![]() |
|
Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 (/thread-3725.html) |
Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - iceboy - 02-16-2021 Padyshim se ky lajm që po lexoni ndoshta është i vështirë për tu besuar prej jush megjithatë këtë javë Apple ka filluar me programin e saj për të përgatitur tregtarët amerikan që të shesin versionin e bardhë të iPhone 4. Pas vonesave të shumta dhe thashethemeve të ndryshme, Apple tanimë ka filluar me dërgimin në shitje të njësisë së bardhë mistike, që është e njëjtë si iPhone 4 i zi por është i përpunuar me ngjyrë të bardhë. Vonesat e iPhone 4 të bardhë siç duket janë shkaktuar nga problemet me përzierjen e ngjyrës që po shkaktonin që një numër i madh i njësive me defekte të jenë të pranishme në procesin e prodhimit. Por tani më në fund duket se çdo problem është evituar dhe se konsumatorët mund të bëhen gati për të pasur në duart e tyre, versionin bardhë të iPhone 4. Apple Insider shkruan se iPhone i bardhë pritet që gjatë javës të shfaqet në dyqane të ndryshme matanë në SHBA, ndërsa sa i përket tregjeve tona, ju tanimë e dini që lansim zyrtarë s’ka e as që e përmend kush. Ndoshta në ndonjë dyqan celularëve mund ta shihni brenda javëve në vazhdim.../pcworld.al Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - RaydeN - 02-16-2021 ka pas me dal nfillim t'marsit = paska dal qetash
Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - uranglobal - 02-16-2021 weeeee i qart shum
Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - iceboy - 02-16-2021 sen ndryshim me iPhone 4 t`zi ska veq qajo ngjyr! Sen me plot kuptimin e fjales, sen tjeter ska ndryshim ! Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - Mister-X - 02-16-2021 Auhahauhahuahua njejt jon kta .
Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - dARK-iNSPIRATION - 02-16-2021 Ka asi mja vnu Iphonit per mbrotje qfar do ngjyre sdi qa pot vyn i bardh. Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - Lizardi - 02-17-2021 shum i trent koka Re: Fillon shitja e versionit të bardhë të iPhone 4 - rapha - 02-17-2021 wow qfar mod i fort hock:
|