjet nje forme teletransportimit qe Marina e hasi aksidentalisht (per shqetesimin e saj) gjate eksperimentit ku anija pershkoi nje distance prej disa qindra miljesh dhe me pas qendroi ne nje vend ankorimi ne gjirin e Cheaspik…”
Ndersa Jessup shqyrtonte permbajtjen e letres se dyte, ai u futa nga Departamenti i Marines qe te vinte per nje interviste ne Zyren e Kerkimeve Detare. Kur u paraqit ne shtabin e kesaj Zyre ne Washington D C, aty per habine e madhe te tij i dhane te ekzaminonte nje kopje te librit te tij. Aty i shpjeguan se libri i qe derguar me poste shefit te kesaj zyre admiralit F.N. Farth ne veren e vitit 1955. Libri qe mbushur me komente te shkruara me dore per temat e Jessup. Ato dukeshin te ishin shkruar prej tre njerezve te ndryshem te cilet ja kishin percjelle librin njeri tjetrit pasi seicili kishte bere shenimet personale me boje te ndryshme. Kur filloi te ekzaminonte librin Jessup zbuloi se shkrimi dhe stili i njerit prej komentuesve, ishte ai i Allen, korrespondentit te tij misterioz. Vete komentet qene te jashtezakonshme. Per disa arsye komentuesit apo shikuesit me syrin kritik te tekstit, me sa dukej merrnin persiper rolet e perfaqesuesve te nje kulture dhe lashte dhe sekrete, mbasi ata kishin dijeni per zhvillimin e meparshem shkencor te tokes, kozmosit, per vizitat e vazhdueshme te tokes nga anije speciale interplanetare (dhe menyrat e tyre te fluturimit) si dhe per nje lufte interplanetare qe pati shkaterruar token. Komentet qene te mbushura me shenime te fushave te ndryshme, per dematerializimin si dhe observacionin e tanishem te tokes prej anijeve kozmike te medha e te vogla. Sidoqofte se bashku me keto fantazira te shkences fiktive komentet permbanin ne menyre speciale shenime mbi disa eksperimente te fshehta te Marines dhe ne menyre te vecante per Eksperimentin e Filadelfias ne vitin 1943. Keshtu, nepermjet ketij librit te tij Jessup e pa veten te lidhur perseri me kete ceshtje kurioze dhe sipas fjaleve qe i kishin thene disa prej kolegeve, ai filloi te kerkonte per kete subjekt duke perfituar nga kontakti qe kishte vendosur tashme me Marinen. Po vdekja e papritshme dhe e pashpjegueshme e tij ne vitin 1959 ju dha fund kerkimeve.
Nderkohe me kerkesen e Marines se SHBA, firma elektronike Varo Corporation e Teksasit riprodhoi nje numer shume te kufizuar kopjesh te librit te Jessup duke perfshire dhe shenimet misterioze qe ishin bere aty nga komentuesit e panjohur. Rastisi qe po kjo kompani po perfundonte edhe nje pune speciale teper sekrete per Departamentin e Marines. Ribotimi i librit te pajisur me shenimet misterioze si dhe shperndarja e tij brenda qarqeve ushtarake e detare permban ende embrionin e nje tjeter misteri te madh. Sepse nese informacioni dhe komentet e shkruara me dore ne librin e Jessup ishin te gabuara ose fantazi, atehere pse duhej qe nje numer i kufizuar i kopjeve te ketij libri te qarkullonte brenda Pentagonit? Ne te njejten kohe vete libri i Jessup pa komentet nuk kishte shkaktuar ndonje interesim te vecante pra mesa dukej ishin ato shenime dhe komenete qe zgjuan interesimin e instancave te larta ushtarake.
Gray Barker nje studiues UFO-sh mbas shume perpjekjeve arriti te shtinte ne dore nje kopje te ketij libri te pajisur me shenimet misterioze e cila ishte shume e veshtire ta gjeje. Atij i kujtohet se si degjoi fillimisht per kete gje nga nje kolege e tij qe punonte ne ambjentet ushtarake e cila i siguroi nje kopje te librit dhe disa informacione te turbullta per nje eksperiment te temerrshem te Marines qe lidhej me fushat magnetike.
Nga sa mesohet mbas “vetvrasjes” se Jessup, atij ju kerkua nga Marina qe te merrte pjese ne disa eksperimente te ngjashme por qe ishin refuzuar nga ky i fundit. Ne nje takim qe Jessup pati me Valentinin pak perpara vdekjes se tij i shprehte shqetesimin e madh per eksperimentet qe Marina po bente. Sigurisht qe qellimi fillestar i Marines kur beri eksperimentin ishte thjesht te shikonte cfare arrihej nga nje fushe e larte elektromagentike, por gjate eksperimentit ishte zbuluar nje potencial tjeter shume i fuqishem qe perqendrimi i nje fushe te tille arrinte te ndryshonte strukturen molekulare te njerezve dhe objekteve ne menyre te tille qe ata kalonin ne nje dimension ose permase tjeter. Problemi qendronte qe kjo menyre tranformimi ishte ende e pakontrolluar dhe shkaktonte demtime serioze madje te pariparueshme tek njerezit.
Ftesa ishte per daten 20 prill. Por Jessup nuk erdhi kurre per darke. Sipas raportit te policise ne ora 6.30 te pasdites ai shkoi ne nje park ne Dayed County ne Miami ku mesa duket vrau veten brenda ne makine duke u helmuar me dioksid karboni. Valentini kerkoi raportin orgjinal nga policia dhe ngulmonte se Jessup nuk kishte asnje arsye per te vrare veten. Ai e donte jeten dhe ishte shume prane zbulimit te nje te fshehte te madhe. Komentet e Valentinit u botuan edhe nga media derisa nje mbreme maji, ai mori nje telefonate nga nje person i identifikuar si pjestar i sigurise kombetare qe i thote te mos fliste me per kete ceshtje dhe te mos komentonte me gjera qe mund ti shkaktonin edhe atij ndonje aksident.

