Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 635 online users.
» 0 Member(s) | 633 Guest(s)
Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 13
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 33
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 48
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 226
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 578
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 400
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,391
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,554
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  ESL, DH, ESWC, eStars shtojnë mapa të reja
Posted by: Jo :) - 05-05-2021, 10:03 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (9)

Një frymëmarrje e ajrit të freskët ka qenë katër eventet më të mëdha ndërkombëtare, pasi dy mapa të reja janë shtuar në listën e mapave që do të luhen në këto evente.

Tashmë e shumë vite, ekipet kanë luajtur në pesë mapa kryesore, me de_tuscan të shtuar si të fundit mapë në këtë listë. DreamHack njoftoi shtimin e de_mirage në Counter-Strike, dhe vendosën që këtë vendim ta lënë për kohë të përhershme gjë që e kemi parë në eventin e tyre të fundit muajin e kaluar.

Në një bashkëpunim në mes të ESL, DreamHack, ESWC dhe e-Stars Seoul, kanë vendosur që të gjithë organizatorët të shtojnë dy mapa të reja, de_mirage dhe një tjetër të re. Katër organizatorët e kanë vendosur de_forge, si mapën e tyre të shtatë. Përzgjedhja e de_forge, që rindërtim i mapës de_cbble, është bërë duke u konsultuar me top ekipet botërore.

[Image: 1310394505.68.jpeg]

Me këto ndryshime, lista e mapave në këto katër evente vijon me këto mapa si më poshtë:

de_dust2
de_train
de_nuke
de_inferno
de_tuscan
de_mirage (download)
de_forge (download)


"Për shumë vite ne kemi parë vetem mapat e njëjta në Counter-Strike 1.6. Në të kaluarën ishte e pamundur për të shtuar një mapë të vetme, sepse ekipet nuk do të ushtronin nëse atë mapë do të luanin vetëm një herë gjatë një eventi. Tani me këtë iniciativë, ne shpresojmë që ekipet janë në gjendje për të praktikuar dhe të luajnë në disa harta të reja. Unë personalisht shpresoj se organizatat e tjera do të janë të gatshëm për të ndjekur iniciativën tonë." - Camille Versteeg, Shefi i garave të ESWC.

"Counter-Strike edhe më tej është loja më e dashur në festivalet, kualifikimet dhe eventet e DreamHack. Vitin e kaluar ne filluam të përdorim de_mirage për ti dhënë DreamHack një shije më ekstra - dhe tani ne jemi shumë të kënaqur që së bashku me ESWC, ESL dhe eStars Seoul të ju prezantojmë mapën më të re zyrtare për DreamHack Winter 2011. Ky lloj i bashkëpunimit është i rëndësishëm për rritjen e ardhshme të eSports." - Tomas Hermansson, Shef i DreamHack Esports.

"Ne jemi vërtetë të lumtur që ne nuk e bëmë këtë hap të vetëm, por në bashkëpunim me ESWC, DreamHack dhe eStars Seoul. Me ndihmën e disa ekipe profesionale ne të gjithë ramë dakord që së bashku ta shtojmë këtë mapë të re për turnetë e ardhshme tona dhe shpresoj se nuk do të jetë një bashkëpunimi i fundit së bashku, pasi edhe shumë të tjerë besoj që na presin së bashku në të ardhmen. Ne jemi të gjithë konkurrentë, por ne ende duhet të punojmë së bashku për të ndihmuar eSports tonë të dashur." - Alexander Nehr, Drejtor i eventeve CS1.6 ESL.

Eventi i parë që do të shohë këto ndyrshime në aksion, do të jetë në e-Stars Seoul's MSI Beat It Championship, i cili do të mbahet më 19-21 gusht në Seul, të Koresë së Jugut.

