![]() |
|
Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous (/thread-7387.html) |
Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous - BAAM - 05-14-2021 Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous ![]() Ngjarjet morën një kthesë interesante kur faqja e internetit AnonPlus, faqe e grupit famëkeq të hakerave Anonymous u hakua dhe u dëmtua nga burime të panjohura. Sipas mediave të huaja, grupi i famshëm i hakerave, Anonymous, kishte zhvilluar një faqe interneti për një rrjet social, pasi grupi nuk u lejua të hyjë në rrjetin social të Google-it, Google+. Të mërkurën faqja e quajtur AnonPlus, si hakmarrje ndaj Google Plus, u sulmua nga burime të panjohura dhe faqja u la e dëmtuar. Aktualisht përdoruesit e intenetit janë drejtuar në një forum ku diskutohet mbi sulmin. Nëse raportet janë të besueshme, hakeri që dëmtoi logon e grupit famëkeq është me kombësi turke. Ai e zëvendësoi logon me një qen dhe shkruajti: "Ne jemi Turqia, ne jemi Akincilar... Kjo logo u përshtatet juve më shumë... Si guxoni të sulmoni botën. Mendoni se me të vërtetë jeni Perandoria Osmane?" Ai gjithashtu u kërkoi hakerave të shkonin në shtëpitë e tyre për qen pasi ata nuk ishin njerëz sociale. Kuptohet lehtë se hakerat e Anonymous janë lënë të zemëruar pas sulmit në faqen e tyre, me një anëtar që iu përgjigj: "Seriozisht mendoni se hakimi i një faqeje të vogël do të ndalojë një lëvizjë për fjalën e lirë? Si guxoni të na sfidoni duke thënë ′Si guxoni të ngriheni kundër botës′ e keni seriozisht, ne po ngrihemi kundër shtypjes!". /albeu.com/ Re: Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous - mamboO.xP. - 05-14-2021 garant ata te google+ hahaha Re: Hakohet faqja e grupit të hakerave Anonymous - Nikita - 05-14-2021 po ja niska ni luft e hackerave, ah kta kompjutera veq per sherre ishin |