Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Shiritat në Windows Explorer për Windows 8
#1
[Image: ddfd8772d2ae484b79556a5a46a1d42a_XL.jpg][Image: shiritat%20ne%20windows%20explorer%20te%...ws%208.jpg]

Përfaqësuesit e Microsoftit kanë publikuar në blogun zyrtar disa detaje në lidhje me sistemin e ri për menaxhimin e fajllave i cili do të paraqitet në Windows 8.

Në Microsoft theksojnë se në bazë të informatave të mbledhura nga mijëra raporte anonime rreth praktikave të përdorimit kanë konstatuar se edhe pse janë 200 komanda në Windows Explorer, 10 më të popullarizuarat përbëjnë 81.8% të përdorimit. Gjithashtu theksohet se mënyra më e popullarizuar e dhënies së komandave është përmes klikimit të djathtë të miut (54.5%), e në vendin e dytë janë shkurtesat e tastierës që përbëjnë 32.2%. Por shiriti me komanda në Explorer në Windows Vista dhe Windows 7 përmban vetëm dy deri në dhjetë nga komandat më të popullarizuara të cilat përdoren, dhe se është përdorur vetëm në 10.9% të rasteve.

Për shkak të kësaj kanë vendosur që të fusin ndërfaqen e bazuar në shirita (ribbon) çfarë për herë të parë është parë në pakon Office. Me futjen e shiritave në Microsoft shpresojnë se komandat më të popullarizuara do të jenë më të dukshme dhe më të afërta për shfrytëzuesit. Explorer i ri do të ketë pasqyrën “e gjallë” të fajllave. Në Microsoft theksojnë edhe se me shtimin e shiritave nuk do të humbet hapësira për shfaqjen e vet fajllave, por se me radhitjen e ndryshme të elementeve në ekran në të vërtetë do të arrihet që të shfaqen më shumë fajlla.

[Image: shiritat%20ne%20windows%20explorer%20te%...08%202.jpg]
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
e kom pas qit ma heret qit lajm, po neyse ... Smile
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: