Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 636 online users.
» 1 Member(s) | 633 Guest(s)
Baidu, Bing, PIONERI

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 13
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 33
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 48
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 577
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 399
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,390
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,549
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  ** Biohazard +VIP dhe FINAL **
Posted by: ScrappeR - 05-02-2021, 04:40 PM - Forum: AMX - Addon's - Replies (30)

Përshëndetje..
_____________________________________
BIOHAZARD
Osht një mod, dhe gjat lojës infektohet një lojtar..
Por ai duhet ti infektoj te gjith dhe te marrin ter boten mumjet.
Kurse njerzimi duhet ti mbysin te gjtha mumjet per te mbijetuar, njerzimi ka arme te forta ka bombe pluma panderprer etj..
Secila prej mumjev e ka strategjin e vet si longjump, knockback por ato mund te shohin edhe net ter [ NAT ]

_________________________
Fotot gjat lojës!
1
[Image: 83603316.png]
2
[Image: 12866412.png]
3
[Image: 94528052.png]
4
[Image: 86977167.png]
5
[Image: 99479835.png]
6
[Image: 64969307.png]
7
[Image: 63671737.png]
8
[Image: 11793607.png]
9
[Image: 80733134.png]
_______________________________________________________________________________________

Addonsi përmban kto plugers..
*********************************
Rikthim ne loj (kurte vrasin)
Momb dritese new( jo qysh osht normale )
VIP+SKIN+100 pancir
Sheno /kam ose /kamera
Forcaplumbit new
Modele te reja te mumjev
Parashute
Multikercim (vetem per ADMIN)
Havaja (qielli) ZI me YLLA
Mjegull gjat lojes
LaserMina (setlaser + dellaser)
Pancir 100 ( nese keni pancir sun te infekton mumja deri sa ta hek )

________________________________________
[edit]Instalimi: E boni extract prej winrarit klikoni ne folder qe osht brenda me emrin: KS BIOHAZARD [WINDOWS] dhe aty i boni kopje te gjitha edhe i qoni ne ProgramFiles/Valve/cstrike PASTE dhe knaqnu me lojen kjo bon edhe ne VPS, IP REALE osht vetem per WINDOWS
Pass: eskscrapper[/edit]
[edit]rregullo link[/edit]

Flm Smile

Print this item

  Vendosni të gjitha rrjetet shoqërore në një vend të vetëm
Posted by: iceboy - 05-02-2021, 04:16 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=Central_676957966.jpg...cle_medium]

Me kaq shumë rrjete që janë bërë, është e vështirë që të lidheni vetëm në një vend me miqtë dhe familjen, kur do të mund të gjeni çdo gjë që ata kanë nevojë të dine për ju. Blogjet janë vende ku mund të shkëmbeni ndonjë rrëfim, video, fotografi, por nuk janë vende që ofrojnë një lidhje të kënaqshme si një qendër e pranisë tuaj shoqërore në internet. Nëse jeni duke kërkuar ndonjë mënyrë për të krijuar ndonjë profil që do të mund ta përdroni si qendër e të gjithë rrjeteve shoqërorë, ju mund t’i pëlqeni faqet si Flavors.me ose About.me, të cilët ua mundësojnë krijimin e një profili të këtillë.

Është paraqitur një shërbim i ri që ndërton një faqe për profilin tuaj për të ndërlidhur të gjithë rrjetet shoqërorë në Central.ly. Kjo faqe ju mundëson krijimin e një faqeje të bukur dhe të stolisur që mund të jetë si një kartelë online e biznesit tuaj. Central.ly ju ndihmon për të marrë klientë, por mund të ndihmojë edhe për sistemin e firmës dhe emrit tuaj. Regjistrimi është i lehtë dhe rregullimi i kësaj faqeje është mjaft i lehtë. Flavors.me dhe About.me ofrojnë veçori për të bërë stolisje, por Central.ly e bën stolisjen pothuajse tërësisht sipas shijes tuaj, me module për të ndryshur dhe shtuar informacionin për ju në faqe, me sfond dhe aplikacione. Aplikacionet në Central.ly ofrojnë lidhjen e të gjithë rrjeteve në një vend të vetëm, duke ua mundësuar shtimin e një mailing liste, blogut tuaj, profilit tuaj në Facebook, Twitter, hartën për vendndodhjen tuaj, fotografitë në Flicr, kanalin tuaj në YouTube dhe më tepër. Mbani në mend që Central.ly është ende në fazën testuese, kështu që ju mbase nuk i gjeni të gjithë rrjetet shoqërorë, madje as Google+.

Central.ly ofron edhe statistika që tregojnë se sa herë profili juaj është përmendur në ndonjë cicërimë, apo është folur për të në Facebook, ose në Linkedin. Ai gjithashtu ofron mundësinë për të parë se sa herë është vizituar profili juaj gjatë javës së kaluar, nëse kanë ardhur këto vizita nga Twitter, Facebook, Linkedin, ose Google. Ju madje edhe mund ta shtoni domeinin tuaj për profilin Central.ly për ta përfituar një profil profesional.

Për t’i provuar këto mundësi, vizitoni <!-- m --><a class="postlink" href="http://central.ly" onclick="window.open(this.href);return false;">http://central.ly</a><!-- m --> dhe regjistrohuni me adresën tuaj elektronike dhe zgjedhni ndonjë emër të përdoruesit që keni dëshirë, normalisht, nëse nuk është i zënë ky emër. Tani, shërbimi është falas, por shtimi i një domeini kushton 9 dollarë për një muaj./pcworldalbanian

Print this item

  Sony Ericsson prezanton telefonin dyfunksionësh
Posted by: uranglobal - 05-02-2021, 03:15 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 5a8f6b.jpg]
Sony Ericsson ka prezantuar telefonin celular që është njëkohësisht edhe kasetofon.

Si celular, kjo pjisje ka një ekran 3-inch me prekje, 64 MB/RAM, një memorje të integruar 256 MB me mundësi rritje dhe 32 GB të tjerë, përmes kartës mikro SD, një kamera të integruar në pjesën e pasme të celularit 3 megapiksel, portë USB-je WiFi dhe Bluetooth.

Por ky model i Sony Ericsson ka edhe rolin e kasetofonit, që do të thotë se luan këngë dhe të ofron mundësinë që t’i këndosh ao njësoj si në karaoke. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë se sa do të jetë çmimi i këtij telefoni. /Telegrafi/

Print this item

  Dell prezanton tabletin Peju Insider
Posted by: uranglobal - 05-02-2021, 03:14 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Kompania Dell ka njoftuar lançimin e tabletit të tij më të ri Peju Insider, në muajin Tetor.
[Image: 055675.jpg]
Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania, e cila njofton se kjo pajisje do të ketë sistemin e operimit Windows 7, një ekran 10.1-inch me prekje të shumëfishtë, një procesor Intel-Core i5, një memorje të integruar 4 GB me mundësi rritje dhe 64 GB ose 120 GB përmes mikro katës SD, një kamer 1.3 megapiksel në pjesën ballore të tabletit dhe një tjetër 5 megapiksel në pjesën e pasme të tij, dy porta USB-je, Mini VGA, HDMI modem opsional 3G ose 4G.
[Image: 9c59fb.jpg]
Bateria e tabletit Peju Insider të Dell mban nga 6 deri në 8 orë punë. Çmimi për këtë prototip, do të bëhet publik pak para daljes së tij në treg. /Telegrafi/
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=SIEFQCnnpy8&feature=player_embedded" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=SIEFQCnn ... r_embedded</a><!-- m -->

Print this item

  Laptopi i Gateway kushton 700$
Posted by: uranglobal - 05-02-2021, 03:13 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 90e714.jpg]
Kompania Gateway ka prezantuar laptopin e tij më të ri, prototipin ID47, i cili sapo ka dalë në treg.

Bëhet fjalë për një laptop me ekran 14-inch, me një procesor 2.3 Ghz Intel-Core i5, 4GB/RAM, një memorje të integruar 500 GB, 4 porta USB-je dhe portë për kartat mikro SD, HDMI, WiFi dhe Bluetooth.

Laptopi Gateway ID47 ndodhet aktualisht në treg, ndërsa çmimi për këtë prototip është 700 $. Ky kompiuter portativ mund të blihet edhe në internet. /Telegrafi/

Print this item

  Momentet më zbavitëse të Wimbledon 2011 (VIDEO)
Posted by: uranglobal - 05-02-2021, 03:06 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Në rast se nuk e keni parë turneun e tenisit Wimbledon për vitin 2011, videoja më poshtë tregon atë që keni humbur. /albeu.com/

Shikoni videon:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=R-EXSaWT5G4&feature=player_embedded" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=R-EXSaWT ... r_embedded</a><!-- m -->

Print this item

  Artistja që pikturon me buzët e saj (VIDEO)
Posted by: uranglobal - 05-02-2021, 03:05 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Natalie Irish nga Houston, Texas, pikturon duke vënë të kuq buzësh. Duke ndryshuar presionin e puthjeve të saj, ajo mund të krijojë imazhe të ndryshme. Në një nga videot e saj më të famshme të ngarkuara në YouTube ajo krijon një portret të mrekullueshëm të ikonës Marilin Monroe. /albeu.com/

Shikoni videon:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=0ra5kRL6iuk&feature=player_embedded" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=0ra5kRL6 ... r_embedded</a><!-- m -->

Print this item

  Shfaqja e plakut, të shokon (VIDEO)
Posted by: uranglobal - 05-02-2021, 03:04 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

Quhet Ramesh Chandra Kasera nga India. Me shfaqjet e pazakonta ka rritur të tërheq vëmendjen e gjithë botës. Ai arrin që njëherësh të fus në gojë 11 thika të mëdha.

