02-16-2021, 03:25 PM
Padyshim se ky lajm që po lexoni ndoshta është i vështirë për tu besuar prej jush megjithatë këtë javë Apple ka filluar me programin e saj për të përgatitur tregtarët amerikan që të shesin versionin e bardhë të iPhone 4.
Pas vonesave të shumta dhe thashethemeve të ndryshme, Apple tanimë ka filluar me dërgimin në shitje të njësisë së bardhë mistike, që është e njëjtë si iPhone 4 i zi por është i përpunuar me ngjyrë të bardhë. Vonesat e iPhone 4 të bardhë siç duket janë shkaktuar nga problemet me përzierjen e ngjyrës që po shkaktonin që një numër i madh i njësive me defekte të jenë të pranishme në procesin e prodhimit.
Por tani më në fund duket se çdo problem është evituar dhe se konsumatorët mund të bëhen gati për të pasur në duart e tyre, versionin bardhë të iPhone 4. Apple Insider shkruan se iPhone i bardhë pritet që gjatë javës të shfaqet në dyqane të ndryshme matanë në SHBA, ndërsa sa i përket tregjeve tona, ju tanimë e dini që lansim zyrtarë s’ka e as që e përmend kush. Ndoshta në ndonjë dyqan celularëve mund ta shihni brenda javëve në vazhdim.../pcworld.al
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




i qart shum




hock: