Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 13672 online users.
» 0 Member(s) | 13669 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 13
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 33
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 49
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 228
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 585
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 581
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 402
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,391
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,598
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Në Paris u ekspozuan skeletët e dinosaurëve
Posted by: NBR - 05-14-2021, 09:09 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Mbetje të dinosaurëve të vjetra deri 200 milion vite u dërguan në Paris në prag të hapjes së ekspozitës të mostrave unikate të dinosaurëve që duhet të mbahet javën tjetër në kryeqendrën franceze. Skeletët e dinosaurëve që vizitorët do të kenë mundësi ti shohin janë nga periudhat e zhvillimit të tokës të njohura si Jura dhe Kreda. Duken njëjtë sikur të jenë nga filmi i Walt Disney.

“Kjo është hera e parë që shoh kafkë kaq të madhe nga afër. Gjithmonë është zbavitëse të shihet një gjë e tillë ”, tha Viktor Denajer, vizitues. Sipas organizatorëve, ekspozita do të jetë mundësi e mirë të shihen mostra që kanë qenë pjesë e parahistorisë, e që ende janë aktuale.
“Do të kemi një diplodokus gjigant i cili mund të shihet në filmat e Ualt Disney-it. Do të mund të shihet mumia e dinosaurit që është gjë e çmuar. Ajo është sikur Mona Liza tek dinosaurët. Është dinosaur me lëkurë! Kjo vërtet është e pabesueshme”, u shpreh. Erik Mikeler, konsulent në Muzeun e shkencave natyrore.

Vlera e dinosaurit – Mumi llogaritet në 1,5 milion euro, ndërsa i skeletit të dinosaurit qafëgjatë 1 milion. Ekspozita do të zgjat deri kah mesi i shtatorit. /kuriozitete.net/

[Image: dinozaur.jpg]

Print this item

  Indiania tërheqë kamionin me dhëmbë
Posted by: Nikita - 05-14-2021, 06:21 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

[Image: f.0721205410796_m.jpg]
Seema Bhadoria, 26 vjeçare, vetëm në pamje të parë është nj vajzë e zakonshme. Ajo në fakt është një “Supervashë” e cila ka aq shumë fuqi sa që mund ta tërheqë një kamion – dhe atë me dhëmbë.
Indiania me prejardhje nga Madhya Pradesh me sukses lëvizi e më pas tërhoqi kamionin e rëndë rreth 4 tonelata. Seema lidhi litarin për kamion, ndërsa skajin tjetër që e futi në gojë e mbështolli me një leckë, ndërsa më pas e tërhoqi fuqishëm duke e lëvizur kamionin.

Në bisedë me gazetarët lokalë vajza tha se para pak kohe ajo në të njëjtën mënyrë arriti të tërheqë një aeroplan dhe anije, ndërsa ëndrra e saj është të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness. /Telegrafi/

Print this item

  Ferrari i së ardhmes do të jetë korean?
Posted by: BAAM - 05-14-2021, 05:35 AM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Ferrari i së ardhmes do të jetë korean?

[Image: eternita.jpg]

Çdo vit Ferrari fton studentët e dizajnimit në 50 universitet më prestigjoze në mbarë botën për të lënë të lirë imagjinatën e tyre në krijimin e supermakinës për të ardhmen. Rezultatet ishin të jashtëzakonshme.

Të gjithë personat që hynë në garën e vitit 2011 kishin diçka të përbashkët - u përqëndruan në reduktimin e konsumit të karburantit nëpërmjet energjisë alternative dhe në reduktimin e peshës së makinës.

Në fillim studentët ndërtuan koncepte dy dimensionale, të cilat u kthyen më pas në modele 3 dimensionale duke përdorur programin 3D Autodesk Alis.

