Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1762 online users.
» 0 Member(s) | 1758 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 116
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 219
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Alexander McQueen ia la qenve të tij 82.000dollarë trashëgim
Posted by: Fatbardh M. - 05-20-2021, 10:08 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Testamenti i dizajnerit të famshëm Alecander McQueen, i cili humbi jetën tragjikisht vitin e kaluar, më në fund u bë publik.

Edhe pse shumicën e pasurisë së tij mbresëlënëse ia dhuroi organizatave humanitare, dizajneri nuk harroi edhe qentë e tij. McQueen la trashëgim 82.000 dollarë për kujdesin për tre qentë e tij, Minter, Juice dhe Callum.

Po aq para fituan edhe ndihmëset e shtëpisë së McQueenit, Cesar dhe Marlene Garcia, njoftoi BBC. Nga 420.000 dollarë fituan tri motrat e tij dhe dy vëllezërit, ndërsa dizajneri i ndjerë nuk harroi as fëmijët e tyre dhe disa kushërinj.

Një pjesë të parave ia dhuroi një organizate e cila merret me mbrojtjen e kafshëve dhe shoqatave të cilat promovojnë seks të sigurt, ndërsa një pjesë e fondeve do të shkojnë për bursa për studentët e rinj të modës.

Pjesën e mbetur të parave ia dhuroi fondit të tij “Sarabande”. McQueen, njëri prej yjeve më të njohur të modës britanike, bëri vetëvrasje vitin e kaluar, vetëm disa ditë pas vdekjes së të ëmës. Ai la pas vetes një pasuri prej 26 milionë dollarëve.

Print this item

  Megan Fox | Firme
Posted by: gaz3r - 05-20-2021, 10:04 AM - Forum: Punimet - Replies (2)

Shpresoj qe ju pelqen

[Image: megan_fox_vector_sign_by_gaz3r-d41p9wd.jpg]

Print this item

  Zara e pushtuar nga britanikët e lindur për pushime dhe fest
Posted by: NBR - 05-20-2021, 10:03 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Britanikët e famshëm për festa kanë pushtuar Petrecane-n e Zarës në Kroaci për nderë të festivalit të njohur Soundwave Festival ose Perëndimi i Diellit i cili këtë vitë mbahet nga 22 deri me 24 korrik.

Me qindra të ri nga Britania e Madhe kanë kërcyer mbremë dhe sot nën ritmet e muzikës dhe ndikimit të alkoolit, ndërsa kuptojeni sa alkool është pirë kur bie në dorë të britanikëve.

Ndërsa vajzat e bukura nuk kanë nguruar të nxjerin në pah hiret e tyre dhe gjinjt e madhej per ndere te Perëndimit te Diellit. /magjistari.com/

[Image: zara_e_pushtuar_nga_britaniket_4.jpg]

[Image: zara_e_pushtuar_nga_britaniket.jpg]

[Image: zara_e_pushtuar_nga_britaniket-1.jpg]

Print this item

  Në arrati prej 32 vjetësh, arrestohet nga tatuazhi
Posted by: NBR - 05-20-2021, 10:02 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Policia e Kolorados në Amerikë ka mundur që të arrestojë një 60-vjeçar, i cili ishte arratisur prej 32 vjetësh nga burgu. Frederik Barret është dënuar për vrasje, por nuk e kreu dënimin e plotë, pasi në vitin 1979 u arratis nga burgu. Policia ka mundur ta identifikojë atë vetëm nëpërmjet një tatuazhi që ka në krah. /magjistari.com/

[Image: fredi.jpeg]

Print this item

  Automjete luksi policisë për ndjekjen e kriminelëve
Posted by: NBR - 05-20-2021, 10:01 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Shpejtësia në disa raste për punonjësit e policisë është thelbësore në kapjen e kriminelëve. Për këtë arsye duhen makina të shpejta. Kjo ka bërë që në Itali, qeveria t’i dorëzojë policisë dy super makina të shpejta. Bëhet fjalë për dy Lotus Evora, shpejtësia e të cilave shkon në 277 km. Praktika e makinave luksoze dhe të shpejta për policinë ka nisur në SHBA, ku pak kohë më parë punonjësve të policisë ju dorëzuan disa Lamborghini Gallardo. /magjistari.com/

[Image: lotus-300x216.jpg]

Print this item

  /resetscore = /rs Shqip
Posted by: Dodger - 05-20-2021, 06:05 AM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (8)

Ja1 Plugin nga une shqip
/resetscore = /rs
[Image: newbitmapimage4k.png]


Shkarko
Qe e Regullova Gabimin

Print this item

  Ndryshime ne Forume
Posted by: WeapoN - 05-19-2021, 04:28 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (43)

27.07.2011

Sot i kena bo do ndryshime n`kuader forumit..

Ndryshimet ne foto

ME PARE
[Image: ?di=Y17F]
[Image: ?di=RMJI]
[Image: ?di=CHWR]


TASH
[Image: ?di=8Z9Z]
[Image: ?di=BMPY]
[Image: ?di=1XEN]
[Image: ?di=J7EP]

Perfitimet:
Perfitimet e ketij ndryshimi jon rritja e performances dhe shpejtesis se forumit dhe menyra me e leht e qasjes neper forumet qe i perdorni ma shpesh.. Tash e tutje ata qe dojn me reklamu webfaqen e tyne ne ESK Marketing kan ma shum perparsi pasi qe ESK Marketing tash gjendet ne fillim te forumit ne kategorine eSportsKosova Community

komentet jon te mirseardhura...

eSportsKosova staff.
WeapoN

Print this item

  UFO në Sao Paulo? (VIDEO)
Posted by: BAAM - 05-19-2021, 04:07 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

UFO në Sao Paulo? (VIDEO)

[Image: ufo-sao-paulo.jpg]

Ka pasur lajme interesante që kanë ardhur gjatë fundjavës nga Sao Paulo. Pretendohet se një UFO është parë në mëngjesin e ditës së dielë nga dhjetra njerëz në qytetin Embu da Artes, Brazil, i cili është afër Sao Paulo-s. Shumë njerëz ishin në gjendje të merrnin foto me telefonat e tyre dhe i postuan në internet. Gjithashtu janë lëshuar edhe video që kanë regjistruar eventin dhe janë postuar në YouTube.

Madje televizioni lokal brazilian e ka mbuluar këtë histori. Dëshmitarët thonë se ata kanë parë një objekt të madh rrethor në qiell të rrethuar nga drita të verdha me një dritë blu në qendër. Me numrin e madh të njerëzve që e kanë parë ngjarjen (mendohet 30) është e vështirë të besohet se ka qënë iluzion apo halucinacion, megjithatë Forcat Ajrore braziliane dhe policia e kanë mohuar se incidenti i UFO-ve është zhvilluar. /albeu.com/

Shikoni videon :

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=gcSRrEYTaQU[/youtube]

Print this item

  Astronomët zbulojnë masën e ujit më të vjetër në univers
Posted by: BAAM - 05-19-2021, 04:06 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Astronomët zbulojnë masën e ujit më të vjetër në univers

[Image: water-cloud.jpg]

Astronomët kanë zbuluar në qendër të një galaksie, një oqean aq të madh, sa me ujin e tij mund të mbushen 140 miliard herë sipërfaqja ujore në tokë.

Kjo është sasia më e madhe dhe më e largët e ujit që është zbuluar ndonjëherë.

Oqeani ndodhet rreth 12 miliard vite dritë larg tokës. Qendra e kësaj galaktike rrezaton një energji të paimagjinueshme, sa 1 miliard diej së bashku.

"Kjo gjetje e shtyn zbulimin e ujit 1 miliardë vite më afër teorisë ′Bing Bang′ se sa gjetjet e mëparshme" tha një nga astronomët./albeu.com

Print this item

  Kush jeton në veri e ka trurin më të madh
Posted by: NBR - 05-19-2021, 04:05 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga Universiteti i Oksfordit. Ata kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në veri e kanë trurin më të madh se ata që jetojnë në jug. Madje sa më në veri të shkosh, aq më i madh edhe truri.

Ata kanë marrë në studim kafka nga disa vende të botës, në Britani, Kinë, në Afrikë dhe në ishujt e Paqësorit.

Ata që jetojnë në Skandinavi e kanë trurin më të madh, kurse ata të ishujve të Paqësorit më të vogël.

Po përpara se ju që jetoni në veri të gëzoheni, prisni arsyetimin e shkencëtarëve pse truri i tyre është më ma i madh: thjesht për shkak se i duhet që të shohë më qartë në ato lartësi. Aty drita është më e pakët, ndaj truri është më i madh. /magjistari.com/

[Image: truri-300x2481.jpg]

Print this item