![]() |
|
Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © (/thread-50704.html) |
Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - -M- - 12-05-2024 Më erdhi dikush prej Zotit tim dhe më njoftoi (ose më përgëzoi): Kushdo prej umetit tënd që vdes pa i bërë shok Allahut, do të futet në Xhennet. I thashë: Edhe nëse vjedh dhe bën imoralitet? ' Edhe nëse vjedh dhe bën imoralitet. ' më tha.
- Muhammedi alejhi selam Nëse ndonjëri prej jush merr abdes në formën më të plotë, dhe më pas thotë: ' Eshhedu en la ilahe il-Allah, ue eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ue resuluhu ' , do t'i hapen të tetë dyert e Xhennetit, dhe do të hyjë nga ajo derë që dëshiron. - Muhammedi alejhi selam Kur Allahu e mbaroi krijimin, Ai shkroi një shkrim pranë Tij, të vendosur mbi Arsh, ku thuhet '' Mëshira Ime e mposht zemërimin Tim. '' - Muhammedi alejhi selam Allahu i Lartësuar zbret në tri orët e fundit të natës. Në orën e parë Allahu shikon librin, ku askush tjetër përveç Tij nuk shikon, duke fshirë apo lënë atë që dëshiron; e më pas, në orën e dytë shikon drejt Xhennetit të Adnit, i cili është vendbanimi (i zgjedhur prej Tij), vend në të cilin askush tjetër nuk është me të përveç profetëve, dëshmorëve dhe njerëzve që thonë të vërtetën. Atje gjenden gjëra që nuk i ka parë syri i askujt dhe që askujt nuk i kanë kaluar në zemër kurrë më parë. Më pas Ai zbret në orën e fundit të natës dhe thotë: ' A ka ndonjë që të kërkojë falje dhe ta fal? A ka ndonjë që të më kërkojë e t'i jap? A ka ndonjë të më bëjë lutje dhe t'i përgjigjem? ' Ai ( Allahu xh.sh ) do të vazhdojë kështu derisa të dalë agimi. - Muhammedi alejhi selam Allahu e ka ndërtuar murin e Xhenetit me blloqe prej ari dhe blloqe prej argjendi. E ka mbjellë kopshtin e tij me dorën e Tij dhe i ka thënë: ' Fol! ' , dhe ai ka folur. ' Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët. ' Ai i ka thënë: ' Lum për ty, o vendi i mbretërve! ' - Muhammedi alejhi selam Kush hyn në Xhennet kënaqet dhe nuk velet, jeton përjetësisht dhe nuk vdes dhe: ' Një thirrës do të thërrasë: ' Qofshi të shëndoshë e kurrë mos u sëmurshi, qofshi të rinj dhe kurrë mos u plakshi, jetofshi e kurrë mos vdekshi! ' - Muhammedi alejhi selam Hyritë janë më të shumta në numër se ju (gra). Ato bëjnë lutje për burrat e tyre, duke thënë: ' O Allah, ndihmoje në fenë Tënde, drejtoje zemrën e tij që të bindet dhe bëje që me Madhështinë Tënde të arrijë këtu, o Mëshiruesi i mëshiruesve. - Muhammedi alejhi selam Nuk do të hyjë në Xhennet asnjë e moshuar. Një grua e moshuar që ishte aty qau. Atëherë i Dërguari i Allahut alejhi selam tha: ' Njoftoheni se atë ditë nuk do të jetë e moshuar, por do të jetë vajzë e re, sepse Allahu ka thënë: ' Ne i kemi krijuar ato me një (krijim) formë të re. ' - Muhammedi alejhi selam Banorët e Xhennetit hanë, pinë dhe nuk kanë rrjedhje nga hundët, nuk bëjnë nevojë dhe as nuk urinojnë. Ushqimi i tyre del si gropsinë me erën e miskut, frymëzohen për të bër tesbih ( të thonë SubhanAllah ) dhe tekbir ( të thonë Allahu ekber ), ashtu siç frymëzohen ( me pavetëdije ) për të marrë frymë. - Muhammedi alejhi selam Allahu e ka krijuar Xhennetin e Firdeusit me dorën e Tij. Ai e hap atë pesë herë në ditë, duke thënë: ' T'u shtoftë e mira për të dashurit e Mi, t'u shtoftë bukuria për të dashurit e Mi! ' - Muhammedi alejhi selam (Huazuar nga Flamur Broboniqi -Facebook-) vazhdon... Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - -M- - 12-05-2024 Një ditë, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem filloi të qante... E pyetën sahabët : - Përse po qan o i Dërguari i Allahut ? - Tha : “Po më merr malli për të dashurit e mi!” - Thanë : A nuk jemi ne të dashurit e tu o i Dërguari i Allahut? - Tha : “Jo! - Ju jeni shokët e mi...” - “Të dashurit e mi janë ata që do vijnë pas meje. Do më besojnë mua edhe pse nuk më kanë parë kurrë.” Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - Meli - 12-05-2024 (Edukatë) Ka thënë Muhamedi salAllahu alejhi ue selem "Thuaj Bismilah, ha me dorën e djathtë, dhe ha para vetes" Code: https://www.flickr.com/photos/jasinfeta/16271219431/Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - -M- - 12-15-2024 Prej Ebu Derdasë radijAllahu'anhu transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë, numeroje veten në rradhët e të vdekurve, ki kujdes mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit. Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasë. ------- Prej Enesit radijAllahu'anhu ransmetohet se Pejgamberi salAllahu-alejhi ue selem ka thënë: Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t'i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t'i ndihmoj kur ai bën dëm. Pejgamberi a.s. tha: Do t'a pengosh nga të bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij. Transmeton Buhariu. ------- Prej Abdullah bin Omerit dhe Abdullah bin Asit r.a. transmetohet se Muadh bin Xhebeli kur ka dashur të udhëtojë i ka thënë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem O i Dërguar i All-llahut, më këshillo. Pejgamberi alejhis-selam. ka thënë: - Adhuro All-llahun e mos i shoqëro Atij asgjë. Muadhi tha: O i Dërguar i All-llahut, më këshillo. Pejgamberi alejhis-selam.tha: - Kur të bësh ndonjë mëkat, menjë-herë bën një vepër të mirë. Ai tha: O i Dërguar i All-llahut, më këshillo edhe më. Pejgamberi alejhis-selam tha: - Bëhu i qëndrueshëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë. Transmeton Ibni Hibbani në Sahihun e tij. Po ashtu Hakimi, i cili thotë se isnadi i hadithit është i vërtetë. Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - Meli - 12-15-2024 ♦ Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "Vërtet bashkimi është mëshirë, kurse përçarja është dënim." Ahmedi në sahihun e tij ♦ Enesi r.a. tregon se Pejgamberi Alejhi Selam ka thënë: "Çdo muslimani që mbjell një bimë, do t'i llogaritet sikur ka dhënë sadaka, sa herë që nga kjo bimë (a pemë) të ushqehen njerëz ose kafshë." Transmeton Buhariu ♦ Ebu Abs r.a. tregon: "Ndërsa po shkoja për të falur të xhumanë, e dëgjova Pejgamberin Alejhi Salatu Ue Selam të thotë: "Kujtdo që i mbulohen këmbët me pluhur (duke ecur) për çështjen e Allahut, Allahu do ta ruajë atë nga zjarri." -Transmeton Buhariu- ♦ Ebu Musa r.a. tregon: "Një burrë shkoi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Cila është lufta është për Çështjen e Allahut, sepse ndonjëri prej nesh mund të luftojë nga tërbimi e inati dhe dikush tjetër për hir të lavdisë e të kryelartësisë?" Atëherë Pejgamberi a.s. ngriti kokën, sepse pyetësi ishte në këmbë, dhe tha: "Kush lufton që Fjala e Allahut (feja e Tij, besimi i pastër islam) të jetë më e larta e mbi të gjitha, pikërisht ai lufton për Çështjen e Allahut." -Transmeton Buhariu- ♦ “Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve. Puna më e mirë tek Allahu është të fusësh një gëzim në zemrën e muslimanit ose t’i largosh atij një brengë, t’i lash borxhin apo t’i largosh urinë. Sikur të eci me vëllanë tim për t’i zgjidhur atij një hall është më e mirë për mua se një muaj itikaf në këtë xhami.” -Transmeton Taberaniu- Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - -M- - 12-18-2024 Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:
"Lum për atë që më ka parë dhe më ka besuar, pastaj lum për atë, lum për atë, lum për atë që më ka besuar e nuk më ka parë" (Sahihul Xhami) Transmetohet nga Ibn Umeri radiAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë: "Po ta dinin njerëzit atë që di unë për vetminë,atëherë askush nuk do të udhëtonte natën i vetëm " (2998) Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut, ai është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos t’i kundërvihet askush kësaj mbrojtjeje me diçka, sepse kush i kundërvihet mbrojtjes së All-llahut, do ta arrijë atë All-llahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehenemit.” (Transmeton Muslimi) Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Gënjeshtra më e madhe është kur njeriu thotë se ka parë diçka, por në të vërtetë nuk e ka parë.” (Buhariu) Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - -M- - 02-13-2025 Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: ''Mos i thoni munafikut zotëri, se nëse e bëni zotëri, atëherë e keni zemëruar Zotin tuaj Azze ve Xhel-le.'' (Sahih, e ka transmetuar Ebu Davudi) Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: ''Kush izolohet nga vëllai i vet një vit (mban hidhërim dhe nuk i flet) është si me ia derdhur gjakun.'' (Transmetuan: Buhariu, Ahmedi, Dulabi, Bejhekiu dhe Hakimi) Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: "Njeriu me i rendesishem tek Allahu eshte ai qe e jep i pari selamin (njerezve)." {Silsiletu Sahiha, 3382} Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem), kur ia jepte dorën dikujt, nuk e lëshonte dorën e tij derisa ai t'ia lëshonte dorën e tij. {Vargu i haditheve të sakta, 2485} |