Dizajni më i pëlqyer ishte i një grupi nga Seuli (Korea e Jugut) i cili fitoi vendin e parë me modelin "Eternita". /albeu.com/

Print this item

  Sheiku shkruan emrin në rërë, shihet edhe nga hapësira
Posted by: BAAM - 05-14-2021, 05:10 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Sheiku shkruan emrin në rërë, shihet edhe nga hapësira

[Image: hamad.jpg]

Miliarderi Hamad Bin Hamdan Al Nahyan ka vendosur të shkruajë emrin e tij në rërë me shkronja aq të mëdha sa të shihet nga hapësira.

Një imazh me satelit konfirmon shkronjat e mëdha "HAMAD" të gdhendura në rërë në ishullin Al Futasi në Abu Dabi.

Emri shtrihet në një gjatësi prej dy miljesh dhe ka mundësi të qëndrojë për shumë kohë në ishullin e largët.

Për personat e interesuar të shohin emrin e sheikut arab super të pasur mund ta bëjnë duke përdorur Google Earth dhe faqen e Google map (hartë).

Ai është njeriu i dytë më pasur pas mbretit të Arabisë. Mësohet se në garazh ka 200 makina, përfshi 7 makina Mercedes 500 SEL me ngjyrat e ylberit, të cilat i ruan në një piramidë gjigante. /albeu.com/

Print this item

  Miqësia e pazakontë midis surikatit dhe qenit
Posted by: BAAM - 05-14-2021, 05:09 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Miqësia e pazakontë midis surikatit dhe qenit

[Image: qeni_me_surikatin.jpg]

Për qenin Poppy, surikati (ose meerkat) Timon është më shumë se një mace e thjeshtë. Dyshja jeton me pronarët John Bent dhe gruan e tij Sally në Dronfield, Derbyshire, dhe janë pothuajse të pandashëm.

Ata e vendoën miqësinë e tyre të pazakontë pasi Timon, 4, u largua nga surikatët e tjerë në kopshtin zoologjik të Bentëve.
Dhe ndonëse shtëpia e tyre ka edhe një mace, Timon menjëherë bëri një lidhje të veçantë me qenin Poppy.

Dyshja tashmë luan me njëri tjetrin, lahen së bashku dhe nxirren edhe për shëtitje së bashku.

"Ata janë të pandashëm. Ata hanë ushqimin e njëri tjetrit por kurrë nuk zemërohen. Surikatët rrinë shumë me llojin e tyre por Timon është ndryshe" tha 62 vjeçari Bent. /albeu.com/

Print this item

  13 vjeçari vret një "chupacabra"? (VIDEO)
Posted by: BAAM - 05-14-2021, 05:07 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

13 vjeçari vret një "chupacabra"? (VIDEO)

[Image: chupacabra.jpg]

Një 13 vjeçar nga Teksasi tha se ai qëlloi një kafshë të çuditshme jashtë shtëpisë së tij që ai beson se mund të jetë kafsha legjendare "chupacabra".

Carter Pope, 13 vjeçar, pa kafshën e çuditshme jashtë shtëpisë së tij dhe ai e gjuajti krijesën nga rreth 60 metra largësi.

"Ishte ngjyrë gri. Unë mendova se ishte një chupacabra" tha adoleshenti, duke iu referuar krijesës legjendare që supozohet se thith gjakun e kafshëve.

"Unë mendova se isha në ëndërr ose ky fëmijë ishte i çmendur. Ndoshta pak a shumë të dyja" tha babai i 13 vjeçarit.

Carter Pope ka në plan të dërgojë lëkurën dhe qimet për të marrë një identifikim të krijesës. /albeu.com/

Shikoni videon:

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=3I4ku8ZpTv0[/youtube]

Print this item

  Organizoni punët tuaja me këtë aplikacion
Posted by: iceboy - 05-13-2021, 08:33 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: Do_it_tomorrow_409752245.jpg&size=article_medium]

Do It (Tomorrow) është një aplikacion për Android, që e ka versionin edhe për ueb që ju mundëson menaxhimin e punëve nga shfletuesi juaj. Me qëllim që të bëhet organizimi i gjërave sipas një orari të caktuar, ky aplikacion mund të përdoret për t’i organizuar punët me datë, në përputhje me rrethanat.

