| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 15712 online users. » 0 Member(s) | 15710 Guest(s) Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 11
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 574
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,526
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Gruaja me mjekër ëndërron të gjejë dashurinë |
|
Posted by: withstyle - 04-27-2021, 09:51 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (6)
|
 |
Në shoun televiziv “Vështirë të dashurohesh” Mariam kërkon dashurinë e vërtetë së bashku me 13 garues tjerë. Për shkak të problemit të rritjes së qimeve asaj i rritet mjekra për të cilën thotë se nuk dëshiron ta rruaj.
Mariam 47 vjeçare nga Gjermania dëshiron ta mbajë mjekrën dhe nuk do ta heqë për asnjë burrë në botë. Jeton në një autobus të vjetër VW, mbledhë kukullat e vogla të cilat mund të futen në gishta dhe sendet tjera për kujdesin e flokëve dhe mjekrës.
Edhe kandidatët tjerë që marrin pjesë në këtë shou televiziv nuk janë më pak të veçantë se Miriam. Sarah 27 vjeçare, mbledhë kukulla Barbie, thotë se i ka 160 të tilla. Ky emision është i njëjtë sikur ai “Dashuria në fshat”, ndërsa Mariam dhe kandidatët tjerë tash presin letra dashurie dhe porosi nga partnerët e mundshëm, shkruan Bild. /Telegrafi/
|
|
|
| Hamburgeri më i madh në botë |
|
Posted by: withstyle - 04-27-2021, 09:49 AM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Kuzhinierët e skarës në Panairin Alameda County mahnitën turmën – por edhe zyrtarët e librit të rekordeve Guinness – duke prezantuar hamburgerin më të madh në botë me peshën e pabesueshme prej 350 kilogramë.
Hamburgeri i cili theu lehtë rekordin e mëparshëm prej mbi 200 kilogramë është përgatitur nga kuzhinieri i skarës Ted Reader në Toronto, Kanada në fund të muajit maj, ndërsa është prezantuar gjatë këtij vikendi.
Hamburgeri është pjekur për 15 orë, dhe është përgatitur vetëm me një pleskavicë gjigante. /Telegrafi/
|
|
|
| Banka e parë social-ekologjike në botë |
|
Posted by: NBR - 04-27-2021, 08:51 AM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Ajo është si të thuash mëma e bankës etike korrekte: Para pesëdhjetë vjetësh me 28 korrik 1961 në Bochum u themelua e ashtuquajtura agjensi mirëbesimi joprofitabel, që mbështeste projekte bamirësie.
Kjo ishte pikënisja e bankës së sotme GLS, e cila e sheh veten si “bankën e parë social-ekologjike universale të botës”.
Ndërtesa trekatëshe në Bochum në vështrim të parë nuk ka asgjë të përbashkët me një bankë tradicionale. Askund nuk të sheh syri as bankomat dhe as shpallje për investime fitimprurës financiare. Në vend të tyre në fasadën e bankës Gemeinschaftsbank GLS sheh një pllakatë me madhe, në të cilën shkruhet:
Po ta mbash paranë si perëndi – do të të mundojë si djalli.“ Citat i shkrimtarit Henry Fielding. Apo një tjetër nga Henry Ford.
Një biznes, që nuk nxjerr gjë tjetër veçse para, nuk është biznes i mirë”. Filozofia e biznesit e institutit më të madh financiar etik-ekologjik të Gjermanisë bazohet në menaxhimin e parasë me përgjegjësi sociale. Një bankë, që del jashtë kornizës. Dhe kjo nuk ka nisur sot thotë zëdhënësi i kryesisë, Thomas Jorberg. „Transaksione spekullative financiare, qofshin derivate, apo garanci për kredi, apo çfarëdo qoftë, ne nuk bëjmë.”
Për shkak të kësaj politike financiare GLS nuk është prekur as nga kriza ndërkombëtare financiare. Thomas Jorberg: „Problemi lind atëherë, kur bankierët dhe personat aktivë në tregjet financiare nuk financojnë më procese ekonomike reale, por duan të fitojnë para me spekullim parash. Dhe pikërisht kjo çon në krizë, që tregon se kjo mënyrë për të fituar para me para, nuk është e drejtë nga ana sociale dhe ekologjike, dhe nuk është më as ekonomike.”
Rrënjet e kësaj banke janë hedhur 50 vjet më parë me një “agjensi mirëbesimi joprofitabel”, që u themelua në qershor 1961.
Qëllimi i saj ishte që me paratë nga donacionet dhe fondacionet të ndihmonte institucionet me orientim ekologjik dhe social. Këtu nuk ka ndryshuar asgjë as me ndërrimin e emrit në vitin 2005 në GLS Agjenci Mirëbesimi. Vetëm vitin e kaluar fondi ka marrë 5,5 milionë euro donacione dhe 3,8 milionë euro kontribute kapitali. Bilanci arrin tashmë në më shumë se 73 milionë euro.
Edhe pse Banka GLS dikur është përqeshur nga bankat e mëdha, ajo ka këtë vit një volum rekord prej më shumë se dy miliardë euro dhe mban degë në Berlin, Hamburg, Frankfurt, Freiburg, Mynih dhe Stutgart me më shumë se 100.000 klientë në mbarë Gjermaninë. Klientë, që pikërisht pas krizës financiare kërkojnë oferta speciale, thotë këshilltarja për investime Christine Bartsch.
Kjo do të thotë, ato nuk duan që paratë të shkojnë për armë dhe as në teknikën gjenetike për shembull. Kjo është gjithashtu një temë shumë e rëndësishme. Pika tjetër është se njerëzit kanë përvoja të këqia me makutërinë, të themi. Dhe atëherë thonë, preferoj më mirë të marr një interes më të vogël, se sa premtime për fitime të larta, që nuk realizohen më vonë dot.”
GLS u ofron klientëve norma interesi të zakonshme në këtë sektor, por edhe mundësinë që të heqin dorë prej tyre. „Kjo do të thotë se në qoftë se investitori heq dorë nga interesi, interesi nuk duhet të lindë aspak. Dhe kjo është një qasje interesante për ekonominë në tërësi dhe ky nuk është subvencion për ne si bankë, por ne e kalojmë atë direkt në objektet e shërbimeve publike bamirëse.”
GLS nuk jep kredi të leverdisshme për blerjen e një makine të shtrenjtë. Zëdhënësi i GLS Lützel thotë: „Projekte tipike të bankës GLS janë shkollat. Ata mund të jenë shkolla të lira, shkolla Waldorf, kopshte Montessori, shkolla Montessori, mund të jenë institucione heilpädagogische në të gjithë Gjermaninë. Mund të jetë bujqësia ekologjike. Ne jemi të fortë në fushën e energjive të rigjenerueshme.
GLS ka krijuar fondet e para të energjisë së erës në fund të viteve 80-të. Ne jemi aktivë në fushën e banimit, si në projekte banimi, ashtu edhe në banesat e vjetra dhe ne jemi të fortë në financim. Ka vetëm projekte efektive sociale dhe ekologjike.” Dhe janë projekte, që kanë një vlerë reale dhe që janë fitimprurëse, larg turbo-kapitalizmit spekulativ. Sepse as banka GLS nuk dhuron falas. Përndryshe nuk do të shpjegohej rritja vjetore prej më shumë se 20 përqind. /kuriozitete.net/
|
|
|
| Kinezja shpëtoi vajzën që ra nga kati i dhjetë |
|
Posted by: NBR - 04-27-2021, 08:50 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
![[Image: kinezja-300x175.jpg]](http://www.kuriozitete.net/wp-content/uploads/2011/07/kinezja-300x175.jpg)
Wu Yupingun (31) televizioni kinez po e trajton si një heroinë të veten, meqë falë trimërisë, e gjakftohtësisë dhe shpejtësisë së saj ka shpëtuar jetën e një vajze dyvjeçare, Niu Niu, që ishte lënë e vetme në shtëpi, dhe kishte rënë nga dritarja e apartamentit në katin e dhjetë të qyteti Hangiu, kryeqyteti i krahinës lindore Ge Giang.
Kur pa fëmijën që po zvarritej në kornizën e dritares në katin e dhjetë, zonja Wuu me shpejtësi rrufeje, pasi hodhi këpucët me take të larta, vrapoi drejt ndërtesës dhe arriti me kohë që ta presë me duar vogëlushen që ra me shpejtësi të madhe.
Nga rënia e fuqishme Wu, edhe vetë nënë e një fëmije shtatëmuajsh, humbi vetëdijen dhe theu dorën, kurse vogëlushja Niu Niu përfundoi në barë, me lëndime të brendshme dhe gjakderdhje, por ç’është më e rëndësishmja e gjallë.
Momentalisht që të dyjat po mjekohen në spitalin e qytetit Fu Yang, drejtori i të cilit pohon se Wu manifestoi trimëri të madhe dhe rrezikoi jetën, meqë ka mundur të vdesë ose të mbetet përgjithmonë e paralizuar sikur fëmija që e kapi me aq mjeshtëri t’i binte në shpinë ose në kokë.
Ajo thotë se në asnjë moment nuk i kishte shkuar mendja për jetën e vet, dhe se dëshiron që vetëm Niu Niu të jetë mirë. /kuriozitete.net/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=o6nwQOdJjeE[/youtube]
|
|
|
| Galaxy S II, 33 milion njësi të shitura për 55 ditë |
|
Posted by: iceboy - 04-27-2021, 08:24 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Galaxy S II ka shkëlqyer në rezultatet e shitjes së kompanisë Samsung, duke arritur në më shumë se tre milion njësi të shitura brenda 55 ditëve të para të ekzistimit në tregun e Evropës.
Sipas Samsung, një njësi Galaxy S II është shitur çdo 1.5 sekonda qysh prej se është lansuar në muajin prill, dhe në vete celulari ka arritur të shtyjë para prezencën e Samsung në tregjet e Evropës. Samsung Electronics ka qenë për 17 javë në majë të tabelave të shitjes së celularëve në Britani të Madhe, dhe ka kapërcyer prej vendit të katërt në vendin e tretë në kuadër të shitjes së celularëve të mençur në Austri dhe Zvicër.
Për amerikanët që kërkojnë të shijojnë këtë produkt, duhet ende pritje. Raportet e fundit sinjalizojnë se mund të ketë debutim në mes të korrikut në Kanada, ndërsa më pas pritet të ketë debutim edhe në SHBA ka fundi i muajit korrik. /pwcorldalbanian
|
|
|
| Skandali i parë për Google+ |
|
Posted by: iceboy - 04-27-2021, 08:23 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Njerëz keqdashës kanë shënjestruar rrjetin e ri shoqëror Google+, për herë të parë në një mashtrim që përfshin dërgimin e ftesave të rreme.
Ftesat e rreme janë duke u shpërndarë me e-mail dhe ato duken mjaft ngjashëm me ftesat e vërteta në shërbimin e ri. Sidoqoftë, nëse ju klikoni në një lidhje në porosi, ju do të vendoseni në një faqe me përmbajtje "të nxehtë".
Mashtrimet e këtillë janë shumë të shpeshta me gjërat që njihen nga shumë njerëz. Kurdo që merrni një “ftesë” nga një shërbim, bëni shumë kujdes nga gjërat e pales së tretë, përpara se të klikoni ndonjë lidhje dhe sigurohuni që ftesa ka ardhur nga një burim i besueshëm./pcworldalbanian
|
|
|
| FoxNews:Thyhet llogaria e Twitter,thuhej se Obama ishte vrar |
|
Posted by: CowyFite - 04-27-2021, 12:04 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Ja edhe një dëshmi se gjëra të tmerrshme mund të ndodhin në rrjetet sociale. E sidomos kur llogaritë zyrtare thyhen, dhe bien në duar të njerëzve të papërgjegjshëm.
Llogaria e televizionit Fox në Twitter është thyer nga hakerët, dhe pas kësaj, në këtë llogari janë postuar gjashtë cicërima radhazi, në të cilat thuhet se presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është vrarë në një restorant në Iowa.
Cicërimat me lajmin e tmerrshëm janë postuar sot gjatë ditës në llogarinë “foxnewspolitics”. Kjo llogari madje kishte edhe logon e cila e konfirmonte origjinalitetin e saj në Twitter.
Mirëpo, një lajm i tillë ka qenë i izoluar pasi që rrjetet e mëdha televizive në SHBA nuk e kanë publikuar lajmin e rrejshëm.
Më pas, Fox News ka lajmëruar për thyerjen e llogarisë së saj në Twitter, duke kërkuar ndjesë për të gjitha ata që janë shqetësuar nga një veprim i tillë i papërgjegjshëm.
Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, një lajm i tillë është shpërndarë në Ditën e Pavarësisë së Amerikës. / Telegrafi /
|
|
|
| Kina do ta blejë Facebook-un? |
|
Posted by: CowyFite - 04-26-2021, 11:56 PM - Forum: IT Zone
- Replies (10)
|
 |
Kina dëshiron ta blejë rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com. Ndoshta është e vendosur që Facebook është e keqja më e vogël, kur është fjala për rrjetet sociale perëndimore. Apo, ndoshta kjo është vetëm një dhuratë që kryeqyteti kinez, Pekini, do t’i bëjë vetes.
Cilado qoftë arsyeja, duket se Kina - apo më saktësisht, një nga fondet e mëdha investuese të Kinës - është duke u përpjekur për të blerë një pjesë të rëndësishme të aksioneve në Facebook.
Një raport i Business Insider përmend një burim lidhur me “një fond që planifikon të blejë aksione nga ish-punonjësit e Facebook", të cilët kanë plan të mblidhen bashkë dhe të kenë një ndikim më të madh me pjesën e tyre të aksioneve në këtë platformë.
Mirëpo, nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë Business Insider thotë se nuk kemi nevojë të brengosemi, sepse “kjo do të ishte një blerje e aksioneve në kompani, e cila nuk do të vlejë me votë, si dhe e njëjta nuk nënkupton që aksionarët e rrjetit social do të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve. / Telegrafi /
|
|
|
| iPS-Gaming | Wallpaper |
|
Posted by: EskimO. - 04-26-2021, 10:41 PM - Forum: Punimet
- Replies (10)
|
 |
Ni punim qe ja kom ba Ilyrian public server te ajo ku duhet me prek Ok,nashte ju pelqen.
Direkt Link: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.imagebam.com/image/cc2472139227334" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.imagebam.com/image/cc2472139227334</a><!-- m -->
|
|
|
|