eSportsKosova - Gaming Community
Google dhe Facebook në garë për Skype - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Google dhe Facebook në garë për Skype (/thread-3981.html)



Google dhe Facebook në garë për Skype - RaydeN - 02-26-2021

[Image: googlean.jpg]

Sipas raporteve të fundit, thuhet se gjigantët e internetit, Google dhe Facebook janë në garë për ta blerë shërbimin e famshëm për biseda në internet, Skype.
Një burim i afërt me Facebook ka thënë për Reuters se Mark Zuckerberg është duke menduar ta blejë shërbimin Skype, për një çmim jo më të madh se 3 apo 4 miliardë dollarë.

Ndërsa, një burim tjetër thotë se Facebook dhe Google janë duke menduar ta bëjnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe të krijojnë një kompani telekomunikimi, e cila më pas do të bëhej pronare e Skype.

Përderisa dy kompanitë rivale janë duke krijuar strategji për të blerë këtë shërbim, vetë zyrtarët e Skype nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje.

Mirëpo, cilado prej kompanive të mëdha e cila do ta blinte shërbimin Skype, do të përfitonte miliona përdorues të rinj të cilët tashmë janë anëtarë të këtij shërbimi dhe e përdorin atë rregullisht