| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 635 online users. » 0 Member(s) | 633 Guest(s) Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 13
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 33
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 48
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 226
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 578
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 400
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,391
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,554
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Rishikimi i ekipit: fnatic |
|
Posted by: Jo :) - 05-03-2021, 02:29 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (1)
|
 |
Rishikimi i ekipit: fnatic:
Emri i ekipit: fnatic
Baza e organizatës: ![[Image: au.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/au.gif)
Fotografia dhe logo e ekipit:
Emri: Rasmus "Gux" Ståhl
Mosha: 22
Vendi: ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif)
Shumë gjëra për këtë djalosh, besoj që janë të njohura, dhe ka një kohë që ai njihet si një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin. Ka pak kohë që iu bashkua fnatic për herë të tretë, pas një eksperience disa mujore në ekipin e Lions.
Roli i tij në këtë ekip është i ditur dhe pritet që në eventet e mëdhaja të rradhës të tregojë se kush është në të vërtetë. Ai është një frag-lider i lindur, edhe pse këtë gjë nuk e ka bënë në dy herët e para në ekipin e fnatic, pasi ai ishte vetëm një lojtarë ndihmës i f0rest e GeT_RiGhT.
Tani është koha e tij për të udhëhequr fnatic në mënyrën më të mirë për të kthyer këtë ekip në vendin ku e meriton pasi kohët e fundit nuk po shihet se janë ujqit e vjetër si në vitin 2009.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=FKFgNOCBfeU[/youtube]
Emri: Faruk "pita" Pita
Mosha: 20
Vendi: ![[Image: ba.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ba.gif)
Një nga lojtarë më të mirë të epokës "newschool" konsiderohet pikërisht ky djalosh 20 vjeçar, i cili së fundi u largua nga fnatic për ti lëshuar vendin manne, por ky i fundit pa treguar sukses dhe u zëvëndësua menjëherë po nga pita.
Roli i tij në ekip është si një lojtarë ndihmës, që vjen nga prapa dhe bën mrekulli në rikthimin e lojës për ekipin e tij. Talenti i tij është shumë i madh për këtë lojë, dhe ne do të presim edhe shumë nga ky lojtarë, edhe pse tani mendoj se është koha e tij për të treguar dhëmbët e tij.
Është një lojtarë shumë i qetë në lojë, bën një lojë shumë të thjeshtë, por thjeshtësia e tij bën që të bëj diferencë me lojtarët e tjerë. Ka shumë raste ku falë aftësive të tij ekipi arrin drejtë fitores shumë më lehtë, edhe pse eksperienca e tij është më e vogël në krahasim me lojtarët tjerë të ekipit.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=4pJeH35VVvw[/youtube]
Emri: Patrik "cArn" Sättermon
Mosha: 26
Vendi: ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif)
Fjalët për liderin e fnatic janë të tepërta, pasi eksperienca e tij në gjithë këto vite tregon gjithçka për këtë legjendë suedeze. Është i njohur si një nga liderët më të mirë në botë për disa vite, dhe një menaxhues fantastik i ekipit.
Roli tij në ekipin e fnatic është si një lider në lojë, por edhe jasht lojës ai është një lider i vërtetë. Loja e tij ndoshta nuk është si lojtarët më të mirë në botë, por kur bashkohet fakti se bën strategji nga më të ndryshmet, dhe është një nga liderët më të mirë, nga ai pritet gjithçka.
Qetësia e tij në lidership, bën që ai posa të formojë ekip me lojtarë të rinj, mund të bëj befasi, siç kemi rastin në 2009 kur krijoi ekipin e ri (cArn, dsn, f0rest, Gux GeT_RiGhT) dhe arriti të fitoj një event të madh veteëm pas dy javësh, gjë që e ka bërë edhe në fillim të këtij viti, ku me ekipin e ri që e bëri fnatic për 2011 (cArn, dsn, Delpan, Xizt, pita) arriti të fitoj IEM5 European Championship.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=SzDR65oDYsg[/youtube]
Emri: Harley "dsn" Örwall
Mosha: 25
Vendi: ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif)
Edhe ky njihet si cArn, një legjendë tjetër suedeze që është pjesë e këtij ekipi që nga viti 2005. Thuhet që kur cArn do të pensionohet, edhe dsn do të jetë në atë rrugë, por dilema është se kur do të ndodhë kjo gjë.
Roli i tij në lojë është awp-eri i parë, por në shumë raste edhe si lojtarë ndihmës. Është i thjeshtë në stilin e tij me awp, dhe luan me stilin si një camper. Por, kur ai është në formë, nuk ka ekip që mund ti del përpara, pasi luan i vetëm kundër tyre.
Në jetën e përditshme njihet si një njeri shumë i këndshëm, por kohët e fundit forma e tij është duke rënë dukshëm. Por, se a do të mundet të tregojë se forma e tij është ende e lartë, mbetet të shihet në eventet e ardhshme ku fnatic pritet të eksplodojë me ekipin e ri e dsn me rolin e tij të vjetër.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_DGcIgVgvRc[/youtube]
Emri: Richard "Xizt" Landström
Mosha: 20
Vendi: ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif)
Para vitit 2010 shumë njerëz nuk e kanë njohur këtë lojtarë, por me performancat e tij briliante me H2k e më pas me Lions, e së fundi në fnatic, Xizt e kanë kthyer në një nga lojtarët më të mirë që ofron Suedia.
Roli i tij është i ngjajshëm me atë të Gux, është një frag-lider i dytë, apo në disa raste edhe si një lojtarë ndihmës. Edhe pse forma e tij është si me buttonin on/off, ai është sigurisht një pjesë shumë e rëndësishme e fnatic, ku këtë gjë e dëshmoi në IEM5 European Championship, ku ai ishte thjeshtë i pandalshëm.
Edhe pse ende i ri ky djalosh, ka edhe shumë për të dhënë si për fnatic, poashtu edhe për skenën e Counter-Strike.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=6Q13Vcj22HU[/youtube]
Dhe së fundi shtrohet pyetja e njejtë. Çfarë mendimi keni për ekipin e ri të fnatic, dhe a mendoni se në eventet e ardhshme mund të rikthejnë shkëlqimin e dikurshëm?
Mendimi im është i thjeshtë. Duke parë ekipin e SK Gaming në kohët e fundit, ekipin fantastik të Na`Vi që pritet gjithçka nga ta, legjendat polake të Frag eXecutors, e legjendat tjera daneze të mTw, dhe ekipe të reja si ROCCAT, ESC Gaming e eSahara, nuk besohet që fnatic mund ta ke lehtë të sfidojë deri në vendin e parë. Por, besimi në këtë ekip nuk bën të largohet nga fansët e këtij ekipi, masi nga i madhi cArn, e nga bashkëlojtarët e tij, mund të pritet që fnatic të eksplodojë përsëri. Nëse keni mbetur pa shikuar rishikimin për tri javët e kaluara, atëherë klikoni këtu për të parë rishikimin për ekipin e Na`Vi, këtu për të rishikuar ekipin e Frag eXecutors, e këtu të SK Gaming.
|
|
|
| SK Gaming sfidon M5 për të fituar ICSC 8 |
|
Posted by: Jo :) - 05-03-2021, 10:46 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (8)
|
 |
SK ka sfiduar me sukses Moscow Five për të fituar edicionin e tetë të Intel Challenge Super Cup, duke mbajtur serinë e fitimit të eventeve në 100% që nga ardhja e Marcus "Delpan" Larsson në ekip para fillimit të DreamHack Summer.
Finalja e madhe ndërmjet SK Gaming dhe Moscow Five filloi në de_nuke. SK fitoi pistol-rundin dhe filluan një lidership të qetë duke fituar gjashtë rundët e parë. Moscow Five arriti të kthehet në lojë dhe fitoi tetë runda rradhazi për të rikthyer rezultatin në favor të tyre. SK arritën së fundi të marrin rundin final të pjesës së parë, duke mbyllur atë pjesë në disavantazh të tyre me rezultat 7-8 si terroristë.
Në pjesën e dytë, SK menaxhuan përsëri të fitojnë pistol-rundin, por më pas vazhduan duke mos shikuar mbrapa.Ata i morrën me shumë lehtësi nëntë rundët e nevojshëm për të fituar mapën e parë me rezultat bindës prej 16-8.
Mapa e dytë de_tucsan filloi në të mirë të Moscow Five, ku ishin në gjendje të fitojnë pistol-rundin dhe dy rundat tjerë të rradhës. Më pas, SK bënë një rikthim të shkurtër duke fituar katër runda rradhazi duke kthyer rezultatin në 4-3 në favor të tyre pas shtatë rundave. Pastaj nga këto momente ekipet vazhduan ti japin mundësinë njëra tjetrës për të fituar ndonjë rund, dhe rezultati pas gjysmë lojës së parë tregonte 9-6 për Moscow Five.
Gjysmë loja e dytë pa Moscow Five duke fituar përsëri pistol-rundin dhe rundin tjetër të rradhës. SK bënë një mrekulli duke blerë shumë herët, por guximi i tyre u shpërblye pasi ata fituan atë rund dhe një tjetër të rradhës. Të dy ekipet shkonin barbartë në lojë, por epërsia e Moscow Five në gjysmë lojën e parë doli të jetë profitabile duke e fituar këtë mapë me 16-14.
de_train ishte mapa vendimtare e cila do të caktonte fituesin e këtij eventi. Kjo mapë kishte poashtu një knife-rund ku SK dolën triumfues duke zgjedhur që të jenë kundër-terroristë. Të dy ekipet treguan strategji të ndryshme agresive të blerjeve, dhe luajtën në mënyrë fantastike, duke parë në krye Moscow Five me një kryesim të lehtë. Mirëpo, kjo nuk zgjati shumë pasi SK bënë një full-eco në krye me Robert "RobbaN" Dahlström me USP, që e fituan atë rund dhe u rikthyen edhe më shumë në lojë. Nga aty SK fituan rundin final dhe arritën të kishin vetëm një rund më pak se Moscow Five në pjesën e parë me 7-8.
