eSportsKosova - Gaming Community
Gjeni programet që po ua ngarkojnë kompjuterin - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Gjeni programet që po ua ngarkojnë kompjuterin (/thread-7384.html)



Gjeni programet që po ua ngarkojnë kompjuterin - iceboy - 05-14-2021

[Image: what_is_hang_842377488.jpg&size=article_medium]

Nganjëherë ju mund të shihni që Windowsi juaj është duke u ndalur dhe duke mos u përgjigjur. Ju mund të mos e dini se çka po e shkakton këtë ndalesë. Në shumë raste, mbase duhet që ta rifllioni kompjuterin tuaj. Nëse do të donit që ta dinit arsyen e këtyre ngecjeve të kompjuterit, aplikacioni WhatIsHang mund të ju ndihmojë.

WhatisHang është një vegël falas që ua lehtëson gjetjen se cili program, skedar ose softuer është duke shkaktuar ngecje të kompjuterit tuaj. Kjo vegël provon që të gjejë softuerin që po ndalet dhe pastaj paraqet informacionin që mund të ju mundësojë që të kuptoni se çka e shkakton ngecjen e softuerit.

Kjo vegël funksionon, duke filluar nga Windows 2000, për të gjithë versionet Windows, duke përfshirë të gjithë edicionet 32-bit dhe 64-bit.

Shkarkoni WhatIsHang përgjatë NirSoft./pcworldalbanian


Re: Gjeni programet që po ua ngarkojnë kompjuterin - BAAM - 05-14-2021

A ka funksion edhe ne browser . .


Re: Gjeni programet që po ua ngarkojnë kompjuterin - purge - 05-19-2021

Spoo dii as qysh me perdor Wink .