![]() |
|
Facebook prezanton faqen Stories! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Facebook prezanton faqen Stories! (/thread-23937.html) |
Facebook prezanton faqen Stories! - purge - 05-30-2022 ![]() Gjatë kësaj jave, Facebook ka lansuar uebfaqen e re të quajtur Facebook Stories, e cila është krijuar nga gjiganti i rrjeteve sociale me qëllim të grumbullimit të storjeve më të mira bazuar në tema të ndryshme gjatë muajit. Në muajin e parë të lansimit të faqes, storjet e publikuara janë nën temën e “përkujtimit”, ndërsa Facebook u mundëson përdoruesve të dërgojnë rrëfimet e tyre për çdo muaj. Megjithatë, edhe përkundër faktit se rrëfimet e përdoruesve dërgohen tek rrjeti më i madh social në botë, i mbetet kësaj të fundit të vendos se cilat prej tyre do të prezantohen në faqen e saj. Për çdo muaj, Facebook do të krijojë një infografikë bazuar në temën dhe rrëfimet e dërguara nga përdoruesit. Zëdhënësi i kompanisë, Tucker Bounds ka thënë për ABC se “projekti ka filluar pasi Facebook ka vërejtur se një numër i madh i rrëfimeve ka ardhur në adresë të kompanisë, duke përfshirë edhe ato për të cilat jemi informuar në media”. / Telegrafi / |