11-12-2020, 04:59 PM
![[Image: geforce%20gtx%20560%20ti%20nga%20msi.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_03/geforce%20gtx%20560%20ti%20nga%20msi.jpg)
Nvidia ende zyrtarisht nuk e ka paraqitur GTX 560, e që tani po paraqiten fotografitë e modeleve të përfunduara nga prodhuesit e ndryshëm. Në mesin e tyre është edhe MSI i cili po përgatit një version të veçantë me takte të ngritura nga vet fabrika.
Kartela me emër të plotë MS N560GTX-Ti Twin Frozr II OC ka ftohësin tani të njohur për largim sa më të mirë të nxehtësisë dhe për punë më të qetë. Taktet e punës janë 880 MHz për GPU (zakonisht kjo shpejtësi është 823 MHz) dhe 4.23 GHz efektive për një gigabajt të memories GDDR5. Çmimi i pritur për kartelën është rreth 280 euro, por ekziston shansi edhe që ky çmim të bie pas paraqitjes zyrtare.