Print this item

  Shumica e laptopëve me procesor katër-bërthamësh
Posted by: iceboy - 05-05-2021, 10:01 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: thumbnail.php?file=laptop_boot_222319717...cle_medium]

Së paku gjysma e të gjithë laptopëve të ardhshëm që pritet të paraqiten në treg deri në gjysmën e vitit 2015, pritet të kenë procesor me katër bërthama.

Zhvillimi i procesorëve me gjashtë bërthama pritet të përjetojë një zhvillim të mëtutjeshëm, dhe parashihet që diku rreth 18% e laptopëve (58.9 milion njësi) që do të dërgohen në treg do të kenë procesor të tillë në vitin 2015.

Analisti udhëheqës pranë IHS, Matthew Wilkins ka thënë se procesorët do të vazhdojnë të evoluojnë dhe të rrisin performancën e kompjuterëve dhe laptopëve në industrinë e teknologjisë. “Me zhvillimin e konkurrencës tani më nuk kemi beteja në nivel të shpejtësisë por në nivel të bërthamave, dhe jo në kategorinë dy bërthamëshe, por katër-bërthamëshe dhe së shpejti gashtë” u shpreh ai.

Rritja e procesorëve shumë-bërthamësh ilustron “marshin e vazhdueshëm” të teknologjisë në tregun e PC’ve, pavarësisht “rritjes së mahnitshme” të shitjes së tabletëve me performancë të ultë për konsumatorë. /pcworldalbanian

Print this item

  Në Texas lind foshnja 7.3 kilogramë (Video)
Posted by: Nikita - 05-05-2021, 06:11 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Djaloshi 7.3 kilogramë lindi me prerje cezariane në spitalin e Texasit, njoftuan mediat amerikane.
Djaloshi i pagëzuar JaMichael me peshën e lindjes kishte dy kilogramë më tepër sesa parashikimet e mjekëve.

“Jemi të emocionuar. Nuk mund ta besoj se është aq i trashë. Rrobat që kishim bërë gati për të janë shumë të vogla. Duhet t’i blejë të reja”, tha nëna e foshnjës për një gazetë lokale.

Edhe spitali nuk ishte i gatshëm për divin e vogël sepse në pavijonin e të porsalindurve nuk kishte pelena për madhësinë e JaMichaelit të vogël.

Shkaktar i peshës së tepërt të fëmijës së porsalindur është diabeti i nënës gjatë shtatzënisë, ndërsa fëmija menjëherë është dërguar në kujdesin intensiv për ta rregulluar përqindjen e sheqerit në gjak. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_84G97OVgzk[/youtube]

Print this item

  Synon të kapë rekordin Guinness, ha drejtpërdrejt në interne
Posted by: Nikita - 05-05-2021, 06:09 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Një grua në Nju Xhersi e cila synon të hyjë në librin Guinness si gruaja më e shëndoshë në botë, po fiton para duke e bërë këtë online nga shtëpia e saj.

[Image: p011_0_3.jpg]
Donna Simpson përgatit dhe ha ushimin e saj nën vëzhgimin e kamerës e cila trasmeton 24-orë tavolinën e saj, të mbushur përditë me ushqime. Vetëm nga kjo, Donna përfiton 100 mijë $ në vit. Spimpson synon që të fitojë titulli: “Gruaja më Obeze në Botë”, dhe për të realizuar këtë ajo synon peshën 453 kg.
[Image: FGH03262114340--500x380.jpg]
Rekordi i gruas më të shëndoshë në botë mbahet nga Rosalie Bradford, e cila peshonte 530 kg, dhe që ndërroi jetë në vitin 2007. Më pas organizatorët e Guinness, vendosën që rekordi do të niste nga gratë më të shëndosha në botë, ende në jetë, duke filluar nga mbi 1 mijë pound. /Telegrafi/

