06-26-2021, 11:40 PM
![[Image: e62681383a22ece70ebf83908f7b7b5d_L.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/media/k2/items/cache/e62681383a22ece70ebf83908f7b7b5d_L.jpg)
Google paraqiti versionet offline të shërbimeve të veta Gmail, Google Calendar dhe Google Docs, por për momentin punojnë ato punojnë vetëm me ndihmën e shfletuesit Internetit Chrome të Google.
Aplikacionet ofrohen përmes Chrome Web Storeit, ndërsa i dedikohen përdorimit në situatat kur kemi nevojë të lexojmë, përgjigjemi, organizojmë ose arkivojmë postën elektronike, kalendarin ose dokumentet kur nuk kemi mundësinë e qasjes në Internet. Sipas informatave në blogun zyrtar të Google, përparësia e shërbimeve të internetit është se ato mund të qasen nga cilido lokacion dhe nga pajisjet e ndryshme, por nganjëherë ndodhemi në situatat në të cilat nuk kemi qasje në Internet ndërsa kemi nevojë për informatat të cilat ndodhen në ato shërbime.
Offline versioni i Gmailit është në dispozicion menjëherë, derisa Google Calendar dhe Google Docsdo të jenë në dispozicion në versionin offline gjatë disa javëve të ardhshme.

