| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 20517 online users. » 2 Member(s) | 20512 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, omocaptchaSmuth, SamiSix
|
|
|
| Jeton në banjë publike |
|
Posted by: razzOr-. - 05-20-2021, 04:03 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Një 57-vjeçar japonez është ndaluar nga policia, pasi kaloi 54 ditë në një banjë publike pa paguar dhe duke u ushqyer me produktet e shpërndarësit automatik.
Sipas forcave të rëndit, burri i papunë, i pastrehë dhe pa asnjë mundësi tjetër jetese, u fut në banjën publike që prej 25 gushtit.
Pasi u pikas për qëndrimin e gjatë, 57-vjeçi u ndalua nga policia dhe tani ndodhet në qeli.
|
|
|
| Tavolina që arrin shpejtësinë 181 km/h |
|
Posted by: razzOr-. - 05-20-2021, 04:02 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Perri Uatkins, nga Bakingsheri, ka krijuar mobilien më të shpejtë në botë. Ai duke përdorur tavolinën e tij të kuzhinës, ia ka dalë që gjatë vozitjes të arrijë shpejtësinë deri në 181 km/h.
Ai ishte ulur në tavolinë, e kishte quajtur “Fast food” dhe ishte nisur rrugëve të qytetit.
Besoni apo jo, ai kishte arritur shpejtësinë deri 182 km/h, duke thyer rekordin e vitit 2007, i cili ishte vendosur duke përdorur vozitjen e sofasë, shpejtësia e saj kishte arritur deri 148 km/h.
Tash Uatkins shpreson se rekordi i tij do të futet në librin e rekordeve të Ginisit. Në këtë tavolinë ai kishte punuar për një vit rresht në garazhin e tij. /Reuters/
|
|
|
| Gjen 235.00 dollarë dhe ia kthen pronarit |
|
Posted by: razzOr-. - 05-20-2021, 04:01 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Paratë, megjithatë nuk janë burim i të gjitha të këqijave në këtë botë, e këtë e ka dëshmuar edhe zjarrfikësi vullnetar, Ho Hsin nga Tajvani, i cili i ka dorëzuar në polici 235 mijë dollarë, të cilat i kishte gjetur në rrugë.
Duke u vozitur me motoçikletë nëpër qendrën e Taipei, Ho rastësisht ka gjetur tri qese përplot me para në mes të rrugës dhe menjëherë është drejtuar në polici, duke pohuar se as që i ka shkuar nëpër mend të mbaj paratë për vete.
“Ato para nuk më takojnë mua”, ka deklaruar Ho, raporton agjencia e lajmeve AP.
Se si qeset me para janë gjetur në rrugë, ka sqaruar më vonë Liu Çien-sin, rojtar i kompanisë britanike “Group 4 Securicor”, i cili ka thënë se ato kanë rënë nga një automjet i blinduar i kompanisë, të cilit i ishte prishur doreza.
Sipas ligjeve të aplikueshme të Tajvanit, zotëriut Hou i takon shpërblimi prej 30% të shumës së parave të gjetura, nëse ky njeri shpirtmirë vendos të kërkojë atë që e ka të garantuar me ligj
|
|
|
| Njeriu më i shkurtër në botë |
|
Posted by: razzOr-. - 05-20-2021, 04:01 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Eduard Hernandez është kolumbiani më i shkurtër në botë. Kështu u emërua nga libri i rekordeve të Ginisit një ditë më parë.
Ndryshe i quajtur si Nino që do të thotë fëmijë. Titullin e trashëgoi nga kinezi He Pingping, i cili ndërroi jetë në mars. Nino jeton në Bogota me prindërit dhe 4 vëllezërit. Ndërkohë që ka hobi futbollin dhe vallëzimin regeton, vallëzim i shquar në Amerikën Latine.
|
|
|
| Shkodër, 32 persona në spital nga helmimi |
|
Posted by: razzOr-. - 05-20-2021, 03:59 PM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
32 persona janë helmuar dhe janë shtruar në orët e darkës në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë konsumuar ushqimet që kanë tepruar nga dasma që kishin pasur dy ditë më parë.Personat që janë shtruar në spitalin e Shkodrës, banorë të lagjes “Iliria”, në hyrje të Shkodrës, ushqimet që kanë tepruar nga dasma më 25 korrik i kanë përdorur dhe dy ditë pas dasmës.
Kjo ka shkaktuar helmim tek të gjithë personat
|
|
|
| Sulmohet Kosova-sot.info |
|
Posted by: iceboy - 05-20-2021, 12:28 PM - Forum: IT Zone
- Replies (7)
|
 |
Siç lajmërohet në Shkabaj.tk, uebfaqja zyrtare e gazetës së përditshme informative "Kosova Sot" gjatë ditës së sotme është sulmuar nga serbët.
Artikuj të shumtë që publikohen në këtë portal ishin fshirë, ndërsa anash ishte vendosur simboli që ndodhet në flamurin e Serbisë. Në faqe është shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë.
Këto sulme vijnë si rezultat i gjendjes së tensionur gjatë ditëve të fundit, e shkaktuar pas vendimit e bllokimit të produkteve serbe për tregun në Kosovë, po ashtu dhe vendosjen e kontrollit shtetëror në pikat 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, të cilat gjëra u përcollën me vrasjen e një polici të forcave speciale, i cili u shpall nga kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga, si hero i shtetit, Enver Zymberi, dhe shkatërrimin e pikave kufitare 1 dhe 31.
Në faqe shkruhej:
HACKED BY m1l05 & StRoNiX
Tani faqja është kthyer në gjendjen normale./pcworldalbanian
|
|
|
|