12-05-2024, 07:30 PM
Më erdhi dikush prej Zotit tim dhe më njoftoi (ose më përgëzoi): Kushdo prej umetit tënd që vdes pa i bërë shok Allahut, do të futet në Xhennet. I thashë: Edhe nëse vjedh dhe bën imoralitet? ' Edhe nëse vjedh dhe bën imoralitet. ' më tha.
- Muhammedi alejhi selam
Nëse ndonjëri prej jush merr abdes në formën më të plotë, dhe më pas thotë: ' Eshhedu en la ilahe il-Allah, ue eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ue resuluhu ' , do t'i hapen të tetë dyert e Xhennetit, dhe do të hyjë nga ajo derë që dëshiron.
- Muhammedi alejhi selam
Kur Allahu e mbaroi krijimin, Ai shkroi një shkrim pranë Tij, të vendosur mbi Arsh, ku thuhet '' Mëshira Ime e mposht zemërimin Tim. ''
- Muhammedi alejhi selam
Allahu i Lartësuar zbret në tri orët e fundit të natës. Në orën e parë Allahu shikon librin, ku askush tjetër përveç Tij nuk shikon, duke fshirë apo lënë atë që dëshiron; e më pas, në orën e dytë shikon drejt Xhennetit të Adnit, i cili është vendbanimi (i zgjedhur prej Tij), vend në të cilin askush tjetër nuk është me të përveç profetëve, dëshmorëve dhe njerëzve që thonë të vërtetën. Atje gjenden gjëra që nuk i ka parë syri i askujt dhe që askujt nuk i kanë kaluar në zemër kurrë më parë. Më pas Ai zbret në orën e fundit të natës dhe thotë: ' A ka ndonjë që të kërkojë falje dhe ta fal? A ka ndonjë që të më kërkojë e t'i jap? A ka ndonjë të më bëjë lutje dhe t'i përgjigjem? ' Ai ( Allahu xh.sh ) do të vazhdojë kështu derisa të dalë agimi.
- Muhammedi alejhi selam
Allahu e ka ndërtuar murin e Xhenetit me blloqe prej ari dhe blloqe prej argjendi. E ka mbjellë kopshtin e tij me dorën e Tij dhe i ka thënë: ' Fol! ' , dhe ai ka folur. ' Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët. ' Ai i ka thënë: ' Lum për ty, o vendi i mbretërve! '
- Muhammedi alejhi selam
Kush hyn në Xhennet kënaqet dhe nuk velet, jeton përjetësisht dhe nuk vdes dhe: ' Një thirrës do të thërrasë: ' Qofshi të shëndoshë e kurrë mos u sëmurshi, qofshi të rinj dhe kurrë mos u plakshi, jetofshi e kurrë mos vdekshi! '
- Muhammedi alejhi selam
Hyritë janë më të shumta në numër se ju (gra). Ato bëjnë lutje për burrat e tyre, duke thënë: ' O Allah, ndihmoje në fenë Tënde, drejtoje zemrën e tij që të bindet dhe bëje që me Madhështinë Tënde të arrijë këtu, o Mëshiruesi i mëshiruesve.
- Muhammedi alejhi selam
Nuk do të hyjë në Xhennet asnjë e moshuar. Një grua e moshuar që ishte aty qau. Atëherë i Dërguari i Allahut alejhi selam tha: ' Njoftoheni se atë ditë nuk do të jetë e moshuar, por do të jetë vajzë e re, sepse Allahu ka thënë: ' Ne i kemi krijuar ato me një (krijim) formë të re. '
- Muhammedi alejhi selam
Banorët e Xhennetit hanë, pinë dhe nuk kanë rrjedhje nga hundët, nuk bëjnë nevojë dhe as nuk urinojnë. Ushqimi i tyre del si gropsinë me erën e miskut, frymëzohen për të bër tesbih ( të thonë SubhanAllah ) dhe tekbir ( të thonë Allahu ekber ), ashtu siç frymëzohen ( me pavetëdije ) për të marrë frymë.
- Muhammedi alejhi selam
Allahu e ka krijuar Xhennetin e Firdeusit me dorën e Tij. Ai e hap atë pesë herë në ditë, duke thënë: ' T'u shtoftë e mira për të dashurit e Mi, t'u shtoftë bukuria për të dashurit e Mi! '
- Muhammedi alejhi selam
(Huazuar nga Flamur Broboniqi -Facebook-)
vazhdon...