Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Sekreti i ujit në planetin Saturn është Hëna e tij.
#1
[Image: saturn.jpg]

Pas 14 vjetë hamendësimesh, është zbuluar sekreti i burimit të ujit në shtresën e sipërme të atmosferës së planetit Saturn.

Regjistrimet e fundit të teleskopit kozmik evropian “Herschel” tregojnë se, avulli e ka prejardhjen nga një sërë burimesh në rajonin e polit jugor të Hënës së Saturnit Enceladus. Kjo çdo sekondë çliron rreth 250 kg ujë. Gjatë mbledhjes së Organizatës Evropiane të Astronautikës të mbajtur në Paris u tha se, kjo është hëna e vetme në sistemin diellor, e cila influencon përbërjen kimike të planetit amë.

Avulli formon një unazë përreth Saturnit. Sipas përllogaritjeve të fundit 3-5 % të sasisë së ujit të çliruar nga Enceladus depërtojnë në atmosferën e Saturnit. “Nuk ka asnjë që mund të krahasohet me Tokën”, komenton Paul Hartogh, nga Instituti Max-Planck i Studimeve për Sistemin diellor në Katlenburg-Lindau. Sipas studiuesve, deri më sot avulli nuk mund të studiohej, sepse ai është i padukshëm për syrin e njeriut. Vetëm detektorët e ndjeshëm me rreze infra të kuqe të teleskopit “Herschel” mundën ta nuhasin atë.

“Herschel” konsiderohet si teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë. Ky instrument i teknologjisë së lartë, që mban emrin e astronautit Friedrich Wilhelm Herschel (1738-1822), u nis në vitin 2009 dhe do të mbledhë të dhëna deri në vitin 2013.
http://www.AZfilma.Org | Filma Online Me Titra Shqip .!
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSzRNA&feature=share" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSz ... ture=share</a><!-- m -->
http://www.T-Sh.Net | Forumi i Titrashqip.!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: