| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 15712 online users. » 0 Member(s) | 15710 Guest(s) Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 11
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 574
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,526
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Kujdes kur blini banane! |
|
Posted by: withstyle - 04-26-2021, 07:56 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (5)
|
 |
Besojmë se nuk ka njeri që nuk do të frikësohej për vdekje kur nën një grumbull bananesh në dyqan do të shihte gjarprin.
Një shou televiziv në Brazil luajti me frikën e myshterinjve të rastësishëm në një supermarket me këtë mahi pa kripë. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=TZ21y92XuwM[/youtube]
|
|
|
| Themelohet partia kundër Power Pointit |
|
Posted by: withstyle - 04-26-2021, 07:51 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Në Zurich të Zvicrës të hënën është themeluar Partia Anti Power Point anëtarët e së cilës përpiqen të alarmojnë për pasojat që ka përdorimi i Power Pointin, shkruan Presseportal.
Themeluesit besojnë se përfaqësojnë rreth 250 milionë njerëz në mbarë botën të cilët çdo ditë duhet të shikojnë dhe dëgjojnë prezantimet e mërzitshme në PowerPoint. Ata kanë llogaritur se këto prezantime paraqesin vetëm humbje kohe dhe humbje me rreth 350 miliardë euro në vit në nivel global. Ata thonë se dërrasa e zezë e thjeshtë e një shkolle jep rezultate më të mira.
ta dëshirojnë të zvogëlohet përdorimi i PowerPointit dhe të zvogëlohet prezantimi i mërzitshëm të cilat shefat dhe profesorët i shpalosin para punëtorëve ose studentëve të tyre. “Dëshirojmë të bëhemi forca e katërt politike në Zvicër. Sa më shumë që do të bëhemi aq më shumë do të flasim për problemin dhe do të veprojmë më mirë”, tha themeluesi i partisë Matthias Poehm. /Telegrafi/
|
|
|
| Me bashkëshortet në shpinë vrapuan me pengesa |
|
Posted by: withstyle - 04-26-2021, 07:49 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Për disa çifte gara në bartjen e bashkëshortes mbi supe është shumë më e rëndësishme sesa Wimbeldoni. Çiftet garuan në kampionatin botërorë i cili organizohet në Finlandë.
Çiftet nga 11 shtete të botës vrapuan gjatë vikendit në pistën Sonkajravij të Finlandës. Në pistën me pengesa, e cila sipas rregullave të këtij sporti të pazakontë është e gjatë 253.5 metra për herë të tretë me radhë fituan finlandezi Taisto Miettinen me partneren Kristiina Haapanen, shkruan Metro.
Çiftet në pistë duhet t’i kalojnë sa më shpejtë që është e mundur dy pengesa të thata dhe dy të mbushura me ujë. Garuesit nuk është e thënë që patjetër të jenë bashkëshortë.
Garuesi mund ta bartë mbi supe edhe gruan e fqinjit ose shokut, ndërsa kushti i vetëm është që ajo të jetë më e vjetër se 17 vjeç dhe të peshojë së paku 49 kilogramë.
Ekzistojnë disa stile për bartjen e bashkëshortes, ndërsa më i popullarizuari është stili estonez i cili mund të shihet edhe në fotografi. Shpërblimin që merr fituesi caktohet nga pesha e partneres. /Telegrafi/
|
|
|
| Ugandë: Bomba shërbente si zile shkolle?! |
|
Posted by: withstyle - 04-26-2021, 07:48 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (4)
|
 |
Një bombë e pa eksploduar shërbente si zile në një shkollë në Ugandë. Bombën e zbuluan ekipet e deminimit kur vizituan shkollën për tua tërhequr vëmendjen fëmijëve për rrezikun nga minat.
