eSportsKosova - Gaming Community
Ja ku po vjen Firefox 6 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Ja ku po vjen Firefox 6 (/thread-8952.html)

Pages: 1 2


Ja ku po vjen Firefox 6 - iceboy - 06-08-2021

[Image: thumbnail.php?file=firefox_370487694.jpg...cle_medium]

Versioni 5 ishte lëshuar më 20 korrik, ndërsa tani është koha për të kaluar në versionin e ri të shfletuesit Firefox: Firefox 6 tani është i gatshëm për përdorim.

Çfarë duhet të prisni nga ky version i ri? Mos pritni shumë ndryshime në ndërfaqe. Ndërfaqja e përdoruesit ka mbetur e njëjtë në shumicën e pjesëve, ndërsa ndryshimet më të mëdha po ndodhin prapa skenës. Ndryshimi më i madh në pamje është që shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që ju jeni duke e vizituar. Është shtuar mbështetja për versionin e fundit të WebSocket, po ashtu edhe funksionimi i mirëfilltë kur është puna për shumë taba të hapur njëkohësisht. Është edhe shtesa e veglës së re për leje që do t’ua mundësojë përdoruesve një kontrollim më të mirë të informatave që ruhen nga uebfaqet (fjalëkalimet, uebfaqet e vizituara më parë etj.).

Nëse jeni dashamirës i shfletuesit Firefox, atëherë do të ishte mirë që ta provoni verisonin e fundit. Ja lidhja për Windows 32-bit dhe ja lidhja për X64. Ja edhe versionet për Mac dhe Linux./pcworldalbanian

[Image: 4d4145.jpg]

[Image: 5e72c2.jpg]


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - uranglobal - 06-08-2021

Shum mir qe e ki postu un spo e mar niher kta se me Firefox 5 perfekt i kom punt ! Smile


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - saddr0 - 06-08-2021

Une e pata ma heret Beta tash u ra taman n`terezi,veq po kam qef me ba pak ndryshime n`dizajn kta t`firefoxit se moti s`kan ba.


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - buta- - 06-09-2021

s'ko nevoj per 6.................. 5-shin ekom mir Tongue


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - iceboy - 06-09-2021

edhe une ja bona update si dul, ndryshime t`jashtme spava perveq te URL BAR dmth emrin e domainit tash pe nenvizon nalt, si psh esportskosova.com/forum tash qit "esportskosova.com" pe bon si bold shkrimin per mu dallu ma shum, edhe Skype Add-on e perkrah tash edhe Windows Media Player plugin e kish t`integrume si Chrome. Kshtu m`pelqej per qito 3 sene qe i permena, po te dizajni edhe une pata qef me pas pas pak ndryshime po neyse ...

btw; merrni pjes ne sondazh ...


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - CowyFite - 06-09-2021

Se perdori Mozillen


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - Joshi - 06-09-2021

Nisoj Bre wlla a o ka mdoket mu Sad


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - Smoke - 06-09-2021

Google Chrome #1 :p


Re: Ja ku po vjen Firefox 6 - Mister-X - 06-10-2021

Jom ndyshim me mar a jo po sma mer menja qe kan bo naj filozofi nto.