eSportsKosova - Gaming Community
FoxNews:Thyhet llogaria e Twitter,thuhej se Obama ishte vrar - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: FoxNews:Thyhet llogaria e Twitter,thuhej se Obama ishte vrar (/thread-6435.html)



FoxNews:Thyhet llogaria e Twitter,thuhej se Obama ishte vrar - CowyFite - 04-27-2021

[Image: 34rzp8n.jpg]
Ja edhe një dëshmi se gjëra të tmerrshme mund të ndodhin në rrjetet sociale. E sidomos kur llogaritë zyrtare thyhen, dhe bien në duar të njerëzve të papërgjegjshëm.
Llogaria e televizionit Fox në Twitter është thyer nga hakerët, dhe pas kësaj, në këtë llogari janë postuar gjashtë cicërima radhazi, në të cilat thuhet se presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është vrarë në një restorant në Iowa
.

Cicërimat me lajmin e tmerrshëm janë postuar sot gjatë ditës në llogarinë “foxnewspolitics”. Kjo llogari madje kishte edhe logon e cila e konfirmonte origjinalitetin e saj në Twitter.

Mirëpo, një lajm i tillë ka qenë i izoluar pasi që rrjetet e mëdha televizive në SHBA nuk e kanë publikuar lajmin e rrejshëm.

Më pas, Fox News ka lajmëruar për thyerjen e llogarisë së saj në Twitter, duke kërkuar ndjesë për të gjitha ata që janë shqetësuar nga një veprim i tillë i papërgjegjshëm.

Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, një lajm i tillë është shpërndarë në Ditën e Pavarësisë së Amerikës. / Telegrafi /