Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Gigabyte X58A-OC (Extra Motherboard)
#1
[Image: gigabyte%20x58a-oc%203.jpg]

Nëse rastësisht jeni një nga pronarët fatlum të të riut Intel Core i7-990X dhe nuk keni ku ta vendosni atë, atëherë Gigabyte ka një zgjidhje për ju. Kompania për pllakën Gigabyte X58A-OC pohon se është e dizajnuar nga profesionistët e overclockut për adhuruesit e overclockut, që me siguri do të bëj të lumtur ata të cilët rrëqethen nga performancat e mjera e versionit nga fabrika të këtij procesori.



Pllaka ka tastet harduerike për overclock, e të gjitha elementet janë vendosur në mënyrë strategjike ashtu që linjat e bartjes së të dhënave të jenë sa më të shkurtra duke siguruar njëkohësisht një profil të ulët dhe mjaftë hapësirë për zgjidhjet më të fuqishme për ftohje. Pllaka ka krejtësisht shtatë konektorë 4-pinësh për ventilatorë, ndërprerësin PWM, konektorët e integruar të tensionit për SATA, DualBIOS dhe komponentët kualitative të cilat mund të durojnë sforcimin gjatë overclockut ekstrem.

Karakteristikat tjera përfshijnë katër skllota PCIe për kartelat grafike, dy konektorë 8-pinësh të tensionit për CPU (furnizimi 12-fazor) dhe dy herë më shumë bakër në vet PCB-në (në krahasim me pllakat e zakonshme amë) për hir të ftohjes më të mirë. Gigabyte X58A-OC ka dhe USB 3.0 dhe konektorët SATA 6 Gbps, e për çmimin dhe kohën e fillimit të shitjes për momentin nuk ka informata.


[Image: gigabyte%20x58a-oc_240_240.jpg][Image: gigabyte%20x58a-oc%203_240_240.jpg][Image: gigabyte%20x58a-oc%203_240_240.jpg][Image: gigabyte%20x58a-oc%204_240_240.jpg][Image: gigabyte%20x58a-oc%205_240_240.jpg][Image: gigabyte%20x58a-oc%206_240_240.jpg]
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: