Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Facebook prezanton faqen Stories!
#1
[Image: f.0804184304783_210.jpg]

Gjatë kësaj jave, Facebook ka lansuar uebfaqen e re të quajtur Facebook Stories, e cila është krijuar nga gjiganti i rrjeteve sociale me qëllim të grumbullimit të storjeve më të mira bazuar në tema të ndryshme gjatë muajit.

Në muajin e parë të lansimit të faqes, storjet e publikuara janë nën temën e “përkujtimit”, ndërsa Facebook u mundëson përdoruesve të dërgojnë rrëfimet e tyre për çdo muaj.

Megjithatë, edhe përkundër faktit se rrëfimet e përdoruesve dërgohen tek rrjeti më i madh social në botë, i mbetet kësaj të fundit të vendos se cilat prej tyre do të prezantohen në faqen e saj.

Për çdo muaj, Facebook do të krijojë një infografikë bazuar në temën dhe rrëfimet e dërguara nga përdoruesit.

Zëdhënësi i kompanisë, Tucker Bounds ka thënë për ABC se “projekti ka filluar pasi Facebook ka vërejtur se një numër i madh i rrëfimeve ka ardhur në adresë të kompanisë, duke përfshirë edhe ato për të cilat jemi informuar në media”. / Telegrafi /
Manufacturer: ASUSTeK COMPUTER INC.
Manufacturer Model: X550CL
Processor: Intel® Core™ i3-3217U 1.80Ghz (4CPUs)
Memory: 8.00GB
Graphics Card: NVIDIA GeForce 710M 4GB
Storage: 1 TB
OS: Windows 10 Pro 64 Bit

Follow me : http://www.instagram.com/issberisha
Add me on facebook : Iss Berisha
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)