Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
mTw fiton DreamHack Summer 2010
#1
mTw janë shpalluar kampion të DreamHack Summer pasi mposhtën H2k Gaming në de_train dhe de_dust2

mTw dhe H2k Gaming ishin mbledhur në DreamArena Extreme arena, para një audience masive, për të luajtur Finalen e Madhe të turneut DreamHack Summer.

Ekipet filluan në de_train, një map ku mTw tashmë kishin shfaqur forcën e tyre kundër Fair Frag më herët në fazën e playoffit. Danezët e mTw arritën të fitonin rundat fillestar, të përcjellur më pas edhe nga disa runda të tjerë. Ndonëse mTw luajtën rol dominues, H2k siguruan 5 runde kundër 10 të mTw në fund të pjesës së parë.

Tani duke luajtur si Terrorist, mTw filluan duke siguruar kryesimin 5-1, por rezultati u kthye në 6-5 në të mirë të H2k, pasi Suedezët ngritën nivelin e lojës së tyre. Kjo nuk ishte megjithatë e mjaftueshme, duke parë mTw të fitonin rundin e fundit, për rezultatin 16-10.

Në de_dust2, H2k Gaming filluan duke sulmuar në drejtim të A, por ishte shkurtimisht, pasi u ndalën nga Danny "zonic" Sørensen, i cili arriti të marrë tri vrasje me USP. Danny Sørensen bëri publikun të ishin edhe më të zhurshëm në rundin e tretë, pasi ai edhe njëherë tregoi aftësitë e tij, duke marrë gjithë skuadrën e H2k që ishin drejtuar drejt B.

Por H2k nuk e kishin në plan për t'u dorëzuar, dhe morën kryesimin 6-5. Megjithatë, mTw mbyllën pjesën e parë me rezultat të ngushtë, me disavantazh 7-8.

mTw vazhduan me angazhimin e tyre pas ndërrimit, tani që luanin si Terrorist, dhe përsëri me veprime të bukura nga Danny "zonic" Sørensen, dërguan rezultatin në 4-0.

Pasi loja vazhdoi, të dy ekipet, H2k dhe mTw siguruan nga katër runda secila, që ekipit Danez i dhanë barazimin. E gjitha arriti në përfundim kur mTw fituan rundin e fundit, që iu siguroi atyre fitoren në DreamHack Summer 2010.

[Image: 1277152409.79.jpeg]

1. [Image: dk.gif] mTw - €6,312 + €2,630 KVD voucher
2. [Image: se.gif] H2k Gaming - €3,156 + 5 MSi motherboards
3. [Image: se.gif] MYM - €1,052
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)