Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 449 online users.
» 0 Member(s) | 447 Guest(s)
Applebot, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 130
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 325
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 288
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 256
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,609
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,201
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 678
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645

 
  Samsung do të investojë në shkollat shqiptare
Posted by: MARCIAL - 06-27-2024, 06:42 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: Samsung-do-t%C3%AB-investoj%C3%AB-n%C3%A...iptare.jpg]

Kompania prestigjioze në fushën e teknologjisë dhe komunikacionit, Samsung, do të investojë në shkollat shqiptare. Përfaqësuesi i saj, Daniel Bacelic, drejtor i divizionit të bizneseve, vizitoi sot Shqipërinë për të parë nga afër mundësinë e investimit në vendin tonë.

Ai u takua me ministren e Inovacionit Milena Harito dhe me ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Zoti Bacelic tha se Samsung-u po lufton tregun informal në Shqipëri në një sërë formash për të sjellë pranë klientëve produktet origjinale me çmimet më të mira.

“Ne jemi angazhuar të sjellim shërbimet dhe produktet më të mira për klientët tanë. Ne zgjodhëm me kujdes kanalet e depërtimit në Shqipëri përmes partnerëve tanë në treg të cilët janë të certifikuar që të shpërndajnë produktet dhe shërbimet tona origjinale. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se të gjitha produktet që vijnë shoqërohen me certifikatë garancie, madje edhe me udhëzime në gjuhën shqipe. Kjo është mënyra sesi ne po përpiqemi të mbrojmë tregun, pa harruar edhe çmimet më të mira që ne ofrojmë”, shpjegon zoti Bacelic.

Më tej, ai sqaroi rrugën që po ndiqet për të arritur këto qëllime: “Po bashkëpunojmë me një numër të madh partnerësh në Shqipëri.”

I pyetur për planet e ardhshme të investimit në vendin tonë, zoti Bacelic përgjigjet: “Jemi një kompani agresive për sa i përket investimit. Jemi këtu për të mbështetur klientët tanë, më së shumti po kujdesemi për fushën e edukimit dhe shëndetësisë. Mendojmë se edukimi është shumë i rëndësishëm dhe ne ofrojmë shumë zgjidhje në këtë fushë. Kemi investuar tashmë në shkollën “Cajupi”, por po punojmë ngushtë me qeverinë për të implementuar strukturën e IT-së në shkolla dhe si të zhvillohen njohuritë e mësuesve në këtë drejtim.”

Burimi: Top Channel

Print this item

  LM T-Shirt
Posted by: nordyy - 06-27-2024, 11:17 AM - Forum: Punimet - Replies (1)

[Image: aiXT2pX.png]

Print this item

  Arrestohet imami i Xhamise se Madhe Shefqet Krasniqi
Posted by: GeneraL-x - 06-27-2024, 08:47 AM - Forum: Feja Islame - Replies (4)

E enjte 4 Shtator 2014 5:13
Mediat kanë njoftuar se është arrestuar imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi.
Imami Krasniqi është arrestuar në orët e para të mëngjesit dhe pas këtij aksioni policor ka vazhduar me arrestimin edhe të disa personave të tjerë.
Ende nuk dihen motivet e arrestimit të tij, por emri i imamit Krasniqi është përfolur në të kaluarën për gjoja se "nxitje" të ekstremizmit.
Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të nën akuzen për të dyshuar për terrorizëm. Disa prej të arrestuarve janë liruar në mungesë të fakteve dhe pritet edhe lirimi i të tjerëve. Këto shantazhe janë duke u ngritur në pamundësi të formimit të qeverisë dhe problemeve tjera që Kosova po përballet edhe 15 vite pas lufte duke u munduar ta zhvendosin vëmendjen nga varfëria, korrupcioni, vrasjet politike dhe qindra telashe tjera që kanë mbërthyer këtë popull./mesazhi/
Sad

Print this item

  Shiko prezantimin e Samsung Galaxy Note 4 LIVE
Posted by: iceboy - 06-26-2024, 11:10 AM - Forum: Hapesira per Mobile - Replies (2)

Te kanali i Samsung n'yt, muni me pa live prezantimin e Galaxy Note 4. Ngjarja fillon ne oren 15:00 (njejt me Kosovë se gjermania t'njejten orë me neve e ka).