Print this item

  Armën e mbush dreqi!
Posted by: withstyle - 05-04-2021, 06:26 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: ?di=646E]
Edhe zogjtë në degë e dinë se loja me armë zjarri mund të jetë shumë e rrezikshme, por në disa vende në Amerikë kanë aq shumë liri në përdorimin e armëve sa që e harrojnë se nganjëherë “Armën e mbushë dreqi”. Për këtë arsye u ndodhin gjëra të tilla...
Revolja nuk është për gjithkënd, ndërsa disa duhet ta mësojnë këtë duke paguar një çmim të shtrenjtë. Ky njeri i pafat e kuptoi shumë vonë se revolja nuk është lodër dhe se heqja e revoles nga brezi më së miri ushtrohet me revole të zbrazët. Shikojeni videon! /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=zC5nh172Dt4[/youtube]

Print this item

  Electronic Sahara me ekip të ri
Posted by: Jo :) - 05-04-2021, 12:12 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (5)

Electronic Sahara kanë bërë forcime në ekipin e tyre të Counter-Strike, duke shtuar së fundi katër lojtarë që së fundi kanë reprezantuar për ekipin e Millenium.

Ditë më parë, Millenium bëri të njohur se ata kanë ndaluar përkrahjen për lojtarët e tyre në Counter-Strike, duke lirar ekipin e drejtuar nga Michael HaRtS" Zanatta nga detyrat e tyre si përfaqësues të organizatës.

Sipas Twitter, eSahara ka bërë të ditur se "një rregullim i vërtetë" është shumë afër të ndodhë në lidhje me organizatën, ku filloi me spekulimet që ky ekip të marrë disa lojtarë nga ekipi i shpërndarë i Millenium.

[Image: 1278172041.92.jpeg]

Mesazhi i Twitter doli të ketë lidhje me ekipin e Counter-Strike, ku dhe u bë zyrtare se Electronic Sahara kanë nënshkruar me ish-katër lojtarët e Millenium, në përjashtim të Warren "CosMo" Boisnard.

Me Boisnard jashtë ekipit, katër lojtarët që kanë bërë kalimin te ekipi i Electronic Sahara janë Michael "HaRtS" Zanatta, Jeremy "ioRek" Vuillermet, Benjamin "drizzer" Charnet dhe Rodolphe "Diodel" Verloës.

Për më shumë, Electronic Sahara ka vendosur të mbajë ekipin me gjashtë lojtarë pasi Christophe "sixeR" Xia dhe Engin "MAJ3R" Kupeli do të jenë dy lojtarët që do të kenë mundësi ti mbrojnë edhe më tutje ngjyrat e kësaj organizate.

Electronic Sahara tani përbëhet nga:

[Image: fr.gif] Christophe "sixeR" Xia
[Image: fr.gif] Engin "MAJ3R" Kupeli
[Image: fr.gif] Michael "HaRtS" Zanatta
[Image: fr.gif] Jeremy "ioRek" Vuillermet
[Image: fr.gif] Benjamin "drizzer" Charnet
[Image: fr.gif] Rodolphe "Diodel" Verloës

Print this item

  Defragmentizoni skedarët dhe disqet me Defraggler
Posted by: iceboy - 05-04-2021, 11:46 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=defragment_632010865....cle_medium]

Një skedar ruhet në pjesë të vogla të shpërndara përgjatë diskut tuaj. Kur ju qaseni në këtë skedar, sistemi rifiton informacionin nga pjesë të ndryshme të diskut. Kjo e ngadalëson procesin e hapjes së skedarit përkatës. Puna e veglës për moscopëzim (ang. defragmentation) të diskut është që të riradhis këto copëzime në një varg që pjesa origjinale e ndonjë skedari të rindërtohet në një interval më të shkurtër kohor, duke shpejtuar kështu kompjuterin tuaj.

Defraggler është një nga veglat më të mira për ta bërë këtë radhitje të pjesëve, që është falas. Paraqitja virtual e hapësirës në kompjuter si pjesë të skedarëve që ribashkohen është mjaft e qëlluar, sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë ndarjen e skedarit në sistemet e tyre.

