12-27-2021, 11:12 PM
![[Image: 129.jpg]](http://www.morevesh.com/wp-content/uploads/2012/03/129.jpg)
Një çift, ndërsa përpiqej ta detyronte të birin 7-vjeçar që të vinte pelena dhe ai nuk u bindej, ka zgjedhur një mënyrë makabre për ta arritur një gjë të tillë.
Po. E kanë futur brenda një arkivoli dhe më pas, e kanë lënë në bodrumin poshtë shtëpisë, për orë të tëra.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa bëhet me dije se dy prindërit që e ndërmorën një masë të tillë ekstreme ndëshkimi ndaj fëmijës së tyre, janë shpallur në kërkim nga policia vendase.
Lori Gardner, 26 vjeç dhe Brian Sleboda, 31 vjeç; akuzohen pasi me një akt të tillë të pazakontë, kanë rrezikuar jetën e djalit të tyre vetëm 7-vjeç.
Për fat, kanë qenë disa komshinj që kanë dëgjuar ulërimat e fëmijës ndërsa e fusnin me dhunë në arkivol, ata që denoncuan menjëherë në polici dhe u krye zbulimi i tij në bodrum, pak orë më vonë.
Aty, fëmija, u gjend i uritur dhe i terrorizuar …
![[Image: 76561198133187553.png]](http://steamsignature.com/profile/english/76561198133187553.png)