Jo vetëm kaq, ai arrin të fikë zjarrin me gojë. /albeu.com/


[Image: bb7fad.jpg]

Print this item

  10 vendet më të qeta të planetit
Posted by: NBR - 05-02-2021, 07:35 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: 10_vendet_me_te_qeta_te_planet.jpg]

Hartimi i listës është bërë nga faqja Tripadvisor, një rankim origjinal që prek edhe vende si Guinea.Keni para mjaftueshëm dhe po kërkoni një vend përrallor e të qetë për pushimet tuaja? Jemi mëse të qartë që shumica e shqiptarëve nuk do të kishin mundësi për të shkuar në zona të tilla, por ama sidoqoftë hidhini një sy listës së 10 vendeve më të qeta të planetit.
Hartimi i listës është bërë nga faqja Tripadvisor, një rankim origjinal që prek edhe vende si Guinea.

1 – Rajoni i Jungfrau, Zvicër- Eshtë një qoshe e botës shumë larg zhurmës, qe ofron një natyrë tepër të qetë. Ka liqene më ujë të kulluar, në të cilët mund të lahesh. Pamja është e mrekullueshme dhe aty mund të gjesh paqe e të reflektosh për shumë gjëra.

2 – Lapponia, Finlandë - Atdheu i Babagjyshit të Vitit të Ri. Vendi është klasifikuar si pasuri dhe mbrohet nga UNESCO. Zona është e painfektuar nga dora e njeriut.

3 – Papua, Guinea e Re - Një ishull gjigant, i dyti në botë pas Groenlandës, që ruan ende zonat e fundit të paksploruara të planetit. Atje fauna nuk ka të krahasuar…gjen papagaj, pëllumba, si në asnjë vend tjetër.

4 – Bora-Bora, Polinesia franceze- Atje eshte vendi ku mund të notosh në sipërfaqen e ujit, me një maskë dhe syze deti që të lejojnë të admirosh mrekullitë koralore që të ofrojnë ishujt.

5 – Lugina e Loira-s në Francë - Keshillohen ekskursionet me biciklete, sidomos në pranverë ose në fillim të vjeshtës. I njohur si kopshti i Francës, në mes të natyrës fantastike ndodhen edhe abaci,katedrale dhe shumë kështjella të bukura.

6 – Seychelles - Zona ndodhet në Madagaskar dhe mbrohet nga UNESCO.

7 – Parku Kombëtar Jasper në Kanada - Ky është parku më i madh në malet shkëmbore kanadeze. Atje jetojnë disa lloj kafshësh tepër të rralla. Pushimet janë të qeta, por edhe me pak aventurë. Në brendësi ka ujëra termalë, liqene, ujëvara dhe luadhe.

8 – Parku kombëtar i vullkanit Arenal në Kosta Rika – Në aktivitetin e tij të plotë, vullkani Arenal arrin deri në kuotën 1600 metra. Që prej vitit 1968, mali ofron pamje spektakolare, sidomos natën. Në park ekzistojnë zona termale, falë këtij vullkani.

9-Ishulli i Jugut në Zelandën e Re - Mund t’ia mbathni në anën tjetër të botës dhe të vizitoni Ishullin e famshëm, ku do të gjeni ambiente argëtuese, por edhe të qetësoheni dhe pushoni.

10. Butan – Shteti i vogël, një monarki kushtetuese, gjendet në kufi më Kinën dhe Indinë. Në këtë vend mund të gjeni botën antike dhe misterioze ku spiritualiteti lindor dhe madhështia e maleve janë padronë të vërtetë.Udhëtimi në këtë vend shoqërohet me një qetësim të shpirtit, meditim dhe reflektim. /magjistari.com/

Print this item

  Të vdesësh për një top bejsbolli
Posted by: NBR - 05-02-2021, 07:34 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: bejs-300x2441.jpg]

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Amerikë, gjatë një ndeshje bejsbolli. Një tifoz, i cili ka qenë i pranishëm në stadium së bashku me djalin e vet, ka humbur jetën, në përpjekje për të kapur topin e bejsbollit, i cili po drejtohej nga ai. Tifozi ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash dhe ka humbur jetën menjëherë. “Unë u përpoqa ta kap atë, por për fat të keq dështova”, ka thënë Ronnie Hargis, një person që ishte ulur pranë tij. /magjistari.com/

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Z_KTmv0OmwM[/youtube]

Print this item