[Image: iqIJLYKzQNi8E.jpg]

Code:
https://www.youtube.com/channel/UCWwgaK7x0_FR1goeSRazfsQ

Print this item

  TRONDITËSE Djali e përzuri nënën nga Shtëpia
Posted by: GeneraL-x - 06-25-2024, 08:41 PM - Forum: Feja Islame - Replies (1)

Pasojat e ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe vetë dinamikës së saj, ma së shumti, po i bartin personat e moshuar. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre personave, jo rrallë, lihen mbas dore dhe pa asnjë përkujdesje familjare.

Fat të këtillë ka edhe Hava Vila, rezidente e Shtëpisë për Persona të Moshuar në Prishtinë. Hava, erdhi këtu, kur djali i saj të saj e përzuri atë nga shtëpia diku rreth 9 muaj ma parë, menjëherë mbas vdekjes së të shoqit.

Madje, ai nuk ia dha as mundësinë me hapë të pame për vdekjen e tij.

“Më 7 janar më ka vdekë burri. As të pame nuk më ka lanë me bërë. Më ka përzanë të nesërmin. Më përzuni. Çka me ba unëe, çka me ba unë?”

Strehimi në Shpinë për Persona të Moshuar, ka qenë zgjidhja e vetme për Havën, mbasi djali i saj, ia kishte shitë shpinë dhe ia kishte marrë të gjitha gjaërat për të cilat, ajo kishte punuar 45-vite me radhë.
“Kam punue 45 vjet në Danimarkë, ka shkue trupi jem, unë me shtaga eci. Jam operue 4 ose 5 herë. Djalit tim ia kam ba të gjitha kushtet, ndërsa ai ma ka shitë shtëpinë. Shtëpia ka qenë në vlerë prej 100.000 euro, ai e ka shitë për 22000 euro.”

Hava me familjen e saj asht kthy në Kosovë, vitin e kaluem. Për vite me radhë ajo kishte jetuar në Danimarkë, ku dhe kishte punuar, punë të ndryshme me qëllimin e vetëm që me siguruar jetesë të dinjitetshme për familjen.

“Unë kam punue atje. Unë ditën, burri natën, për shkak se kemi pasë fëmijë. Ku gjendesh ma mirë aty punon.”

E edhe pse, Hava, qysh prej vendosjes në këtë shpi, ka gjetë përkrahjen dhe përkujdesjen, të cilat i kanë munguar në familjen e saj, mërzia, për të asht e pashmangshme.

Lajmet e botës islame

Code:
https://www.youtube.com/watch?v=9vGJDNOsMcE

Print this item

  Intro @SinkopaCompany
Posted by: BR3ACKER - 06-24-2024, 08:24 PM - Forum: Punimet - Replies (3)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=YBZQ7HqerOU[/youtube]

Official Intro *HD
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com/SinkopaCompany" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com/SinkopaCompany</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;

Print this item

  Windows 10
Posted by: ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 06-24-2024, 07:11 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Microsofti ka filluar punen ne Windows 10 te cilin do ta shfaqin (preview) me 30 Shtator te ktij viti.Ai do te shfaqet gjat nje konference me an te se ciles do japin edhe me shum detaje rreth tij.
Nje nga ndryshimet mat mdhaja qe ka mi sjell Windows 9 esht edhe heqja e elementeve Metro te desktopit duke u mundu me e bo mat leht perdorimin me maus dhe tastjer.

Gjithashtu per perdoruesit e tableteve dhe laptopve touchscreen start menu ka me pas dizajn te veqant qe mjav bo sa ma leht perdorim.Si edhe kem me pas munsi mi kontrollu disa aplikacione pa pas nevoj mi hap ato.Posht esht edhe 1 foto se si do te duket perafersisht windows 9:
[Image: Windows-9-Build-6-4-9829-Spotted-Online.jpg]
Build number esht 6.4.9829 qe e verteton daljen e windows 9 pasi qe esht pa shpeshher online.

Per me shum mbetet te shihet gjat konferences se Microsoft kurse kto te dhena te vogla jan marr prej njerzve qe kan marr pjes nket projekt.

Print this item

  "MSN Messenger" mbyllet perfundimisht pas 15 vjetesh
Posted by: MARCIAL - 06-24-2024, 04:28 PM - Forum: IT Zone - Replies (10)

[Image: 1x1CQBj.jpg]
  • I lindur në vitin 1999 si rival i ‘AOL Instant Messenger’, pas 15 vjetësh shërbimi ‘MSN Messenger’ ose ‘Windows Live Messenger’ do t’i lërë përfundimisht rrugë të lirë shërbimit ‘Skype’. Është fundi i një epoke. Microsoft MSN Messenger më në fund është duke u shkyçur pas 15 viteve...

