![]() |
|
mTw fiton DreamHack Summer 2010 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: mTw fiton DreamHack Summer 2010 (/thread-263.html) |
mTw fiton DreamHack Summer 2010 - XLN7 - 04-13-2020 mTw janë shpalluar kampion të DreamHack Summer pasi mposhtën H2k Gaming në de_train dhe de_dust2 mTw dhe H2k Gaming ishin mbledhur në DreamArena Extreme arena, para një audience masive, për të luajtur Finalen e Madhe të turneut DreamHack Summer. Ekipet filluan në de_train, një map ku mTw tashmë kishin shfaqur forcën e tyre kundër Fair Frag më herët në fazën e playoffit. Danezët e mTw arritën të fitonin rundat fillestar, të përcjellur më pas edhe nga disa runda të tjerë. Ndonëse mTw luajtën rol dominues, H2k siguruan 5 runde kundër 10 të mTw në fund të pjesës së parë. Tani duke luajtur si Terrorist, mTw filluan duke siguruar kryesimin 5-1, por rezultati u kthye në 6-5 në të mirë të H2k, pasi Suedezët ngritën nivelin e lojës së tyre. Kjo nuk ishte megjithatë e mjaftueshme, duke parë mTw të fitonin rundin e fundit, për rezultatin 16-10. Në de_dust2, H2k Gaming filluan duke sulmuar në drejtim të A, por ishte shkurtimisht, pasi u ndalën nga Danny "zonic" Sørensen, i cili arriti të marrë tri vrasje me USP. Danny Sørensen bëri publikun të ishin edhe më të zhurshëm në rundin e tretë, pasi ai edhe njëherë tregoi aftësitë e tij, duke marrë gjithë skuadrën e H2k që ishin drejtuar drejt B. Por H2k nuk e kishin në plan për t'u dorëzuar, dhe morën kryesimin 6-5. Megjithatë, mTw mbyllën pjesën e parë me rezultat të ngushtë, me disavantazh 7-8. mTw vazhduan me angazhimin e tyre pas ndërrimit, tani që luanin si Terrorist, dhe përsëri me veprime të bukura nga Danny "zonic" Sørensen, dërguan rezultatin në 4-0. Pasi loja vazhdoi, të dy ekipet, H2k dhe mTw siguruan nga katër runda secila, që ekipit Danez i dhanë barazimin. E gjitha arriti në përfundim kur mTw fituan rundin e fundit, që iu siguroi atyre fitoren në DreamHack Summer 2010. ![]() 1. mTw - €6,312 + €2,630 KVD voucher2. H2k Gaming - €3,156 + 5 MSi motherboards3. MYM - €1,052
|