03-08-2021, 03:42 PM
Nëse nuk merrni masa urgjente kur ju laget laptopi, mund të mos ju ndizet më dhe të dalë jashtë përdorimi.
Masat e ndërmarra në situate të tilla mund të parandalojnë disa dëme të pariparueshme.
Ndërprisni menjëherë lidhjen me korrentin sapo t’ju laget laptopi juaj. Kthejeni laptopin mbrapsht dhe parandaloni shpërndarjen e lëngut në pjesën e brendshme të tij.
Pastrojeni lëngun e derdhur mbi laptop me një leckë. Hiqni baterinë dhe pajisjet tjera të jashtme. Vendoseni përmbys dhe mbajeni ashtu disa ditë.
Pasi të kullojë gjithë uji apo lëngu i derdhur sipër tij vendoseni laptopin në oriz. Kompjuteri do të thahet më shpejt me ndihmën e veçorisë thithëse të orizit.
Do të ishte mirë nëse mund të siguroni kapsula thithëse dhe t’i vendosni nën kompjuterin e kthyer mbrapsht.
Mos përdorni makinën tharëse të flokëve sepse mund të krijoni dëme elektronike.
Vendosni baterinë e laptopit, nëse punon lëreni për pak kohë të ndezur dhe pastaj fikeni. Nëse nuk punon atëherë provoni duke vendosur kabllon elektrike. Nëse nuk ju ndizet përsëri kërkoni ndihmën e servisit teknik.
Nëse mbi laptop janë derdhur pije me sheqer si coca-cola, kafe, lëngje frutash atëherë çojeni menjëherë në servis pasi të keni bërë ndërhyrjen e parë.
Burimi Lajmit /.knninfo.com
![[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]](http://photoserver.ws/images/TkLq4dbd1b22c32e7.png)
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]