Defraggler ofron edhe një veçori të veçantë ku ju mund t’i vendosni të gjithë skedarët e mëdhenj që nuk i përdorni shpesh, për shembull videot, instaluesit e programreve etj., në një pjesë të caktuar të diskut. Kjo pastaj do të përcillet me qasje më të shpejtë në skedarët që nevojiten më shpesh në disk.

Më poshtë mund të shihni listën e veçorive të Defraggler:

Defrag Individual Files – Shumica e veglave për defragmentizim ju lejojnë vetëm që të defragmentizoni vetëm tërë diskun. Defraggler ju ofron mundësinë për të zgjedhur skedarët dhe follderët individualisht për defragment. Kështu që ju mund të kryeni punë në sekonda, më mirë se sa të prisni që defragmentizimi i tërë diskut të kryhet. Normalisht, nëse doni, Defraggler ju mundëson edhe defragmentizimin e tërë diskut.

Compact and Portable – Kjo rezulton në një aplikacion të vetëm EXE, i cili mund të kopjohet në ndonjë disk dhe të përdoret pa pasur nevojë që të instalohet.

Compatible with all Windows OS – Defraggler mbështet sistemet operative Windows të lëshuar që nga viti 2000; këtu përfshihen Windows 2000, 2003, XP, Vista dhe Windows 7. Për më tepër, Defraggler mbështet edhe sistemet e skedarëve NTFS dhe FAT32.

Locate Files on the Drive – Pas analizimit, Defraggler liston të gjithë skedarët e fragmentizuar në disk. Përzgjedhja e një ose më tepër skedarë do të theksojë vendin e tyre në disk, duke ju mundësuar që në mënyrë virtual ta shihni vendin e skedarëve. /pcworld.al

Print this item

  [Video] Gjeni Driverat e Kompjuterit [Shqip]
Posted by: iceboy - 05-04-2021, 11:22 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: driver.jpg]

Në këtë tutorial do të mësoni se si ti gjeni vet driverat e kompjuterit tuaj pasi në ditët e sotshme kjo është shumë e nevojshme. Qendra.Info ju sjell materialin në shqip video në kualitetin HD. Kjo metodë vlen për të gjitha Kompjuter, Laptop , etj. Metoda është shumë efikase dhe ka sjell rezultate shum të mira deri në ditët e sotme. Për më shumë shikoni video materialin në vazhdim.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=5MjFzLvMXbY[/youtube]

[copyright=http://www.qendra.info/auto-tech/10566-video-gjeni-driverat-e-kompjuterit-ne-shqip.html]Taulant Rexha[/copyright]

Print this item

  RadeciGraphic \\ LogoPersonale
Posted by: Radeci - 05-04-2021, 10:11 AM - Forum: Punimet - Replies (3)

[SIZE="3"]Hey you:p. ja ni logo qitu e re e sapo dalur per veten time kah na thojn " si per tnjofshum " haha qashtu jom munu me punu inshalla ju pelqen:

[Image: 26046186.th.png]
[Image: rdbardh.th.png]
http://img841.imageshack.us/img841/7760/26046186.png

P.s. dimensonet i ka te wpp-se mirepo e kam bere per arsye se kam punuar me leht.[/SIZE]

Print this item

  Frost Zombie
Posted by: mamboO.xP. - 05-03-2021, 08:33 PM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (6)

[Image: OYIFmcv.png]
KY ZOMBIE MUND TE NGRIJE NJE HUMAN
This zombie class can freeze human by aiming the target
And Block Fire(+attack1 & +attack2) Of The Human

[Image: orQLgii.png]
USE:
- Press "E" to Use Freeze

Cvar:
zp_frost_distance 400 - Distance To Freeze (Default: 400)
zp_frost_cooldown 10.0 - Time Waiting to use the next time (Default: 10.0)
zp_frost_freeze_time 5.0 - How Long To Freeze a human (Default: 5.0)

[Image: dzysCv0.png]

Code:
https://forums.alliedmods.net/showthread.php?t=139291

Print this item