![]() |
|
Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS (/thread-49921.html) |
Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS - inL. - 11-05-2024 Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS ![]() Kontrollimi i kompjuterit tuaj me një iPhone është bërë edhe më i lehtë. Google sapo ka lansuar një version të iOS-it për aplikacionin Chrome Remote Desktop, që iu lejon përdoruesve të kenë qasje në kompjuterët e tyre përmes iPhone-it. Kyçuni me llogarinë tuaj në Google për të shikuar kompjuterët që jeni në gjendje të keni akses. Ashtu si aplikacioni në Android, versioni për iOS i aplikacionit kërkon një shtesë shoqëruese në Chrome për të qenë e instaluar në versionin Desktop të shfletuesit. ![]() ![]() Pasi të përfundoni me instalimin, aplikacioni ofron punë në dy mënyra: Touch Mode dhe Trackpad Mode. Në Touch Mode, prekja e ekranit është e njëjtë sikur klikimi me mijë/mouse në tastin e majtë, ndërsa përdorimi i Trackpad Mode shfaq shigjetën e miut. Funksionimi i këtij aplikacioni nuk është shumë ndryshe nga aplikacionet e tjera të ngjashme, megjithëse një aplikacion i tillë nga Google kishte munguar në App Store deri tani. Po ashtu, Microsoft ka krijuar një aplikacion të ngjashëm të cilin e ka quajtur gjithashtu Remote Desktop, por aktualisht ky aplikacion punon vetëm me Windows pajisjet. Burimi: itshqip Re: Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS - Fidan - 11-05-2024 tash nese du me kontrollu pc tem a duhet me hi me google account edhe n telefon edhe n pc a sesht nevoja n pc? Re: Google lanson aplikacionin Chrome Remote Desktop në iOS - inL. - 11-06-2024 llekko Wrote:tash nese du me kontrollu pc tem a duhet me hi me google account edhe n telefon edhe n pc a sesht nevoja n pc?qysh e di une veq ntelefon ki me hi ntelefon edhe mun i kontrollon pc-t ... |