Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Nëse keni probleme më rrjetë dhe me Windows Firewall!
#1
Pa disa ditësh kisha një problem në kompjuterin tim të cilin problem e zgjidha dhe mendova se do të ishte në interesë të anëtarëve të forumit PCWA që nëse ndokush nga ta do ta ketë të njëjtin problem atëherë zgjidhjen e kanë këtu.

Ekziston mundësia që kompjuterit tuaj ti bëhet joaktiv Windows Firewall dhe nëse doni ta aktivizoni atë do t'ju paraqitet mesazhi vijues:

Quote:
Windows Firewall settings cannot be displayed because the associated service is not running. Do you want to start the Windows Firewall/Internet Connection Sharing (ICS) service?

Nëse provoni ta aktivizoni apo nisni shërbimin, nuk ju funksionon.
Kam provuar që ta bëjë një System Restore, por prap se prap nuk funksionon as kjo procedurë sepse nuk mund ta bëni System Restore, sepse pasi të riniset kompjuteri do ta merrni porosinë nga kompjuteri që nuk ka mund të bëhet ajo.

Gjithashtu kompjuterin tim e kam të lidhur me dy rrjete ku njëri është Wireless dhe tjetri PTK ADSL. Me cilindo rrjetë që provoja të lidhesha në internet nuk funksiononte.

Pra nuk kisha mundësi as të kyçesha në internet.

Problemin e zgjidha kështu:

Shkova në Start, pastaj Run dhe shtypa komandën cmd, pastaj Enter.
Pasi u hap dritarja Command Prompt e shkrueva komandën vijuese:

netsh Winsock reset

Pasi shtypa tastin Enter
Mora konfirmimin:
Successfully reset the Winsock Catalog. You must restart the machine in order to complete the reset.
Pastaj rinisa kompjuterin dhe çdo gjë tani funksiononte në rregull.
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: