11-22-2020, 03:03 PM
Shfrytëzuesve me kërkesa të larta Patriot u ofron kompletin e memories DDR3 nga linja Viper Extreme me kapacitet prej 12 GB. Bëhet fjalë për tri pllaka të memories, secila me kapacitet prej 4 GB, që i dedikohen pllakave high-end që kanë çipsetin X58 të Intel dhe procesorët Core i7.
Memoria ka taktin standard prej 1,600 MHz dhe tensionin prej 1.65 V, por ka latenca të ulëta 8-9-8-24 dhe përkrahjen për XMP. Secila pllakë në vete ka ftohësin kualitativ nga alumini me bërthamë nga bakri, ndërsa çmimi i një kompleti është 209 dollarë.
![[Image: 12%20gb%20nga%20patriot.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_05/12%20gb%20nga%20patriot.jpg)

