Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Apple para Microsoft edhe me profit
#1
Profiti i tre-mujorit të fundit të kompanisë Apple për herë të parë e ka kaluar atë të rivalit të saj Microsoft pas 14 vitesh.
Këto rezultate Apple i ka arritur duke iu falënderuar performancës së mirë globale, gjatë viteve të kaluara.

Edhe pse të hyrat e përgjithshme të kompanisë Apple i kishin kaluar ato të Microsoft në tre-mujorin e parafundit, kjo e fundit prapseprap kishte mbetur lider në profitin e arritur për një tremujor.

Mirëpo, kësaj radhe Apple ka arritur që ta tejkalojë rivalin e saj edhe sa i përket profitit.

Gjatë ditës së sotme, Microsoft ka njoftuar se profiti neto i kompanisë ka arritur në 5.23 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2011.

Ndërsa, në anën tjetër, Apple jaën e kaluar kishte njoftuar se profiti i saj neto është 5.99 miliardë dollarë. Vlera tregtare e Apple tani është 100 miliardë dollarë më e madhe sesa ajo e Microsoft
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)