![]() |
|
Sekreti i ujit në planetin Saturn është Hëna e tij. - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Sekreti i ujit në planetin Saturn është Hëna e tij. (/thread-7914.html) |
Sekreti i ujit në planetin Saturn është Hëna e tij. - PRedaTor - 05-24-2021 ![]() Pas 14 vjetë hamendësimesh, është zbuluar sekreti i burimit të ujit në shtresën e sipërme të atmosferës së planetit Saturn. Regjistrimet e fundit të teleskopit kozmik evropian “Herschel” tregojnë se, avulli e ka prejardhjen nga një sërë burimesh në rajonin e polit jugor të Hënës së Saturnit Enceladus. Kjo çdo sekondë çliron rreth 250 kg ujë. Gjatë mbledhjes së Organizatës Evropiane të Astronautikës të mbajtur në Paris u tha se, kjo është hëna e vetme në sistemin diellor, e cila influencon përbërjen kimike të planetit amë. Avulli formon një unazë përreth Saturnit. Sipas përllogaritjeve të fundit 3-5 % të sasisë së ujit të çliruar nga Enceladus depërtojnë në atmosferën e Saturnit. “Nuk ka asnjë që mund të krahasohet me Tokën”, komenton Paul Hartogh, nga Instituti Max-Planck i Studimeve për Sistemin diellor në Katlenburg-Lindau. Sipas studiuesve, deri më sot avulli nuk mund të studiohej, sepse ai është i padukshëm për syrin e njeriut. Vetëm detektorët e ndjeshëm me rreze infra të kuqe të teleskopit “Herschel” mundën ta nuhasin atë. “Herschel” konsiderohet si teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë. Ky instrument i teknologjisë së lartë, që mban emrin e astronautit Friedrich Wilhelm Herschel (1738-1822), u nis në vitin 2009 dhe do të mbledhë të dhëna deri në vitin 2013. |