Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
5 programet më të mira për komunikim virtual (Audio&Video)
#1
Ne kete topic janë 5 programet me te mira per te komunikuar me te tjeret permes internetit dhe infot e shkurtra rreth ketyre programeve.Me keto programe mund te komunikoni edhe me audio(zë) edhe me video.



1. Skype - Blerja e Skype nga Microsoft ka bërë që ky produkt të jetë kaq i suksesshëm në ditët e sotme. Cilësia e audios dhe videos është mbi mesataren dhe aktualisht suporton shumë platforma duke përfshirë këtu tabletët dhe smartfonët. Pritet që ky aplikacion të jetë i instaluar në sistemin Windows Phone 8.1 prandaj nuk do të jetë e nevojshme që të shkarkohet nga përdoruesit.

[Image: SKYPE.png]




2. Jitsi - Në qoftë se dëshironi më tepër privatësi dhe më pak ndërhyrje nga palët e treta ose qeveria atëherë aplikacioni i duhur për ju është Jitsi pasi suporton protokollin SIP (Session Initiation Protocol) që i siguron përdoruesit kontroll të plotë dhe siguri. Përdoruesi mund të enkriptojë gjithçka nëpërmjet serverit SIP.

[Image: Jitsi.png]



3. VSee - Në rast se duhet të punoni virtualisht me dokumente të caktuar për t’i edituar atëherë Vsee është zgjedhja e duhur. Ky produkt është i ngjashëm me Skype, por ofron dhe disa mjete shtesë që mundësojnë modifikimin e dokumenteve të ndara me miqtë. Vsee ofron edhe një API të veçantë që lejon zhvilluesit e faqeve ueb të përfshijnë bisedat e përbashkëta (video conferencing) në faqet e tyre. Paketa e thjeshtë e Vsee ofrohet pa pagesë ndërsa versionet pro kushtojnë përkatësisht 9 dhe 49 $ në muaj.

[Image: VSee.png]



4. ooVoo - Ky produkt është në konkurrencë të fortë me Skype madje kërko që të jetë lider përsa i përket mundësive të komunikimit virtual. Për të arritur këtë ka rritur potencialin e vet deri në 12 persona që do të thotë se 12 përdorues mund të komunikojnë në grup në të njëjtën kohë pa ndikuar në cilësinë e bisedës.

[Image: ooVoo.png]



5. Google Voice - Në qoftë se po kërkoni produktin më cilësor përsa i përket realizimit të komunikimit virtual me audio dhe video nëpërmjet pajisjeve mobile atëherë këshillohet përdorimi i Google Voice. Voice Mail mund të konvertohet në mesazh tekst dhe më pas mund të aksesohen nëpërmjet portalit ueb të Google Voice.

[Image: Google-Voice.png]


[copyright=http://www.pcworld.al]www.pcworld.al[/copyright]
[Image: 2roj11t.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Super veq tkisha sugjeru fjalen e supporton me bo e mbeshtet Big Grin
الله
[Image: aOZjyVW.png]
[Image: tumblr_n392ijsGMV1s1zx8bo1_400.gif]
I have not failed. I've just found 10,000 ways that won't work. Thomas Edison
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)