02-26-2021, 07:07 AM
![[Image: googlean.jpg]](http://img833.imageshack.us/img833/4205/googlean.jpg)
Sipas raporteve të fundit, thuhet se gjigantët e internetit, Google dhe Facebook janë në garë për ta blerë shërbimin e famshëm për biseda në internet, Skype.
Një burim i afërt me Facebook ka thënë për Reuters se Mark Zuckerberg është duke menduar ta blejë shërbimin Skype, për një çmim jo më të madh se 3 apo 4 miliardë dollarë.
Ndërsa, një burim tjetër thotë se Facebook dhe Google janë duke menduar ta bëjnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe të krijojnë një kompani telekomunikimi, e cila më pas do të bëhej pronare e Skype.
Përderisa dy kompanitë rivale janë duke krijuar strategji për të blerë këtë shërbim, vetë zyrtarët e Skype nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje.
Mirëpo, cilado prej kompanive të mëdha e cila do ta blinte shërbimin Skype, do të përfitonte miliona përdorues të rinj të cilët tashmë janë anëtarë të këtij shërbimi dhe e përdorin atë rregullisht
![[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]](http://photoserver.ws/images/TkLq4dbd1b22c32e7.png)
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]

