![]() |
|
Twitter vlen 7 miliardë dollarë? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Twitter vlen 7 miliardë dollarë? (/thread-6550.html) |
Twitter vlen 7 miliardë dollarë? - suppo ^^666 - 04-28-2021 ![]() Vlera tregtare e Twitter pothuajse është dyfishuar në shtatë muajt e fundit, thuhet sipas një raporti nga The Wall Street Journal. Gazeta thotë se Twitter është aktualisht e zënë në ngritjen e qindra milionë dollarëve nga investitorët, ndërsa vlera e saj ka arritur në 7 miliard dollarë. Në dhjetor, e njëjta kompani ishte vlerësuar në vetëm 3,7 miliardë dollarë, pas një investimi prej 200 milionë dollarësh, të bërë nga Kleiner Perkins Caufield & Byers. Twitter, dikur një uebfaqe pa një plan të mirëfilltë biznesi, tani është shndërruar një rrjet social me një fluks të ardhurave, i cili është në rritje. Me siguri se të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social e dinë se Twitter tashmë ka lansuar shërbime reklamimi si “cicërimat e sponsoruara”, të cilat janë dëshmuar si burim i mirë financimi për faqen. Më pas, eMarketer ka parashikuar që të hyrat e mikro-blogut do të trefishohen, duke e mbyllur këtë vit me 150 milionë dollarë. / Telegrafi / p.s : disa po keshin me TWITTER ky e kaloj FEJSBUKIN :p |