    Vendimi ishte marrë që në vitin 2013 edhe për shkak të konkurrencës së rrjeteve sociale dhe formave të tjera të chat-imit, por në Kinë ky shërbim ka vijuar të funksionojë. Tashmë, edhe në këtë pjesë të botës MSN do të mbyllet përfundimisht duke nisur nga 31 tetori.

    ‘Skype’ është blerë nga Microsoft në vitin 2011 për 8,5 mld dollarë.

Quote:Para se të themi lamtumirën e një pjese të dashur të historisë sonë të internetit këtu jane dhjetë gjëra që do të kujtohen me dashuri:

ASL? = Age, Sex, Location

Për shumë prej nesh, ekspozimi ynë i parë në botë qe te flasim me tekst erdhi me anë të këtij programi. Mosha, Gjinia, Vendi ishin gënjeshtrat më të mëdhaja që shkruanim.

Emoticons (smiles)

Nuk kishte ndjenjë më të mirë se të dërgonim një emoticon zemër ose të na dërgonin një të tillë.

[Image: Ok1FpbP.jpg]

Nudge

Dëshironi të merrnit vëmendjen e personit që ju jeni duke shkruar? Dërgonim një ~~ Nudge ~~ që do ta lëkundte dritaren e tyre ne chat. Ishte e bezdisshme. Kjo ishte arsyeja pse ajo ishte e mrekullueshme.

Statuses

Ne sot mund të shkruajmë një status me Facebook por MSN ishte një nga të parat për të treguar se cfarë ndjenje kishim (nën emrin tonë të përdoruesit). Më së shumti shkruanim tekstet e këngëve në përpjekje që të binim në sy.

BRB

‘Be right back’. Eh sa kemi pritur. Ashtu si çentë besnikë duke pritur kthimin e pronarit të tij.

[Image: 7e4mqWl.jpg]

Nga MSN në një lidhje telefonike
Shkruanim natën vonë pa dijeni të prindërve...
Multi-tasking
Shkruanim me personin e gabuar, duke mos e ditur këtë.
Pas mbylljes se MSN perdorimi i yllit * ra dukshëm (gabimet)


A keni kujtime të MSN Messenger? A keni arritur ta përdorni? Çfarë mendimi keni në lidhje me ndërprerjen përfundimtare te MSN Messenger? Na tregoni në hapësirën për komente më poshtë!

Print this item

  Meso dhe Memorizo -> KUR'ANIN online
Posted by: GeneraL-x - 06-24-2024, 02:05 PM - Forum: Feja Islame - Replies (1)

Ketu do e keni linkun e Mesimit dhe Hifzit te Kur'anit Flm per mirkuptim
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.akademiaekuranit.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.akademiaekuranit.com/</a><!-- m -->

Print this item

  Me ‘Emojli’ mund të komunikoni pa fjalë
Posted by: MARCIAL - 06-23-2024, 08:37 PM - Forum: Hapesira per Mobile - Replies (1)

[Image: me-lsquo-emojli-rsquo-mund-t-euml-komuni...uml_hd.jpg]

Me figura të ndryshme, në aplikacionin e ri, mund të komunikoni pa përdorur asnjë fjalë.

Duke kombinuar emoji të ndryshëm, me anë të këtij aplikacioni që është krijuar për iPhone dhe iPad, mund të komunikohet me bashkëbiseduesin.

[Image: Me%20Emojli%20mund%20te%20komunikoni%20p...to%202.jpg]

Ky aplikacion që është lansuar gjatë javës që po e lëmë pas, ka shënuar një rekord të blerjeve dhe po shfrytëzohet shumë për bashkëbisedim.

[Image: Me%20Emojli%20mund%20te%20komunikoni%20p...to%203.jpg]

Krijuesit Matt Gray dhe Tom Scott e kanë quajtur ‘Emojli’ si mundësi për biseda satirike./Telegrafi/

Faqja Zyrtare: http://emoj.li/
*Aplikacioni tashme eshte ne dispozicion vetem per iOS https://itunes.apple.com/us/app/emojli-t...d911610042

Print this item