Print this item

  ESK 3000 Members on facebook
Posted by: esktest - 04-28-2021, 06:46 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (36)

ESK arrin nje Rekord te ri ne facebook .Sdi a e keni vrejt mirepo ktu e paraqita per mi kallxu rekordin prej 3000 antareve ne Facebook .
Rekordi osht arritur sot me daten 06/07/2011 dhe rekordi perfshin 3000 pelqime apo LIKE.

[Image: ?di=LRMZ]

Komentet jane te mireseardhura.

ESK -1rst

Print this item

  Kujdes! Ftesat për t’u anëtarësuar në Google +, janë viruse!
Posted by: iceboy - 04-28-2021, 05:22 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

[Image: cca7d7.jpg]

Nëse ju vijnë në adresën tuaj të e-mail disa ftesa për tu bërë pjesë e rrjetit të ri social Google +, mos i hapni sepse mund të jenë viruse.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e Google sipas të cilit, janë vërenjtur shumë ftesa nën emrin e Google +, por më pas kanë rezultuar të jenë firma të cilat reklamojnë produketet e seksit ose viruse.

“Po tentohet të përfitohet nga kjo situatë. Ndërsa ne jemi nën testimin e këtij rrjeti social, po dërgohen ftesa për t'u bërë pjesë e tij.” – tha shefi i sigurisë së Google, Sophos.

Google + po testohet te një numër i vogël përdoruesish, kryesisht brenda komunitetit të gazetarëve, blogerëve dhe individëve që merren me teknologjinë, për t'u hapur më pas për një përdorim të gjerë. /Telegrafi/

Print this item

  Breshkat ndalojn aeroplanet.
Posted by: Fisberg - 04-28-2021, 11:14 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “John Fitzgerald Kennedy” në New York, janë shtyrë për pak kohë, pasi rreth 150 breshka filluan të kalojnë përmes një piste, kanë njoftuar agjencitë.

Breshkat kaluan nëpër pistë për të hedhur vezët në tokën ranore të gjirit Jamaica, i cili kufizohet me aeroportin.

[Image: mc9rbk.jpg]

Print this item

  Thesari me vler 11miliarde dollar gjendet ne INDI
Posted by: Fisberg - 04-28-2021, 11:12 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Thesari me vlerë disa miliarda dollarë është gjetur në themelet e një tempulli hindus në jug të Indisë.

Bizhuteritë nga ari dhe argjendi, monedha të arit dhe gur të çmuar vlerësohen sipas analizave të para mbi 500 miliardë rupi (11 miliardë dollarë), ka njoftuar ministri i Brendshëm i shtetit Keral të Indisë.

[Image: 333hhmf.jpg]

Print this item

  Ketri i mbijeton "aksidentit" me Lamborghini
Posted by: Fisberg - 04-28-2021, 11:08 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Dihet se ketrat vrapojnë shpejt, por se munden të garojnë edhe me Lamborghinin e fuqishëm, kjo tashmë është e dhënë e re.

Në garën Ultimate Lamborghini Experience të mbajtur më parë në Kaliforni, është përfshirë edhe një ketër, i cili në një moment të keq nisi të kalojë rrugën, transmetojnë agjencitë.

[Image: 9tlezl.jpg]

Print this item

  Messi \\ FCBarcelona \\ Signature
Posted by: Radeci - 04-28-2021, 09:39 AM - Forum: Punimet - Replies (4)

Qe qitu ni sig me L.M10. Nashta ju pelqen nashta edhe jo veq komentoniSmile.

[Image: messsi1.png]
http://img841.imageshack.us/img841/3985/messsi1.png

Komentet,Kritikat,Sygjerimet jane te mireseardhura.

Print this item

  Obama “vritet” në Twitter
Posted by: NBR - 04-28-2021, 06:41 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” në profilin e vet zyrtar @foxnewspolitics ka publikuar lajmin tronditës për vrasjen e Barack Obamës.

Pas kësaj, në @foxnewspolitics u publikua edhe “urimi për Joe Bidenin si president i ardhshëm amerikan”.

Këto informacione tronditën shumë ndjekës të profilit politik të “Fox News”, por megjithatë, shumica prej tyre, duke shikuar mediet e tjera, kuptuan shpejt se Obama është gjallë dhe se për “vrasjen” e tij meritorë janë hakerët, transmetojnë mediet amerikane.

Në fakt, profilin e “Fox News” në Twitter e hakoi grupi “Script Kiddies”, i cili në këtë mënyrë u përfshi në aksionin global të hakerëve #AntiSec, që po zgjat rreth një muaj me qëllim të luftës kundër korrupsionit në qeveritë e korporatat botërore.

“Fox News” është shtëpia më e shikuar kabllovike televizive në ShBA. /kuriozitete.net/

[Image: fox-300x175.jpg]

Print this item

  Përpiqet të arratiset nga burgu i futur në valixhe
Posted by: NBR - 04-28-2021, 06:40 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Ka tentuar të arratiset nga burgu duke u fshehur në një valixhe, por agjentët e burgut e kanë zbuluar.

Juan Ramirez Tijerina ka shfrytëzuar një takim me të fejuarën për t’u zhdukur nga burgu i Chetumal, por nuk ja ka dalë mbanë.

Ramerez është dënuar me 20 vjet burg më 2007 për armëmbajtje pa leje. Tani edhe e fejuara e tij është arrestuar, transmeton BW. /kuriozitete.net/

[Image: valixhe-300x175.jpg]

Print this item