Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 637 online users.
» 1 Member(s) | 634 Guest(s)
Baidu, Bing, PIONERI

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 13
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 33
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 48
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 577
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 399
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,390
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,549
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  “Military Mistress” ,martohet me 14 ushtarakë,pastaj i plaçk
Posted by: NBR - 05-02-2021, 07:33 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Ia kanë dhënë nofkën “Military Mistress”, e dashura e ushtarakëve. Nofka ndoshta është pak e gabuar, pasi zonja asnjëherë nuk është kënaqur vetëm me rolin e të dashurës.

Derisa ishte në vitet e 20-ta të moshës, ajo ishte martuar me 14 meshkuj dhe të gjithëve iu kishte zbrazur llogaritë bankare. Secilin e ka “lehtësuar për të paktën 100 mijë dollarë. Bobbi Ann Finley tashti është akuzuar për gjueti, mashtrime e vjedhje, mirëpo, ajo pohon se nuk është fajtore dhe se me gjithë ata meshkuj është martuar nga dashuria, por ç’ti bësh që nuk ka pasur fat me ato lidhje.

Finley, e cila ka 9 fëmijë me po aq burra, duket sikur në vend të karrierës së zakonshme ka vendosur të fitojë para duke shfrytëzuar persona ushtarakë, pasi është bindur se ata janë mjaft të pasur. Dhe, çdo lidhje e saj ka përfunduar me zbrazjen e llogarive bankare të burrave të saj.

Gjatë intervistës ajo tha se nga meshkujt ka kërkuar vetëm siguri financiare, që vet nuk e kishte pasur derisa ka qenë fëmijë, por ka mohuar se i ka plaçkitur me qëllim.

“Ishte e kthjellët, argëtuese dhe mahnitëse”, u tha medieve Jacob Anderson, një nga ish-burrat e saj.

Edhe këtij ajo ia kishte “shitur” tregimin se është gjoja trashëgimtare e pasur.

“Ishte edhe kuzhiniere dhe amvise e shkëlqyer…Nuk do të mund të zgjidhja grua më të mirë”, shtoi Jakobin.

Kështu kishte menduar derisa nuk kishte konstatuar se nga llogaria e tij bankare po zhduken paratë.

“Në krahasim me të, dreqi është engjëll”, është shprehur një tjetër ish-burrë i saj, që e kishte anuluar martesën vetëm një javë pas lidhjes me të.

Nusen serike e zuri Katie Wegg, një nga vjehrrat e saj, e cila plot gjashtë vjet mblodhi dëshmi.

Finley është akuzuar edhe për bigami, pasi ishte martuar me disa meshkuj në të njëjtën kohë, disa prej të cilëve vetëm tashti kanë kuptuar se janë baballarë, sepse ajo më herët nuk u kishte treguar për fëmijët. /magjistari.com/

[Image: nusja_serike_qe_u_martua_dhe_p.jpg]

Print this item

  Video: Momentet e para nga ICSC 8
Posted by: Jo :) - 05-01-2021, 09:09 PM - Forum: Zbavitje - Replies (4)

Ju sjellim disa nga momentet e para të ICSC 8 LAN finalz në Kiev të Ukrainës.

tacky -4 (ESC Gaming vs Moscow Five)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Z4xTkV09IMQ[/youtube]

GeT_RiGhT -4 (SK Gaming vs fbgaming)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=xz5Rqw5A2iQ[/youtube]

f0rest -4 (SK Gaming vs fbgaming)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=uJzvu46dQZA[/youtube]

BASiC -4 (ROCCAT vs ESC Gaming)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Po7Fj-vSfkM[/youtube]

Print this item

  Warcraft The Movie
Posted by: BAAM - 05-01-2021, 04:32 PM - Forum: WoW - Replies (4)

Warcraft The Movie

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=DYvPjtoZJcw[/youtube]

Print this item

  Video: Shimpanza me kallashnikov - gjuan në drejtim të ushta
Posted by: Nikita - 05-01-2021, 03:25 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

[Image: majmuni%20me%20kallash%20ne%20dore.JPG]
Së shpejti nëpër teatrot e filmit do të shfaqet filmi "Rise of the Planet of the Apes", i cili do të shpjegojë se si majmunët do të vendosin për botën - "Planetin e majmunëve"

Kohëve të fundit në YouTube është publikuar një video e cila tregon se si një shimpanzë gjuan me kallashnikov drejt disa ushtarëve./Webmagazina.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GhxqIITtTtU[/youtube]

Print this item

  SHBA: StumbleUpon e kalon Facebookun
Posted by: uranglobal - 05-01-2021, 01:13 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 89c7b1.jpg]
Nëse ende nuk e keni provuar faqen StumbleUpon, atëherë keni humbur shumë nga inter-aktiviteti në internet.

Tani, njëra ndër uebfaqet më të famshme në botë, StumbleUpon e ka tejkaluar edhe rrjetin social Facebook, sa i përket dërgimit të trafikut tek faqet tjera të internetit.

Mirëpo, burimi i trafikut, faqja StumbleUpon e ka kaluar Facebook-un vetëm sa i përket SHBA’ve, por jo edhe në nivelin global.

StatCounter Global Stats thotë se StumbleUpon është për 20 për qind mbi Facebook, sa i përket dërgimit të trafikut në faqet e internetit në SHBA, vetëm gjatë muajit të kaluar, por në nivel global Facebook referon pothuajse tri herë më shumë trafik sesa StumbleUpon.

