06-08-2021, 10:37 PM
Versioni 5 ishte lëshuar më 20 korrik, ndërsa tani është koha për të kaluar në versionin e ri të shfletuesit Firefox: Firefox 6 tani është i gatshëm për përdorim.
Çfarë duhet të prisni nga ky version i ri? Mos pritni shumë ndryshime në ndërfaqe. Ndërfaqja e përdoruesit ka mbetur e njëjtë në shumicën e pjesëve, ndërsa ndryshimet më të mëdha po ndodhin prapa skenës. Ndryshimi më i madh në pamje është që shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që ju jeni duke e vizituar. Është shtuar mbështetja për versionin e fundit të WebSocket, po ashtu edhe funksionimi i mirëfilltë kur është puna për shumë taba të hapur njëkohësisht. Është edhe shtesa e veglës së re për leje që do t’ua mundësojë përdoruesve një kontrollim më të mirë të informatave që ruhen nga uebfaqet (fjalëkalimet, uebfaqet e vizituara më parë etj.).
Nëse jeni dashamirës i shfletuesit Firefox, atëherë do të ishte mirë që ta provoni verisonin e fundit. Ja lidhja për Windows 32-bit dhe ja lidhja për X64. Ja edhe versionet për Mac dhe Linux./pcworldalbanian
![[Image: 4d4145.jpg]](http://i25.lulzimg.com/4d4145.jpg)
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)






![[Image: adadn.png]](http://img257.imageshack.us/img257/9355/adadn.png)

