eSportsKosova - Gaming Community
GeForce GTX 560 Ti nga MSI - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: GeForce GTX 560 Ti nga MSI (/thread-1648.html)



GeForce GTX 560 Ti nga MSI - SkilleR - 11-12-2020

[Image: geforce%20gtx%20560%20ti%20nga%20msi.jpg]

Nvidia ende zyrtarisht nuk e ka paraqitur GTX 560, e që tani po paraqiten fotografitë e modeleve të përfunduara nga prodhuesit e ndryshëm. Në mesin e tyre është edhe MSI i cili po përgatit një version të veçantë me takte të ngritura nga vet fabrika.



Kartela me emër të plotë MS N560GTX-Ti Twin Frozr II OC ka ftohësin tani të njohur për largim sa më të mirë të nxehtësisë dhe për punë më të qetë. Taktet e punës janë 880 MHz për GPU (zakonisht kjo shpejtësi është 823 MHz) dhe 4.23 GHz efektive për një gigabajt të memories GDDR5. Çmimi i pritur për kartelën është rreth 280 euro, por ekziston shansi edhe që ky çmim të bie pas paraqitjes zyrtare.