Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Si ti ruajm lidhjet e parapëlqyera në Internet Explorer!
#1
Nëse paraqitet nevoja e formatimit të kompjuterit tonë dhe nëse kemi dëshirë që para formatimit ti ruajmë lidhjet e parapëlqyera (ang. Bookmarks) në një skedarë të vetëm atëherë duhet të veprojmë si në vijim:

1. Së pari duhet që të hapim shfletuesin Internet Explorer, pastaj duhet që të klikojmë në menynë File dhe ta zgjedhim opsionin Import and Exort si në figurën vijuese:

[Image: bookmark1.jpg]

Pas kësaj paraqitet pamja vijuese:

[Image: bookmark2.jpg]

2. Pra nga figura e mësipërme vërehet se duhet të zgjidhet opsioni Export to a file dhe klikojmë Next.
Në hapin vijues duhet të zgjidhet Favorites dhe të klikojmë në Next.

3. Prap duhet të zgjedhim Favorites dhe Next si në figurën vijuese:

[Image: bookmark4.jpg]


4. Në hapin vijues duhet të zgjidhet lokacioni se ku dëshirojmë ta ruajmë skedarin permes butonit Browse dhe pastaj duke klikuar në Export dhe së fundmi Finish:

[Image: bookmark5.jpg]

5. Pasi ta formatojmë kompjuterin, vendosjen e faqeve të parapëlqyera në Internet Explorer e bëjmë duke përsëritur hapin e parë dhe tek hapi i dytë duhet të zgjidhet opsioni Import from a File.
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Si ti ruajm lidhjet e parapëlqyera në Internet Explorer! - by fl0r - 01-30-2021, 10:24 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)