eSportsKosova - Gaming Community
Qasje offline në shërbimet e Googles - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Qasje offline në shërbimet e Googles (/thread-9790.html)



Qasje offline në shërbimet e Googles - SkilleR - 06-26-2021

[Image: e62681383a22ece70ebf83908f7b7b5d_L.jpg]

Google paraqiti versionet offline të shërbimeve të veta Gmail, Google Calendar dhe Google Docs, por për momentin punojnë ato punojnë vetëm me ndihmën e shfletuesit Internetit Chrome të Google.

Aplikacionet ofrohen përmes Chrome Web Storeit, ndërsa i dedikohen përdorimit në situatat kur kemi nevojë të lexojmë, përgjigjemi, organizojmë ose arkivojmë postën elektronike, kalendarin ose dokumentet kur nuk kemi mundësinë e qasjes në Internet. Sipas informatave në blogun zyrtar të Google, përparësia e shërbimeve të internetit është se ato mund të qasen nga cilido lokacion dhe nga pajisjet e ndryshme, por nganjëherë ndodhemi në situatat në të cilat nuk kemi qasje në Internet ndërsa kemi nevojë për informatat të cilat ndodhen në ato shërbime.

Offline versioni i Gmailit është në dispozicion menjëherë, derisa Google Calendar dhe Google Docsdo të jenë në dispozicion në versionin offline gjatë disa javëve të ardhshme.