12-24-2020, 11:55 PM
![[Image: llano%20me%20i%20shpejte%20se%20sandy%20bridge.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_09/llano%20me%20i%20shpejte%20se%20sandy%20bridge.jpg)
AMD ka paraqitur modelet e parë të procesorëve Fusion me grafikën e integruar, respektivisht me Accelerated Processin Units (APU), siç preferon ti quaj vet. Bëhet fjalë natyrisht për çipat nga familja Brazos, 40-nanometërshin Ontario (C-Series) dhe Zacate (E-Series) që i dedikohet portativëve jo të shtrenjtë.
Pjesën më të madhe të shfrytëzuesve prapëseprapë do ta interesojnë procesorët 32-nanometërsh nga linja Llano, të cilët kanë për cak shfrytëzuesit e portativëve mainstream dhe të kompjuterëve të tavolinës. Kompania në këta procesor do të integroj bërthamën grafike Radeon HD 6620M, e mjaftë kohë i ka kushtuar edhe optimizimeve të ndryshme, si për sa i përket performancave op ashtu edhe në lidhje me kursimin e energjisë.
Duke pasur parasysh se Llano dhe Sandy Bridge janë përafërsisht të njëjtë për nga numri i transistorëve dhe madhësisë fizike të çipit, AMD publikoi një video prezantim të vogël në të cilin krahason një APU A8-3510M katërbërthamësh (ekzemplar inxhinierie) dhe Core i7-2630QM të Intel me takt prej 2 GHz. Platformat testuese kishin nga 4 GB të memories DDR3, ekrane prej 14-inç (1,366 x 768 pikë), SSD-të prej 128-gigabajt dhe Windows 7 Professional 64-bitësh.
Nëse mund ti besojmë testeve të AMD-së, Llano dukshëm më mirë funksionon në ambientin multitasking, veçanërisht nëse bëhet fjalë për përdorimin e përnjëhershëm të grafikës 3D, përpunimit të videos dhe përllogaritjeve të ndryshme në kalkulatorë. Procesorët në treg do të duhej të paraqiten gjatë tremujorit të dytë me versionet me 2, 3 dhe 4 bërthama, e prezantimin e përmendur mund ta shikoni më poshtë.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=mdPi4GPEI74[/youtube]