Me vetëm pesëmbëdhjetë runda të mbetur në event, dy ekipet shfaqën dhe dhanë gjithçka nga vetja për të fituar. SK menaxhoi për të marrë një lidership të lehtë dhe në një pozitë komanduese. Një rikthim i vonë i Moscow Five bëri që ata të jenë larg fitores, dhe bëri të sigurtë se SK nuk kanë hyrë në këtë ndeshje me synim tjetër përveç fitores. Në fund SK Gaming përmbylli këtë map me 16-12 dhe në përgjithësi 2-1 me mapa për të fituar finalen e madhe në edicionin e tetë të Intel Challenge Super Cup.
Në ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë, Frag eXecutors dolën në krye duke mposhtur Virtus.pro me 2-1 në mapa poashtu, duke filluar me një humbje në de_tuscan me 17-19, duke vazhduar me fitore në de_nuke me 16-11, dhe duke përmbyllur gjithçka në de_dust2 me rezultat prej 16-8.
Renditjet përfundimtare të ICSC 8 vijojnë si më poshtë:
1. SK Gaming - 5,000$
2. Moscow Five - 3,000$
3. Frag eXecutors - 2,000$
4. Virtus.pro
5-6. ROCCAT
5-6. KerchNET
|
|
|
| Video: SK vs M5 Final frags |
|
Posted by: Jo :) - 05-03-2021, 10:15 AM - Forum: Zbavitje
- Replies (8)
|
 |
Final frags (SK Gaming vs Moscow Five)
Pavelas "kab" Laptevas krijuesi i shumicës së videove që i shihni këtu që vjen nga stafi i HLTV.org së fundi ka krijuar disa momente shumë të bukura që na dhuruan lojtarët e ekipit të SK Gaming e Moscow Five në finlaen e madhe të ICSC 8. Ndiqni ato momente të bukura në videon më poshtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=fowq9ivvOvk[/youtube]
|
|
|
| Bën be në Zot me gënjeshtër, e godet rrufeja |
|
Posted by: withstyle - 05-03-2021, 10:14 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (6)
|
 |
“Më vraftë Zoti me rrufe, nëse të kam marrë ndonjëherë para borxh”.Kjo është ajo që ka thënë një burrë nga Kina, duke e ditur që po gënjente. Disa minuta më vonë atë vërtetë e goditi një rrufe. Pasi e çuan në spital, fatmirësisht shpëtoi
Tre vjet më parë, ai i mori borxh një mikut të vet për dasmën e tij. Shumën që e mori borxh, nuk e ktheu më. Kur shoku i tij ia kërkoi, ai zuri be Zotin, duke e ditur që po gënjente dhe e goditi rrufeja, transmeton agjencia Noa. /Telegrafi/
|
|
|
| Fosili i dinozaurit më të tmerrshëm |
|
Posted by: withstyle - 05-02-2021, 10:18 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (3)
|
 |
Me rastin e zbulimit, fosili i habiti shumë shkencëtarët të cilët, pas studimeve, besojnë se bëhet fjalë për një lloj krejtësisht të ri dinozaurësh.
Nëse mendoni se Tiranosaur (lat. Tyrannosaurus rex, 'reptili tiran') është përbindëshi më i tmerrshëm që ka ekzistuar ndonjëherë në tokë, vazhdoni të lexoni. Pra, shkencëtarët prezantuan fosilin e “çudisë kolosale të detit” e cila për të parë mund të shihet nga opinioni.
Fosil i pliosaurit është zbuluar para një vitit e gjysmë në Dorset, në Britani të Madhe, 170 km në jugperëndim të Londrës. Me rastin e zbulimit shkencëtarët pothuaj mbeten pa fjalë dhe pas studimeve besojnë se bëhet fjalë për një lloj krejtësisht të ri dinozauri
'Mrekullia' që ka mbretëruar në detet e tokës “derisa njerëzit as që ishin në plan” tashmë quhet përbindëshi më i tmerrshëm në histori.
Është montuar mes sukses 95 për qind e skeletit të tij dhe tash për tash bëhet fjalë për fosilin më të ruajtur të këtij lloji në botë/2tinguj/
|
|
|
| Video: xek vs Virtus.pro |
|
Posted by: Jo :) - 05-02-2021, 08:13 PM - Forum: Zbavitje
- Replies (2)
|
 |
xek -4 (Moscow Five vs Virtus.pro)
Alexander "xek" Zobkov nga Moscow Five menaxhoi për të fituar pistol rundin në mapën e dytë de_train kundër Virtus.pro, ku ai ia doli për të fituar një situatë i vetëm kundër katër kundërshtarëve të tij. Ndiqni atë moment më poshtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=mbCOTCK-R9w[/youtube]
|
|
|
|