Organizata “Rrjeti kundër minave” njoftoi se mësuesit e godisnin bombën e pa eksploduar me gurë për t’i ftuar nxënësit të futeshin në klasë në një fshat të largët të Ugandës. “Koka e bombës ishte ende aktive, që do të thotë se ka mundur të eksplodojë pas ndonjë goditjeje të fortë. Kjo do të shkaktonte dëme të mëdha”, tha Vilson Bvamble koordinator i organizatës. Sipas tij, do të kryhet shpërthimi i kontrolluar i bombës së mbetur.
Në dy dekadat e fundit ushtria e Ugandës është ballafaquar me dy kryengritje në këtë vend dhe për këtë arsye kanë mbetur shumë bomba dhe mina të paeksploduara. Kjo është bomba e dytë që kjo organizatë ka zbuluar në një shkollë të Ugandës. Bombën tjetër fëmijët e përdornin si lodër në oborrin e shkollës. /Telegrafi/
|
|
|
| Futbollistja suedeze shkëmbeu ndërresën me një tifoz |
|
Posted by: withstyle - 04-26-2021, 07:45 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Futbollistja e Suedisë, Josefine Oqvist, pas fitores së reprezentacionit të saj ndaj Koresë së Veriut në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra, shkëmbeu bluzën e saj me një tifoz, i cili e kishte përcjellë ndeshjen nga tribunat.
Përveç se shkëmbeu ndërresën me tifozin, Josefine, futbollistja më e mirë e reprezentacionit të saj, ia dhuroi edhe një puthje.
Duket se suedezet nuk e kanë problem shumë që t’ua dhurojnë ndërresat tifozëve të tyre edhe nëse duhet që të zhvishen në publik. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=F4EZo-DuM_g[/youtube]
|
|
|
| Video: Neo vs Fear Factory |
|
Posted by: Jo :) - 04-26-2021, 02:21 PM - Forum: Zbavitje
- Replies (4)
|
 |
Neo -4/-4 (Frag eXecutors vs Fear Factory)
Këtu kemi një rast të bukur nga finalja e madhe e eventit të ESL Pro Series II Poland duke shfaqur të parin dhe të vetmin Filip "Neo" Kubski në ndeshjen me Frag eXecutors kundër Fear Factory. Kubski luajti një rol shumë të madh në fitoren e madhe të Frag eXecutors, dhe më poshtë mund të shihni dy raste të bukura nga Kubski në atë ndeshje:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=svfroG4VQjo[/youtube]
|
|
|
| Ftohësit për punë të gjatë nga Arctic Cooling |
|
Posted by: withstyle - 04-26-2021, 01:00 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Kompania Arctic Cooling ka prezantaur dy ftohës të rinj për procesorë të dedikuar për punë të pandërprerë. Freezer 13 CO dhe Freezer 13 Pro CO (Continuous Operation) janë dizajnuar për shfrytëzuesit të cilët nuk i fikin kompjuterët e tyre me ditë të tëra, ndërsa qëndrueshmëria dhe besueshmëria në punë sigurohet nga dy ventilatorë me bazamente sferike dhe mekanizmi kualitativ i montimit në pllakën amë.
Të dy zgjidhjet kanë dizajn klasik në formë pirgu, përmes të cilit kalojnë katër gypa bartës të nxehtësisë. Modeli Freezer 13 CO ka 45 fletëza alumini dhe ventilatorin me diametër 92 mm me shpejtësi rrotullimi prej 600 deri 2000 rpm. Versioni Freezer 13 Pro CO vjen me dy fletëza më shumë dhe ventilator më të madh 120-milimetërsh me shpejtësi rrotullimi prej 300 deri 1350 rrotullime në minutë.
Përveç këtyre versioni Pro ka edhe ventilatorin 50-milimetërsh në bazën e ftohësit, i cili rrotullohet me shpejtësi prej 700 deri 2700 rpm. Këta ftohës janë të përshtatshëm për instalim në procesorët e AMD dhe Intel, ndërsa kushtojnë 32,95 euro (Freezer 13 CO) dhe 43,95 euro (Freezer 13 Pro CO)./KohaDitore/
|
|
|
|