Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS
#1
Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS

[Image: Google-lanson-aplikacionin-Chrome-Remote...Br-iOS.jpg]

Kontrollimi i kompjuterit tuaj me një iPhone është bërë edhe më i lehtë. Google sapo ka lansuar një version të iOS-it për aplikacionin Chrome Remote Desktop, që iu lejon përdoruesve të kenë qasje në kompjuterët e tyre përmes iPhone-it.

Kyçuni me llogarinë tuaj në Google për të shikuar kompjuterët që jeni në gjendje të keni akses. Ashtu si aplikacioni në Android, versioni për iOS i aplikacionit kërkon një shtesë shoqëruese në Chrome për të qenë e instaluar në versionin Desktop të shfletuesit.

[Image: Google-lanson-aplikacionin-Chrome-Remote...r-iOS1.jpg]
[Image: Google-lanson-aplikacionin-Chrome-Remote...r-iOS1.jpg]

Pasi të përfundoni me instalimin, aplikacioni ofron punë në dy mënyra: Touch Mode dhe Trackpad Mode. Në Touch Mode, prekja e ekranit është e njëjtë sikur klikimi me mijë/mouse në tastin e majtë, ndërsa përdorimi i Trackpad Mode shfaq shigjetën e miut.

Funksionimi i këtij aplikacioni nuk është shumë ndryshe nga aplikacionet e tjera të ngjashme, megjithëse një aplikacion i tillë nga Google kishte munguar në App Store deri tani. Po ashtu, Microsoft ka krijuar një aplikacion të ngjashëm të cilin e ka quajtur gjithashtu Remote Desktop, por aktualisht ky aplikacion punon vetëm me Windows pajisjet.

Burimi: itshqip
[Image: UBbcPff.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
tash nese du me kontrollu pc tem a duhet me hi me google account edhe n telefon edhe n pc a sesht nevoja n pc?
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
llekko Wrote:tash nese du me kontrollu pc tem a duhet me hi me google account edhe n telefon edhe n pc a sesht nevoja n pc?
qysh e di une veq ntelefon ki me hi ntelefon edhe mun i kontrollon pc-t ...
[Image: UBbcPff.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)