| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 18842 online users. » 0 Member(s) | 18839 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 14
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 34
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 49
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 228
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 585
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 582
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 403
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,392
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,616
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Mjekët ia hoqën nga kafka shpatën gjigante |
|
Posted by: Fatbardh M. - 05-20-2021, 10:17 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (4)
|
 |
Zhang Bing, 15 vjeçar, i cili ishte therur në ballë me një shpatë të madhe, ka mbetur gjallë mrekullisht.
Tinejxheri i kishte thirrur shokët e klasës në shtëpi, por njëri prej shokëve kishte marrë me vete një armë të rrezikshme, shkruan Metro. Ende nuk dihet si arriti shpata e gjatë 50 centimetra të futet në ballin e Zhangut. Megjithatë ai ishte me fat që shpëtoi gjallë pasi mjekët në spitalin lokal refuzuan ta operonin.
“Tre shokë të klasës erdhën të më vizitonin në shtëpi dhe njëri kishte sjellë me vete një shpatë. Ai ishte larg meje 3-4 metra. Nuk e di se si shpata fluturoi e mu ngul në kokë. Ndjeva dhimbje të madhe dhe gjaku ma mbuloi fytyrën”, ka thënë Zhang, i cili po e merr veten nga plaga.
Pasi u refuzua nga mjekët e spitalit lokal, djaloshi u detyrua të udhëtojë edhe për dy orë me plagën në kokë në spitalin e afërt të Changshasë ku kirurgët ia hoqën shpatën.
Kryekirurgu i spitalit tha: “Për fat shpata nuk kishte prekur arteriet në kafkë dhe nervat kryesore, përndryshe do të ishte mesele tjetër”.
|
|
|
| Rekord i balonave me ajër |
|
Posted by: Fatbardh M. - 05-20-2021, 10:13 AM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Qiellin e qytetit Chanbley në Francë e mbuluan balona të shumtë fluturës me ajër. Në mbledhjen e përvitshme me titull Lorraine Mondial Air Ballons adhuruesit e fluturimit me balona u nisën me qëllimin për të thyer rekordin botërorë për numrin e balonave të cilët fluturojnë në të njëjtën kohë në ajër.
343 balona arritën të përmbushin detyrën e tyre dhe të thyejnë rekordin. Rekordi i mëhershëm ka qenë 329 balona, ndërsa edhe një zyrtar i librit të rekordeve Guinness e vërtetoi se është thyer rekordi.
Balonat ishin vendosur në tri radhë të drejta. Përveç se thyen rekordin botërorë, fluturuesit dhe balonat e tyre ishin edhe pamje e bukur dhe jo e përditshme që tërhoqën vëmendjen e njerëzve. Mondial Air Ballons mbahet çdo dy vjet, ndërsa për herë të parë është organizuar më 1989.
|
|
|
| Ide gjeniale apo e çmendur? (Video) |
|
Posted by: Fatbardh M. - 05-20-2021, 10:11 AM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Jo vetëm se ky tipi u lodh duke bërë një xham të rremë të makinës ku shihet një vajzë duke bërë grim derisa mban timonin, por edhe ai vetë e “hijeshoi” edhe pak duke hedhur mbeturinat në rrugë.
Derisa për idenë e parë policët mund të kenë mirëkuptim për sensin e tij të çuditshëm të humorit, nuk e besojmë se do ta falin pa ndonjë “tiketë” për ndotjen e ambientit.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=3RNPGqii8X0[/youtube]
|
|
|
| Alexander McQueen ia la qenve të tij 82.000dollarë trashëgim |
|
Posted by: Fatbardh M. - 05-20-2021, 10:08 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Testamenti i dizajnerit të famshëm Alecander McQueen, i cili humbi jetën tragjikisht vitin e kaluar, më në fund u bë publik.
Edhe pse shumicën e pasurisë së tij mbresëlënëse ia dhuroi organizatave humanitare, dizajneri nuk harroi edhe qentë e tij. McQueen la trashëgim 82.000 dollarë për kujdesin për tre qentë e tij, Minter, Juice dhe Callum.
Po aq para fituan edhe ndihmëset e shtëpisë së McQueenit, Cesar dhe Marlene Garcia, njoftoi BBC. Nga 420.000 dollarë fituan tri motrat e tij dhe dy vëllezërit, ndërsa dizajneri i ndjerë nuk harroi as fëmijët e tyre dhe disa kushërinj.
Një pjesë të parave ia dhuroi një organizate e cila merret me mbrojtjen e kafshëve dhe shoqatave të cilat promovojnë seks të sigurt, ndërsa një pjesë e fondeve do të shkojnë për bursa për studentët e rinj të modës.
Pjesën e mbetur të parave ia dhuroi fondit të tij “Sarabande”. McQueen, njëri prej yjeve më të njohur të modës britanike, bëri vetëvrasje vitin e kaluar, vetëm disa ditë pas vdekjes së të ëmës. Ai la pas vetes një pasuri prej 26 milionë dollarëve.
|
|
|
|