A mendoni se StumbleUpon do të dal para Facebook edhe në vendet tjera, jashtë Amerikës, apo ky është vetëm një vrull momental i amerikanëve, i cili e tejkalon atë të rrjetit social?

Print this item

  Facebook integron lojën strategjike “Civilization World”
Posted by: uranglobal - 05-01-2021, 01:12 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 959c08.jpg]
Facebook ka njoftuar se duke filluar nga muaji Maj, përdoruesit do të mund të gjejnë një version të lojës strategjike “Sid Meier’s Civilization” në faqet e tyre, të quajtur “Civilization World”.

Ashtu si në versionin original të lojës, synimi është ndërtimi, zgjerimi dhe zhvillimi i perandorive, në periudha të ndryshme kohore, nga antikiteti deri në kohët moderne. Në këtë lojë mund të bëhen edhe aleanca me miqtë, ndërsa ofrohet më shumë opsione për komunikim interaktiv.

Por disa përdorues, raporton agjensia CrunchGear, të cilët kanë provuar tutorialin e kësaj loje, thonë se kishte një problem, pasi ishte paksa i ngadaltë. Megjithatë, le të presim, e të shohim se si do të përshtatet kjo lojë strategjike në Facebook. /Telegrafi/

Print this item

  Një iPhone edhe për të varfërit
Posted by: uranglobal - 05-01-2021, 01:12 PM - Forum: IT Zone - Replies (6)

[Image: 727654.jpg]
Në mënyrë që të konkurrojë me platformën rivale të Google, atë Android, dhe pjesën më të madhe të telefonave që bazohen në këtë sistem operativ, Apple në vjeshtë do ta prezantojë modelin e lirë të iPhone, një telefon që në thelb ka tiparet e iPod Touch. 



Duke cituar burime konfidenciale, “9to5Mac” thotë se gjatë muajit shtator Apple do të shpalosë dy modele të iPhone, një iPhone 5, ndërsa njëri prej tyre do të përfshijë variantin e lirë të iPhone .

Versioni më i lire i iPhone, fillimisht do të paraqitet në tregun e SHBA-ve, për tu përcjell më pas edhe në pjesët tjera të botës.



Apple tashmë në treg ka dy modele të iPhone, 3GS dhe iPhone 4, ndërsa gazetarët e “9to5Mac” besojnë se modeli i lirë që së shpejti do të paraqitet në tregun amerikan, duket të jetë i ngjashëm me iPod Touch. 



Drejtori operativ i Apple, Tim Cook, kohët e fundit pati thënë se kompania e tij monitoron nga afër tregun e konsumatorëve me parapagim, dhe ndërkohë po planifikon të ofrojë pajisje më të lira për këtë segment të tregut. / Telegrafi /

Print this item

  “Treni i vdekjes” (Video)
Posted by: uranglobal - 05-01-2021, 12:46 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Në Japoni u prezantua para mediave “Takashiba” – roller costeri më i frikshëm në botë.

“Ky “tren vdekjeje” me shpejtësinë frikësuese të rënies së lirë – në një kënd prej 121 shkallësh, gjendet në parkun e argëtimit në Fujiyoshida, ndërsa hapja zyrtare e parkut do të jetë më 16 korrik.

“Takashiba” ngjitet deri në lartësinë 43 metra, ndërsa gjatësia e përgjitshme e hekurudhës është një kilometër. /Telegrafi/

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=nbqMEmrodJY&feature=player_embedded" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=nbqMEmro ... r_embedded</a><!-- m -->

Print this item

  Fillim jo i mbarë për të sapomartuarit
Posted by: uranglobal - 05-01-2021, 12:46 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: 621858.jpg]
Një çift i sapomartuar vendosi të organizojë një dasmë për tu mbajtur mend dhe në vend se të vinin para dasmorëve me makinë, limuzinë ose karrocë me kuaj erdhën duke u lëshuar nga një kabllo çeliku…të paktën kështu ishte plani.

Lëshimi i tyre “spektakular” përfundoi me një “ndeshje spektakulare”, por për fat askush nuk mbeti i lënduar.

Dhëndëri e duroi rënien e tij si burrë i vërtetë, ndërsa shpresojmë që edhe nusja të mos jetë mërzitur që gjërat nuk shkuan sipas planit. /Telegrafi/

Print this item

  Mijëra bletë “sulmuan” shitoren e çokollatës
Posted by: uranglobal - 05-01-2021, 12:45 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: adacc4.jpg]
Punëtorët e shitores së çokollatës Thornton në qytetin Leominster të Anglisë, gati për tri orë mbetën të mbyllur brenda lokalit pas invazionit të mijëra blerëve në vitrinat e dyqanit.

Të shikosh bletët e trazuara duke u përpjekur të gjejnë mënyrë për tu futur brenda xhamave ishte vërtetë frikësuese, shkruan Daily Mail.

Në pritje të bletarëve ata u detyruan të fshihen brend dyqanit dhe të barrikadojnë hyrjen me kuti të çokollatave.

“Mendoj se i ka tërhequr era e këndshme e çokollatës, por bletari sqaroi se bletët kishin ndarë familjen nga kosherja së bashku me amën e re”, tha njëra prej shitëseve. Besohet s bletët ishin grumbulluar në shitoren e çokollatës për ta mbrojtur amën, e cila ishte dëbuar nga kosherja e afërt nga një amë më e re. /Telegrafi/

Print this item