eSportsKosova - Gaming Community
Prinderit futin femijën në arkivol....Pasi nuk u bindej - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Prinderit futin femijën në arkivol....Pasi nuk u bindej (/thread-17279.html)



Prinderit futin femijën në arkivol....Pasi nuk u bindej - leart00 - 12-27-2021

[Image: 129.jpg]


Një çift, ndërsa përpiqej ta detyronte të birin 7-vjeçar që të vinte pelena dhe ai nuk u bindej, ka zgjedhur një mënyrë makabre për ta arritur një gjë të tillë.
Po. E kanë futur brenda një arkivoli dhe më pas, e kanë lënë në bodrumin poshtë shtëpisë, për orë të tëra.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa bëhet me dije se dy prindërit që e ndërmorën një masë të tillë ekstreme ndëshkimi ndaj fëmijës së tyre, janë shpallur në kërkim nga policia vendase.
Lori Gardner, 26 vjeç dhe Brian Sleboda, 31 vjeç; akuzohen pasi me një akt të tillë të pazakontë, kanë rrezikuar jetën e djalit të tyre vetëm 7-vjeç.
Për fat, kanë qenë disa komshinj që kanë dëgjuar ulërimat e fëmijës ndërsa e fusnin me dhunë në arkivol, ata që denoncuan menjëherë në polici dhe u krye zbulimi i tij në bodrum, pak orë më vonë.
Aty, fëmija, u gjend i uritur dhe i terrorizuar …


Re: Prinderit futin femijën në arkivol....Pasi nuk u bindej - mr.driki - 12-27-2021

HuH..Mir jena na ktu ne Kosove se jasht ka tulifar psikopati Allahu na rujt.