Aplikacionet për ueb janë ndryshe nga aplikacionet e tjerë sepse ndikojnë në mendimet që keni; ju duhet të kryeni diçka sot ose nesër. Kur të bëhet sinkronizimi i aplikacionit me versionin për Android duhet të shkruhet emaili. Ju duhet që ta përdorni fjalëkalimin e njëjtë me atë që e keni përdorur për aplikacionin në Android ose punët që i keni organizuar me orar nuk do të punojnë.

Për të caktuar një punë, shtypni add a new task dhe filloni të shkruani. Shigjetat paraqiten pranë secilës detyrë për t’i lëvizur nga sot për nesër. Për të ndryshuar një punë, shtypni edit në pjesën e sipërme. Sapo të kryhet koha e punës që e keni organizuar, thjesht vendosjani një plus për ta dalluar. Ekziston edhe një aplikacion për iPhone, por versioni falas nuk ua mundëson sinkronizimin me pajisje të tjera. Arsyeja më e mirë për ta përdorur këtë aplikacion është ndërfaqja e shkëlqyer./pcworldalbanain

Print this item

  Malajziani blen jahtin me vlerë 5 miliardë dollarë
Posted by: withstyle - 05-13-2021, 07:31 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (6)

[Image: ?di=4QBO]
Edhe pse nuk është konfirmuar përfundimisht se për kë është fjala, mediet britanike spekulojnë se biznesmeni më i pasur i Malajzisë, Robert Kuok, ka paguar gati 5 miliardë dollarë për ndërtimin e një jahti luksoze.
"History Supreme" është jahti më i shtrenjtë në botë, ndërsa argjendarit të njohur britanik, Stuart Hughes, i janë dashur tri vjet për të ndërtuar anijen, për të cilën janë përdorë 100 tonë metale të çmuara, si platini, ari, argjendi...
Pjesë të caktuara të jahtit janë bërë nga gurët e meteorëve, ndërsa dhoma e gjumit është bërë madje edhe nga kockat T-Rex të dinozaurëve.
Mediet britanike pohojnë se jahti është ndërtuar në Itali, dhe se para dy jave i është dorëzuar porositësit në Malajzi./KohaDitore/
[Image: ?di=O60R]
[Image: ?di=F0QE]

Print this item

  Panasonic paraqet aparatin e ri Lumix DMC-FZ48
Posted by: iceboy - 05-13-2021, 04:18 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: panasonic__FZ48_a_816644900.jpg&size=article_medium]

Gjatë ditës së sotme, përmes një komunikate për media, Panasonic ka prezantuar kamerën e re DMC-FZ48 nga seria e popullarizuar FZ e LUMIX, e cila vjen me një zmadhues të fuqishëm optik dhe opsione atraktive, përfshirë operacionin manual, aftësinë për të xhiruar video të plotë HD si dhe opsionin e ri Creative Control me Miniature Effect.

Thjerrèzat e kualitetit të lartë prej 25mm LEICA DC VARIO-ELMARIT me 24x Optical Zoom si dhe veçoritë e reja Black Box Nano Surface të teknologjisë së Panasonic minimizojnë reflektimin e dritës, që shkakton xixëllima dhe hije. Zmadhuesi optik i fuqishëm 24x (35mm ekuivalent me:25-600mm) mund ta rrisë fuqinë e tij deri në 32x ekuivalente me funksionin Intelligent Zoom, duke përfituar kështu përparësitë e teknologjisë Intelligent Resolution dhe duke mirëmbajtur kualitetin e fotografisë edhe kur përdorni zoom digjital.

E fuqizuar nga një sensor Hi-Speed CCD prej 12.1-megapikselë, ky aparat mbështet procesimin me shpejtësi të lartë dhe me kapacitet të madh të sinjalit që kërkohet gjatë xhirimit të videove 1920 x 1080 full-HD në AVCHD dhe fotografim të shpejtë e të vazhdueshëm.

Procesimi i avancuar i imazhit LSI, Venus Engine FHD, siguron kualitet të lartë të fotografisë si në fotografim edhe në video xhirim. Ajo gjithashtu shfrytëzon edhe teknologjinë Intelligent Resolution për të pasur procesim optimal të sinjalit në një pjesë të fotografisë për t’i dhënë tërë fotografisë një qartësi të shkëlqyer dhe të detajuar. Sonic Speed AF dhe koha e shpejtë e startimit i japin FZ48 një reagim super të shpejtë që ju mundëson të fotografoni edhe gjërat në lëvizje. Saktësia dhe shpejtësia e AF Tracking janë përmirësuar në mënyrë drastike.

Për më shumë liri artistike, kontrolli manual është i mundshëm si në fotografim edhe në opsionin për xhirim filmash.

iA (Intelligent Auto) i LUMIX e ndihmon përdoruesin në çdo situatë fotografimi për të marrë rezultatin më të mirë dhe në mënyrën më të lehtë. E kombinuar me kthjelltësinë e shkëlqyer të lenteve, POWER O.I.S. (Optical Image Stabilizer) dhe opsionin Motion Deblur*, DMC-FZ48 mënjanon çdo formë të mjegullës – pa marrë parasysh nëse shkaktohet nga dridhja e dorës apo lëvizja e objektit.

POWER O.I.S., Face Recognition, Face Detection, AF Tracking, Intelligent ISO Control, Intelligent Scene Selector dhe Intelligent D-range Control funksionojnë njëkohësisht vetëm duke shtypur opsionin iA për të bërë foto të bukura me një lehtësi të paparë.

Përveç kësaj, imazhi 3D realist i prodhuar nga DMC-FZ48 me opsionin 3D Photo mund të shijohet në VIERA 3D HDTV apo në ndonjë pajisje MPO kompatibile me përmbajtjen 3D.

Videot mund të xhirohen në formatin MP4, në mënyrë që t’i shihni ato menjëherë në kompjuterin tuaj apo në ndonjë pajisje tjetër elektronike pa pasur nevojë t'i konvertoni.

Ekrani 3.0 inç Intelligent LCD tani ka 460,000-pika rezolucioni të lartë për të siguruar pamje të mirë të detajeve gjatë xhirimit dhe shikimit.

Që nga ngjarjet e bukura shkollore e deri te fotografitë familjare, DMC-FZ48 përkrah fuqishëm fotografimin dhe xhirimin e kujtimeve të paharruara me kualitet tepër të lartë falë optikës së tij superiore dhe performancës digjitale. /pcworldalbanian

Print this item

  Japonezët prodhuan kompjuterin më të fuqishëm
Posted by: BAAM - 05-13-2021, 03:19 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Japonezët prodhuan kompjuterin më të fuqishëm

[Image: 21japan_2107111119_1-300x175.jpg]

Shkencëtarët japonezë kanë konstruktuar superkompjuterin C-Computer tri herë më të shpejtë dhe më të fuqishëm nga kompjuteri kinez i cili deri para disa ditësh ishte më i fuqishmi.

Fuqia e tij është e barabartë me forcën që një milion PC. „C-Computer ” përbëhet nga 672 “ormanë” të ndërlidhur me mijëra kompjuterë më të vegjël.

Këtë makinë e ka ndërtuar kompania „Fujico ” dh ajo gjendet në Institutin për shkencën kompjuterëve „Riken” në Kobe dhe do të përdoret për parashikimin e tërmeteve si dhe për studimin klimës dhe për studimin në fushën bërthamore.

„C – Computer” shpenzon rrymë sa dhe 10 mijë amvisëri brenda një viti dhe kushton 10 milionë dollarë.

Print this item